Serbia po mendon se po arrit aspiratat e veta edhe në zemër të Kosovës?!

Opinione

Serbia po mendon se po arrit aspiratat e veta edhe në zemër të Kosovës?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 27 janar 2017 Në ora: 10:39
Ragip Guraziu

Sulmet e NATO-s mbi Ish-Jugosllavi nisën në 24 mars 1999, çka solli edhe largimin përfundimtar të ushtrisë serbe nga Kosova. Lufta në Kosovë mori fund pas një operacioni 78-ditor të sulmeve të ashpra ajrore të Aleancës Veriatlantike të NATO-s. Operacioni i NATO-s në ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliardë dollarë.

Në bisedime, Serbia po do luftë

Pasi thuhet se; Kosova me rezolutën 1244 kontrollohet dhe mbrohet nga NATO kjo nënkupton se e parandalon konfliktin e mundshëm ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë që do të vijë nëpërmjet Serbisë.

Kosova është vendi i konfrontimeve historike që nga humbja e shteteve sllave në Betejën e Kosovës më 1389 kundër Imperis Osmane. Historikisht vendin ku humbën sllavët dhe vendi ku Imperija Osmane solli fitore është Kosova e tanishme. Perëndimi tani politikisht ushtarakisht e fitojë luftën e dyanshme kundër Sllavëve Ortodoksë dhe kundër Imperis Osmane. Nëse analizohet pse në veri të Kosovës më 28 qershor 2008 në ditën e festës së vidovdanit shpallet kuvendi i serbëve të veriut të Kosovës e kuptojmë se Rusia e Putinit dhe Serbia dëshirojnë të rikthejnë historinë mbrapa në Gazimestan ku fitues ishin Osmanlit dhe Millosheviqi e rifilloi betejën që humbjen e atëhershme kundër Osmanlive ta rikthej në fitore por ndodhi e kundërta fitorja e Imperis Osmane e 1389 në Betejën e Kosovës dhe humbja Serbo-Ruse në Betejën e Kosovës e fitoi Perëndimi dhe NATO në luftën e fundit 1999 kundër Serbisë tani definitivisht i takon si fitore absolute mbi Betejën e Kosovës perëndimit dhe NATO-s në Kosovën e tanishme. Vladimir Putin e sheh intervenimin perëndimor në Kosovë si fyerje për botën sllavo-ortodokse - dhe ai planifikon hakmarrje që humbjen sllavo-ortodokse të vitit 1389 kundër Osmonlive dhe tani luftën e 1999 kundër Serbisë ta rikthej në fitore që nënkupton luftë kundër perëndimit dhe NATO-s.

Shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftërave në Ballkan dhe prej sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, është lehtë të harrosh sesa kohë kanë shpenzuar spiunët, ushtarët dhe diplomatët perëndimorë në vitet 90-të për të ruajtur Ballkanin nga vetëvetja. Pasi Jugosllavia u shpërbë në 1991, vendet u zhytën në luftë dhe më vonë ndërhyri edhe NATO e udhëhequr nga SHBA. Tani, një gjeneratë më vonë zgjidhja e përkohshme e vendosur nga Uashingtoni rrezikon të kthejë edhe njëherë luftën në rajonin jo-stabil të Evropës juglindore.

Kosova fitoi pavarësinë, por  Putini nëpërmes Serbisë po do luftë në Ballkan?!

Kosova fitoi pavarësinë e saj falë bombardimit 78 ditor të NATO që solli gjunëzimin e Beogradit. Mbi 100 shtete kanë njohur pavarësinë e saj, ndërsa Serbia vijon ta mohojë ekzistencën e saj. Tensionet rriten pasi Serbia po përgatit një sërë provokimesh.

Rasti i fundit është me trenin ku në kabinat e saj shkruante “Kosova është Serbi,” në 21 gjuhë të botës. Treni u ndal në kufi të vendit nga njësitë speciale të Kosovës, megjithatë presidenti tepër nacionalist serb, kërcënoi me luftë nëse preken serbët e veriut.

Lidershipi i Kosovës kërkon nga Bashkimi Europian të këshillojë Beogradin përpara se gjërat të dalin nga kontrolli dhe shumë shqiptarë bisedojnë për rikrijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila suksesshëm sfidoi pushtetin e Beogradit. Prej pavarësisë Kosova nuk ka ushtri, vetëm forcë paramilitare.

Nacionalizmi serb ka marr hovë edhe në Bosnje në përkrahje të Putinit

Ngjashëm si gjithë herë, Rusia ka ndikim  në Serbi,  por shumë herë për interesat e veta e ka lënë Serbinë me gishta në gojë siç ishte rasti i Millosheviqit, që besonte shumë në Rusinë dhe presidentin Putin, por ja si përfundoi Serbia,e mos të flasim për Sllobodan Millosheviqin,që shkatërroi edhe familjen e tij, dhe vetë përfundoi si përfundoi.

Lidershipi serb, për momentin është ka e luan një lojë me Kosovën, por që ky lidership serb ka për tu përfunduar në humnerë

Propaganda serbe ka humbur prestigjin e propagandës në gjithë boten, por po kërkon diç nga Amerika, gjegjësisht, nga Presidenti i porsazgjedhur amerikan Trump, për të sprovuar për interesat e saj, se sa i përket veriut të Mitrovicës, dhe Kosovës, Putini ka për t'i lënë lidershipin serb me gishta në gojë si çdo herë. Haptas po shifet me ngjarjet jo të largëta se çka po do Putini nëpërmes serbëve, rasti me Malin e Zi,Dodikun dhe tani rasti Treni që u kthye mbrapsht nga ishte nisur Edhe presidenti serb, Tomisllav Nikoliq dhe Kryeministri serbe, Aleksandër Vuçiq, ja filluan me murin në veri, por së bashku me presidentin rus, Putin krah për krahu do të kthehen mbrapsht dhe nuk do ju bjen mend as veriu i Mitrovicës e as Kosova, por e gjithë kjo do përfundoj në favor të Kosovës, më kusht që janë të zotuar si në fillim, SHBA, KFOR dhe NATO, me aleatët e tyre, dhe  tani ku Kosova fitoi pavarësinë dhe e njohur nga mbi 110 shtete, e kështu me radhë.

Edhe Lugina e Preshevës është  këndell

Dikush kërkon bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me  Kosovën është Jonuz Musliut , ish-drejtor i SHP të UCKB-së, njërit kryetari i Kuvendit e Bujanocit. Rreth  kësaj dije në mënyrë ironike duket se minsitri Daçiq i është përgjigjur Musliu me fjalët  “Ai le ta paraqet këtë ide në Bruksel, e shohim çfarë përgjigje do të merrte”, kurse Vulin konsideron se këto janë kërcënime për rendin kushtetues.

Komandantët i UÇPMB -së kujtojnë se si u krijua ushtria shqiptare ne Luginën e Preshevës  dhe kanë një porosi për Beogradin: Nëse Serbia kërcon me luftë edhe ne jemi gati !..

Ndryshe; Veterani, ish-luftëtari, Shefket Hasani ish-komandant i UÇMPB-së (komandant “Poeti”), i cili para 13 vjetësh, më 15 nëntor 1999 ishte i pari që veshi uniformën dhe krisi pushkën i pari kudër Serbisë. Emri i Shefket Hasani ish-komandant i UÇMPB-së në ditët para të luftimeve mes forcave të UÇPMB-së dhe dhe atyre serbe pushtoi mediat botërore duke filluar nga CNN, Le Monde, Washington Poste, Dely Telegraf, Tribune de Geneve, El Pais.. dhe natyrisht në gjitha mediat tona shqiptare etj…

Shqiptarët e Luginës, janarin e përkujtojnë me krenari, ndonëse edhe i dhembshëm, por janari për ta është një muaj që sjell shumë kujtime sa të hidhura dhe aq krenare, ngase ka data të rëndësishme, e veçmas ajo e 26 janarit, “Flaka e Janarit”, si dhe dalja në skenë e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mesazhi i këtij viti është se ka progres për 17 vjet nuk ka përmirësuar gjendjen e shqiptarëve, pa punë, pa perspektivë dhe zgjidhje për të gjitha këto vite. Ne presim veteranëve UÇPMB, familjet e të vdekurve, mori pjesë me veten time, sepse unë e mbështes këtë ngjarje..” kas thënë Musliu.

Ata janë zgjedhur për ditën e tyre të 26 janar, në përkujtim të kësaj date deri 2,000. kur një grup prej 150 të anëtarëve të saj me uniforma ushtarake me armë ne krahëror për herë të parë u shfaq në publik dhe kjo ushtri padyshim u mirëprit nga popullata e Kosoves Lidore te cilët i duartrokitën duke im quar buke n emal dhe i quajtën çlirimtarë. Kjo ndodhi para 17 vitesh në fshatin Dobrosin, afër Bujanocit, gjatë varrimit të vëllezërve Saqipi ne Karadak të cilët te radhitet ne forcat shqiptare te Lugines se Presheves me emrin -UCPMB u vranë një ditë më parë në front, ne përleshjet me forcat  serbe.

Edhe në Kuvendin e Shqipërisë u debatuan çështjet që Serbia po e destabilizon Kosovën dhe Ballkanin

Tani shqiptaria po fol dhe po lajmëron Serbinë dhe Rusin se Kosova nuk ka tokë më për të falur, dhe kthejeni borgjin Kosovës ju që na ndajt në disa shtetet. Si psh. Serbi, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi etj. Mbi shqiptarët e Luginës së Preshevës, Serbia po ushtron dhunë, po i frikon me tanke e armatimin ma të rëndë dhe nuk kanë as përafërsisht të drejtat siç kanë serbet e Kosovës dhe e gjithë bota i kanë mshell sytë e nuk donë me pa dhe po ashtu edhe veshët e nuk po donë me dëgjue.

Boll më! Edhe durimi e ka fundin...

Shqiptarët kanë qenë me shekujt të diskriminuar, në dijeni është edhe kjo Evropë po edhe kjo botë, që po i tolerojnë serbet të veprojnë siç vepruan në mënyrën më raciste dhe përgjegjësia bie mbi Serbinë dhe Rusin për gjitha luftërat që Serbia i bëni më ç ‘njerëzore në ish-Republikat Jugosllave. Tani, edhe Krahina e Vojvodinës, dita ditës do detyrohet të shkëputet nga Serbia se askush me kriminel e bandita nuk do të jetojë pa marrë parasysh pasojat. Serbinë duhet dënuar e jo më të tolerojnë, sepse, ndryshe, siç thotë një fjalë e urtë popullore; ‘duart mbi kokë’ ‘atëherë për të gjithë do bëhet vonë, edhe pse po jetojmë në shekullin 21.

Sulmet e NATO-s mbi Ish-Jugosllavi nisën në 24 mars 1999, çka solli edhe largimin përfundimtar të ushtrisë serbe nga Kosova. Lufta në Kosovë mori fund pas një operacioni 78-ditor të sulmeve të ashpra ajrore të Aleancës Veriatlantike të NATO-s. Operacioni i NATO-s në ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliardë dollarë.

Kosova është vendi i konfrontimeve historike që nga humbja e shteteve sllave në Betejën e Kosovës më 1389 kundër Imperis Osmane. Historikishtë vendin ku humbën sllavët dhe vendi ku Imperija Osmane solli fitore është Kosova e tanishme. Perëndimi tani politikisht ushtarakisht e fitojë luftën e dyanshme kundër Sllavëve Ortodoksë dhe kundër Imperis Osmane. Nëse analizohet pse në veri të Kosovës më 28 qershor 2008 në ditën e festës së vidovdanit shpallet kuvendi i serbëve të veriut të Kosovës e kuptojmë se Rusia e Putinit dhe Serbia dëshirojnë të rikthejnë historinë mbrapa në Gazimestan ku fitues ishin Osmanlit dhe Millosheviqi e rifilloi betejën që humbjen e atëhershme kundër Osmanlive ta rikthej në fitore por ndodhi e kundërta fitorja e Imperis Osmane e 1389 në Betejën e Kosovës dhe humbja Serbo-Ruse në Betejën e Kosovës e fitoi Perëndimi dhe NATO në luftën e fundit 1999 kundër Serbisë tani definitivisht i takon si fitore absolute mbi Betejën e Kosovës perëndimit dhe NATO-s në Kosovën e tanishme. Vladimir Putin e sheh intervenimin perëndimor në Kosovë si fyerje për botën sllavo-ortodokse - dhe ai planifikon hakmarrje që humbjen sllavo-ortodokse të vitit 1389 kundër Osmonlive dhe tani luftën e 1999 kundër Serbisë ta rikthej në fitore që nënkupton luftë kundër perëndimit dhe NATO-s.

Pasi thuhet se; Kosova me rezolutën 1244 kontrollohet dhe mbrohet nga NATO kjo nënkupton se e parandalon konfliktin e mundshëm ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë që do të vijë nëpërmjet Serbisë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat