Panoramë festive apo profil dimri...?!

Opinione

Panoramë festive apo profil dimri...?!

Nga: Agron Shabani Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 18:18
Agron Shabani

Dikush vazhdon t´i stisë gjumin, letargjinë, nostalgjinë ose agoninë e thellë të natës së gjatë dimërore, duke shpotitur dhe bredhur i përulur dhe kokëposhtë në zonën e errët të nënshtrimit dhe skllavërisë së plotë ndaj të tjerëve.

Dikush shkel ose "fluturon" vazhdimisht mbi"sipërfaqet e mahisura" të dhëmbjeve, plagëve, plazmimëve, frakturave dhe pezmatimëve të panumërta skeletore dhe gjenetike të njerëzve dhe popullit ose kombit tonë shqiptarë! Duke pandehur, besuar dhe shpresuar aq shumë në "eposin" e njohur të Edipit ose "Sizifit mitikë" të Homerit...!?

 Dikush është aq i shurdhër, aq i verbër dhe aq i marrë, saqë nuk i dëgjon, nuk i sheh, nuk i njeh, nuk i lëxon dhe s´i kupton kurrë mesazhet ose porositë e ndryshme së bashku me zërat, fytyrat, portretët ose fotografitë e vërteta të kohës dhe botës ku jeton. 

Ndonëse, dikut atje.. si duket edhe "ëndërrat" ose iluzionet e ndryshme sikur i janë bërë "ujdhesa" ose "ishuj shpëtimi" në detin ose lumin e madh të jetës (politike)! Duke besuar dhe shpresuar aq shumë se liria (çlirimi) dhe pavarësia e shumëpritur e kombit dhe atdheut, erdhën, zbritën ose pikuan nga qielli ku kishin "banuar" ose "dimëruar" për aq shumë kohë...!!!

Thonë se alkimia dhe hedonizmi nuk kanë kufijë. Jo.

Se këndejmi, gjërat ose "artikujt" e ndryshëm që i shesin ose prodhojnë përditë të marrët, të paditurit, mediokritët, horat ose maskarënjët e ndryshëm, nuk mund t´i blejnë as konsumojnë kurrë të urtit, të mençurit ose të diturit. Kjo është çështja kryesore. Ky mbase është edhe çmimi i lartë i një hedonizmi individual dhe kolektivë.

Armiqve shekullorë dhe gjakatarë të kombit dhe atdheut u thonë miq, partner dhe aleat, ndërsa njeri tjetrit ia zënë pritat sikur të ishin armiq të përbetuar ose historikë! 

Rrushi që nuk mundemi të mbërrijmë ose t´a kapim me dorë, gjithëmonë na dukët me i këndshëm ose me i shijeshëm. Apo...?!

I kërkojnë ose "zbulojnë shqiptarët" edhe në Serbi, Mal të Zi, Bosnje Herecegovinë ose dikund tjetër, ndërsa i mohojnë, i vrasin, spiunojnë, survejojnë ose i zhdukin shqiptarët e vërtetë dhe patriot. 

Në postet ose funksionet më të larta shtetërore, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike dhe të tjera i zgjedhin ose emrojne edhe nipat ose stërnipat e ndryshëm të Serbisë, Malit të Zit, Turqisë, Bosnje Herecegovinës ose dikujt tjetër së bashku me melezët, goranët ose tërbeshët e ndryshët shqipfolës, ndërkaq, intelektualet, trimat ose patriotët e njohur shqiptarë ose i vrasin, i zhdukin pa gjurmë ose i spiunojnë dhe dërgojnë në burg.

Për zemrat, shpirtërat, sytë dhe mendjet e vërbuara ose terratisura, e bukura, e dashura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, gjithëmonë e kanë pamjen e fshehur ose fytyrën e maskuar. ( Psikologjia)

Kështu është edhe në të të ashtuquajturën politikën dhe diplomacinë e lartë institucionale ose funksionale të Kosovës ku si të thuash kurrë ose asnjëherë nuk lëxohet në mes rrjeshtave dhe ku nuk kursehën fjalët dhe komplimentët e ndryshme edhe atëherë kur nuk ndodhë, nuk punohet dhe s´levizë asgjë për të mirën e gjithëmbarshme të popullit (kombit) dhe shtetit. Me përjashtim të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose karieristë.

Ndërkohë që në politikë të lartë ose diplomaci, asgjë nuk është e përjetshme ose absolute, por e përkohëshme ose relative. Edhe miqësitë, traktatët e ndryshme ose aleancat. 

Duke i përfshirë dhe nënkutuar këtu (me theks të posaçëm) edhe krizat dhe acarimet e ndryshme akute, kronike ose permanente në mes miqve ose aleatëve të ndryshëm së bashku me një sërë çështjësh ose aspektësh të tjera kruciale dhe tepër jetike në sfondin ose kontekstin e përgjithëshëm të raportëve ose marëdhëniëve të ndryshme pushtetmbajtëse, politike, konjukturale, nomenklaturale, ideologjike, strategjike dhe të tjera.

Sidomos duke menduar në "ringun" ose "parketin e ri" të marëdhënieve ose raportëve ndërkombëtare ku njerëzit, popujt (kombet), shtetët ose kulturat e ndryshme gjithandej globit, sikur janë bërë robër, skllevër ose viktima të papërfillshme ose "jashtë-serike" të "tregut global" të vlerave, mallrave dhe kapitalit të gjithëmbarëshëm botërorë ose ndërkombëtarë të bartur ose koncentruar në duart e fuqishme dhe të pushtetshme të "supermenëve" ose "zotërave" të ndryshëm finansiar, tregtarë, ekonomikë, induatrial, teknologjikë, ushtarak ose politikë të cilët nuk përbejnë as 3 % të popullsisë së përgjithshme të globit. 

Donald Trump dhe historia e njohur amerikane mbi " Kju-Kluks-Klan" (KKK) , gjegjësishtë, mbi klanin ose organizatën e njohur të ekstremistëve të pasur dhe të bardhë amerikan me seli në Pulaccy të Tenesisë (1865 etj.)- është me tepër se një mësim ose histori. Kjo në një kohë kur nën Adminstratën e Presidentit të ri Amerikan, z. Donald Trump, marëdhëniet e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëmtare, sipas të të gjasave do e njohin "dimrin polar" ose "acarin e madh" të "stinës së re" të "miqësisë së harruar" ruso-amerikane?! 

Duke i paramenduar Kosovën dhe shqiptarët në "sllallomin" ose "patinazhin e madh" ruso-amerikan ku serbët, sllovenët dhe disa popuj tjerë sllav, do jenë refer ose arbitrues kryesorë të një gare që do mbyllet (ndofta?) më shumë të lënduar ose rekonvalenscent" të atij "patinazhi politikë" në relacionin Rusi- Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat