Serbia provokon kriza politike në rajon...!

Opinione

Serbia provokon kriza politike në rajon...!

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:48
Dr.Nijazi Halili

Historikisht Serbia ngelet  ndër faktorët kryesor të provokimit dhe të regjenerimit të krizave politike në rajon, pa ngurrim mund të themi se veriu i vendit  mbetet problemi më i rëndë kombëtar i Kosovës dhe ndër problemet më të mëdha në rajon. Serbia, me politiken e saj, të vjetër  nuk është e interesuar ta lërë Kosovën të qetë.  Nuk është veriu i qytetit problemi i pazgjidhshëm, gjërat janë të qarta si në aspektin politik, gjeografik, etnik e territorial, sepse veriu  është pjesë përbërëse e Kosovës.

Askush deri më tani nuk e ka kontestuar këtë fakt, mirëpo interesat e larmishme të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, kalkulimet e ndryshme dhe ngurrimet kanë bërë që veriu i vendit  të bëhet një lloj kanceri për Kosovën.

Të gjitha këto provokime japin pak shpresë që negociatat në mes  të Kosovës dhe Serbisë, të kenë efete pozitive e të prodhojnë  paqe e  stabilitet politik në rajon.

Nacionalizmi serb do të vazhdoj t´u shkaktoj probleme edhe në të ardhmen popujve të rajonit, e në veçanti popullit shqiptar të cilin fakt  e pranojnë edhe ndërkombëtar, andaj kjo do të mbetet sfidë në të ardhmen për rajonin e në veçanti për Institucionet e Kosovës…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat