Liria nuk është dhuratë as pronë shoqatash

Opinione

Liria nuk është dhuratë as pronë shoqatash

Nga: Rexhep Shahu Më: 3 janar 2017 Në ora: 17:18
Rexhep Shahu

Jam ndër kampionët përkrahës të UÇK e cila është vlere mbi gjithë  vlerat shqiptare. Ende kumbon në ajër betimi i UÇK kur e recitoja plot pathos në mikrofonin e Radio Tiranës e të Radio Kukësit, betim që as sot nuk e dinë veteranët që nuk patën rast as shans të  hyjnë  për luftë në Kosovë. Por veteranët e 100 fishuar të UÇK janë shakaja më banale në historinë e Kosovës. A veç ju a !? Po Shiksat e Shqiperise ku luftuan, a e mundem Serbinë me anë të shërbimeve sekrete të Shqiperisë e me shërbimin sekret të Kosovës oficinave e odave te ndryshme...

Nuk mund të përvetësohet lufta e Amerikës dhe Nato-s për Kosovën, nuk mund të sfidohen ushtarët e huaj, nuk mund të sfidohen mijëra e mijëra të rënët për Kosovën gjatë një shekulli, të rënet që janë shumë më tepër se gjithë meshkujt që s'luftuan për Kosovën e sot shkruhen veteranë, nuk mund të jesh ushtar, veteran, hero, se ke qenë refugjat, emigrant.

Nuk bën me ia lëpi e hanger eshtrat Kosovës, nuk bën me shkel mbi varret e të rëneve as mbi invalidet e braktisur as mbi luftëtaret që bën luftën dhe shkuan në shtepitë e tyre, në punët e hallet e tyre pa e brejtë atdheun si mijtë e shkurreve.

Ju veteranë e komandata të shpikur, fallco, tregoni ku keni luftuar në Kosovë, kur, çfarë keni çliruar, kë, çfarë keni mbrojte, kë, kur, ku, si, me kë, sa keni qenë, me kë jeni përplasë, me sa ushtarë serbë keni luftuar, me sa milicë, çfarë përballjesh keni patur, a ju ka parë ndokush, a din ndonjë fshatar për ju, ndonjë qytetar për luftën qytetare që keni bërë, sa trupa u janë vra, sa serbë keni vra, po ndonjë serb a shqiptar a e keni vra në luftë ballë për ballë, a keni ndërmend me e tregue a me e shkrue luftën se ka ndodhe në kamera kjo luftë, është e filmuar nga satelitët e Amerikës e gjitha kjo luftë është e regjistruar e gjitha nëpër foto.

A kini ndërmend ju komandanta me e ndërpre këtë biznes veteranësh, ti zonja qeveri a ke ndërmend me e këpute këtë biznes që të mos shëmtohet qëndresa shqiptare, të mos bëhet ujë gjaku i derdhur i herojve, të mos shkojë dëm dhe huptas rezistenca reale, të mos vidhet e përvetesohet ajo nga biznesi i pasluftës i atyre që i ikën luftës.

Pesha e nje lufte kurrë s'kanë qenë veteranët e shpikur e të fallsifikuar dhe liria nuk është dhuratë nga veteranët e vetemëruar si të tillë që gërryejnë pa pushim atdheun.
Liria nuk është dhuratë as pronë shoqatash të shpifura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat