Shqiptarët; JO Shqipëri e Madhe-por kthimi i territoreve shqiptare

Opinione

Shqiptarët; JO Shqipëri e Madhe-por kthimi i territoreve shqiptare

Nga: Ragip Guraziu Më: 5 maj 2017 Në ora: 10:40
Ragip Guraziu

Rrugë tjetër nuk kemi përveç bashkimit kombëtarë, por  shtrohet pyetja; ''A jemi të  gatshëm me këtë klasë politike të bashkohemi, kur kemi parasysh, pa përjashtim si në Kosovë ashtu edhe në trojet tjera shqiptare, lidershipet shqiptare po i ngadalësojnë disi hapa sa i përket  Bashkimit Kombëtar. Zoti i fali shqiptarët shumicë dhe tokat e tyre, tani Shqipëri e madhe, nuk po e thonë shqiptarët, po normal kur kemi parasysh ata që na ndanë, duhet patjetër të na bashkojnë dhe kjo do të ndodhë...

Por mjerisht pushtetarët dhe politikanet tanë po ia humbin vlerën e  bashkimit kombëtar dit e përditë. Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoni,etj, liderët partiak shqiptar e luftojnë njëri tjetrin me zi se ..., andaj s' di çka presim prej politikanëve tanë?!

Faik Konica i madh shumë mirë e ka vërejt kur ka thënë; ,,Shqipërinë e fali Zoti, e shpëtoi rastësia, politikanët e shkatërruan,, këtu e ka pas fjalën për të gjitha territoret shqiptare, pasi që të gjitha territoret kanë qenë Shqipëri e jo si sot që territoret shqiptare janë të ndara dhe copëtuara ne 6 shtete''.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, z. Thaçi  idenë e Shqipërisë së madhe, e ka quajtur produkt i propagandës së Serbisë, që ka për qellim për të justifikuar pretendimet e tyre për formimin e Serbisë së madhe.

Këto deklarata Presidenti Thaçi i bëtë në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, i pyetur në lidhje me formimin e tregut të përbashkët ballkanik, e cila ide ishte dhënë nga Vuçiçi dhe rreth deklaratës së bërë më parë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Unë nuk kam përmendur Shqipëri të madhe dhe askush nuk ka përmendur Shqipëri të madhe, as në Tiranë. Kjo nuk është ide dhe as produkt i shqiptarëve, është shumë më tepër produkt i Beogradit, për t’i justifikuar angazhimet për pretendimet për Serbinë e madhe”, tha Presidenti dhe theksoi luftërat që ka bërë Serbia në ish republikat e Jugosllavisë për t’u marrë territoret.

Të bashkohen territoret etnike të shqiptarëve nëse Evropa i përjashton

Eksperti i çështjeve ballkanike, David Phillips, thotë se Rusia po përpiqet ta fusë Ballkanin brenda sferës së saj të influencës, prandaj Shtetet e Bashkuara duhet ta shtojnë angazhimin e tyre në këtë rajon, ku ende ka vende me demokraci të brishtë. Phillips është Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia të New Yorkut dhe ka shërbyer si këshilltar i çështjeve të jashtme për Departamentin e Shtetit gjatë administratave Clinton, Bush dhe Obama.

“Sigurisht që ka shumë mundësi që rajoni të priret drejt një vale pakënaqësish sociale, në një masë të madhe, ngaqë udhëheqësit politikë nuk kanë të treguar se janë të aftë që t’i udhëheqin këto vende gjatë tranzicionit të tyre. Por ka edhe faktorët ë jashtëm që nxisin mungesë stabiliteti dhe ato duhen marrë në konsideratë”, ka thënë Philips në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Rusia, në mënyrë sistematike, është duke mbështetur regjime anti-perëndimore, duke u përpjekur të minojë ndikimin amerikan; synimi i Rusisë është t’i errësojë sytë e Perëndimit, për të penguar rrugën e integrimeve euroatlantike në vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më në fund, për të kthyer mbrapsht statusin e Kosovës si një shtet sovran e i pavarur”, ka potencuar ai.

Objektivi i Rusisë është të provokojë një konflikt në mes Serbisë dhe Kosovës dhe pastaj ta përdorë atë konflikt si pretekst që Moska të demonstrojë forcë në rajon. SHBA mund ta parandalojë këtë përmes një angazhimi më të thellë diplomatik dhe komercial me Kosovën dhe me Shqipërinë. Populli serb nuk duhet të mashtrohet, Rusia nuk po vepron në interes të tij, por vetëm për interesat e veta të ngushta, duke e përdorur atë që të fillojë një luftë me Kosovën dhe ta përdorë këtë si një pretekst që Rusia demonstrojë forcën e saj në rajon”, ka theksuar David Philips.

“Qeveria e Maqedonisë ka dështuar për t’i shërbyer interesave të qytetarëve, ka polarizuar shqiptarët etnikë dhe ka krijuar një situatë të rrezikshme, që bën të mundur fragmentimin dhe konfliktin. Është koha kur udhëheqësit politikë në Maqedoni duhet t’i lenë mënjanë interesat personale dhe provinciale dhe t’u shërbejnë interesave të shtetit, të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, që u siguron të drejta pakicave, dhe të ndalojë minikonfliktet, që janë duke rrezikuar të çojnë në një degjenerim më të madh të Maqedonisë”, u shpreh Philips, ekspert i çështjeve të Ballkanit.

"Nuk e duam BE-në''

Më shumë se tre të katërtat e evropianëve të rinj e shohin bllokun e Brukselit vetëm si një bllok tregtar në vend të një aleance të vendeve të përbashkëta ose miqësisë mes fqinjëve.BE mund të shkatërrohet në duart e të rinjve të saj pasi një sondazh zbuloi se jo të gjithë kanë besim në bllokun e Brukselit.

Një mesatare rreth 21 për qind thonë se ata donin që vendi i tyre të tërhiqej nga BE krejtësisht në skena që kujtonin votën e Brexit të Britanisë së Madhe në qershorin e kaluar.

Dhe duket se britanikët e rinj janë më të prirur të heqin dorë nga blloku i Brukselit – të cilët me 42 përqind thonë se do të votonin për t'u larguar nëse nesër do të mbahej një referendum i ri, shkruan gazeta britanike Daily Express, përcjell Bota sot.

Sondazhi në internet, i porositur nga Fondacioni TUI i Gjermanisë, hulumtoi 6,000 njerëz të moshës 16 deri 26 vjeçare në shtatë vende të BE-së: Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia, Spanja dhe Britania.

Pra, shqiptarët kanë arsyeje të fuqishme të jenë kundër Be-së, por në vend të tyre po e bënë dikush tjetër?!

Ne nuk paraqesim rrezik si shqiptarë kudo që jemi por ata që i copëtuan trojet shqiptare me shekuj dhe i ndan në 6 shtete, tani ka ardhur koha ato territore t'ju  bashkëngjiten territoreve shqiptare dhe asgjë tjetër. Ndryshe, nga kjo BE, të rinjtë nga Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia, Spanja dhe Britania u anketuan.

Megjithëse shumica ende mbështesin qëndrimin në BE, një mesatare prej 21 përqind e votuesve tha se do të votonin për t'u larguar.

Në Gjermani, 69 për qind ishin pro-BE ndërsa Italia, Polonia dhe Spanja votuan 59 për qind, 61 për qind dhe 73 për qind respektivisht. Grekët gjithashtu kishin më shumë gjasa të ëndërrojnë të largohen nga BE, me 31 përqind duke besuar në një dalje të Greqisë.

Rrugë tjetër nuk kemi përveç bashkimit kombëtarë, por  shtrohet pyetja; ''A jemi të  gatshëm me këtë klasë politike të bashkohemi, kur kemi parasyesh, pa përjashtim si në Kosovë ashtu edhe në trojet tjera shqiptare, lidershipet shqiptare po i ngadalësojnë disi hapa sa i përket  Bashkimit Kombëtar. Zoti i fali shqiptarët shumicë dhe tokat e tyre, tani Shqipëri e madhe, nuk po e thonë shqiptarët, po normal kur kemi parasysh ata që na ndanë, duhet patjetër të na bashkojnë dhe kjo do të ndodhë...

Faik Konica i madh shumë mirë e ka vërejt kur ka thënë; ,,Shqipërinë e fali Zoti, e shpëtoi rastësia, politikanët e shkatërruan,, këtu e ka pas fjalën për të gjitha territoret shqiptare, pasi që të gjitha territoret kanë qenë Shqipëri e jo si sot që territoret shqiptare janë të ndara dhe copëtuara ne 6 shtete''.

Ndryshe, Presidenti i Kosovës, z. Thaçi  idenë e Shqipërisë së madhe, e ka quajtur produkt i propagandës së Serbisë, që ka për qellim për të justifikuar pretendimet e tyre për formimin e Serbisë së madhe.

“Unë nuk kam përmendur Shqipëri të madhe dhe askush nuk ka përmendur Shqipëri të madhe, as në Tiranë. Kjo nuk është ide dhe as produkt i shqiptarëve, është shumë më tepër produkt i Beogradit, për t’i justifikuar angazhimet për pretendimet për Serbinë e madhe”, tha Presidenti dhe theksoi luftërat që ka bërë Serbia në ish republikat e Jugosllavisë për t’u marrë territoret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat