A është e mundur një Kryeministër Shqiptar në Maqedoni?

Opinione

A është e mundur një Kryeministër Shqiptar në Maqedoni?

Nga: Pirro Prifti Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 10:24
Pirro Prifti

Në zgjedhjet e parakohëshme në Maqedoni të 12 dhjetorit u përplasën dy koalicione të mëdha në Maqedoni njëri nga Koalicionet i cili kishte fituar zgjedhjet e rregullta në 2014 në të cilën përfshiheshin WMRO-DPME me në krye ish Kryeministri Gruevski, së bashku me partinë më të madhe shqiptare të BDI me Kryetar Ali Ahmeti.

Interesant është fakti që ky koalicion nuk pëlqehet nga BE dhe SHBA për disa arësye kryesore sikundër mos arritjet e marëveshjeve për emrin me Greqië, afërsia me Rusinë dhe Serbinë, dhe inercia për tu integruar me BE, sikundër dhe shumë probleme të brëndëshme të cilat janë ajo që  u intereson shqiptarëve munesa e zbatimit të plotë të Marëveshjes së Ohrit, problemet ekonomike dhe  përplasjet politike me Opozitarin Zaev Kryetarin e LSDM ( Parti social demokrate). Sigurisht Opozitari Zaev e ka akuzuar ish Kryeministrin Gruevski për disa shkelje ligji përfshi dhe shfrytëzimin e përplasjeve etnike me shqiptarët, dhe duke favorizuar këta të fundit, duke i u premtuar shqiptarëve një barazi të plotë në arsim, politikë, sociale, Zaev arriti të bëjë për vehte disa parti shqiptare.

Gjithashtu LSDM përkrahet dhe favorizohet që të merrte pushtetin në Maqedoni,- nga BE dhe SHBA, pikërisht sepse në idetë e tij të shprehura në takime me etninë maqedonase dhe etninë shqiptare e cila përbën rreth 40% të popullatës janë për afrimin me BE,  për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e Ohrit , duke krijuar shumë optimizëm tek shqiptarët.

Sidoqoftë, zgjedhjet e parakohëshme favorizuan WMRO-DPME dhe ish Kryeministrin Gruevski të akuzuar nga Zaev për afera korruptive dhe shkelje ligjore.

Partia më e madhe maqedonase  WMRO-DPME ka patur aleat besnik deri në `budallallëk` BDI e Ali Ahmetit i cili megjithse pësoi një humbje në total në 9 deputetë mangut, arriti të qëndrojë me WMRO-DPME si një vasal i Gruevskit, duke dëmtuar rëndë Opozitën që ishte mprehur të fitonte.

E reja e këtyre zgjedhjeve ishte se 9 deputetët e humbur të Ali Ahmetit i fitoi Partia e Re BESA me Kryetar Bilal Kasami i cili fitoi 5 mandate.

Po kështu i humbur doli dhe Menduh Thaçi i cili fitoi 3 mandate nga 7 deputete qe kishte në 2014. Pjesa tjetër e mandateve të deputetëve shqiptarë të humbur rreth 5-6  madate, i përfituan partitë e mëdha maqedonase falë përçarjes së madhe të partive shqiptare.

Një nga mundësitë teorike më të mira të shqiptarëve ishte që ata të mblidheshin në një parti të vetme etnike në mënyrë që të zgjidhnin në të ardhmen problemet e tyre dhe së dyti ta orientonin Maqedoninë drejt BE. Këtë mundësi teorike, shqiptarët e Maqedonisë e humbën, por shpresojmë tek fjala e urtë: `më mirë vonë se kurrë`.

Pikërisht për këtë arsye Kryeministri shqiptar Edi Rama mblodhi Kryetarët e Partive shqiptare të Maqedonisë në mënyrë që ti bindëte ata të  bënin koalicionin me Zaev, ndoshta edhe sipas porosisë së shefit të CIA-s amerikanë Brennen, por Ali Ahmeti nuk erdhi menjëherë, erdhi pas një dite e sigurisht, por duke këmbëngulur që do të rrinte me Gruevskin.

Takimi u dha nga mediat shqiptare duke dhënë emrat e liderve shqiptarë: Liderët e BDI-së PDSH, Lëvizja për reforma në PDSH, Rilindja Demokratike Kombëtare, Lëvizja Besa, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Zijadin Sela, Vejsel Memedi dhe Bilal Kasami në Pogradec u takuan me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta si dhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati (http://portalb.mk/173165-lideret-e-partive-shqiptare-ne-maqedoni-ne-takim-me-edi-ramen-foto/).

Rezultatet e zgjedhjeve ne Maqedoni 12 Dhjetor 2016 janë këto (http://telegrafi.com/rezultatet-e-zgjedhjeve-parlamentare-ne-maqedoni/) , por në disa zona ka një vlerësim nga KQZ maqedonase:

VMRO-DPMNE: 457.384vota
LSDM:                 267.120 vota
BDI:                     147.129 vota
PDSH:                    63.261 vota
RDK:                     16.932 vota

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura të dielën.
KSHZ ka njoftuar se:

VMRO-DPMNE (Gruevski) ka fituar 51 mandate,  ne 2014 kishte fituar 61 deputete

LSDM (Zaev)                                      49 mandate,      ne 2014 kishte fituar 34 deputete
GROM (Stevçe Jakimovski, znj. Mavie Mehmeti)     ne 2014 kishte fituar 1 deputet.

 Në bllokun shqiptar,

BDI = (Ali Ahmeti) ka fituar 10 mandate,                   ne 2014 kishte fituar 19 deputete

 Lëvizja BESA = (Bilal Kasami) 5 mandate,               ne 2014       -

Aleanca për Shqiptarët = (Ziajdin Cela) 3 mandate,    ne 2014      -

PDSH = (Menduh Thaci) 3 mandate,                           ne 2014 kishte fituar 7 deputete

RDK = (Vejsel Mehmedi) - 1,                                     ne 2014 kishte fituar 1 deputete

VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj “Për Maqedoni më të mirë” ka fituar 61 deputetë.

Problemi për të krijuar një qeveri të re Maqedonase që do të drejtojë atë vënd me drejtim europian është një problem në të cilin shqiptarët do të luajnë një rol të madh, qofshin ata të koalicionit me Gruevskin qoftë me partitë shqiptare të lidhura me Zaevin.

Sidoqoftë edhe sipas lajmeve ndërkombëtare , BE, SHBA madje dhe Rusia janë shumë të interesuara për zgjdhjet në Maqedoni.

 Në një artikull për Maqedninë të shkruar nga dy gazetarë rusë Sergey Strokan dhe Andrew Korybko me titull `Ngjyra e re e Revolucionit në Ballkanet` (https://sputnikneës.com/radio_red_line/201604291038852238-macedonia-neë-color-revolution/), shkruhet se protestat massive anti-qeveritare (anti-Gruevski) janë të përkrahura nga BE dhe SHBA të cilën Rusia e ka përshkruar si  pretekst për `Grusht shteti`.

Sipas Mirka Velinivska (po aty) një gazetare maqedonase shkruan një artikull me titull ``Operacioni CIA- Magjistari i OZ` të botuar në `Dnevnik`,  përmëndet…se në Maqedoni SOROS, USAID financojnë `luftëtarët` e `Shoqërisë së Hapur` europiane të përkrahur nga Zaev, `kriminelët` e Kosovës…..

 Përsa i përket UK, Gjermanisë, Italisë, Francës, Hollandës,  BE, dhe OSBE, ata janë duke përgatitur demonstrate dhe logjistikën e veçanërisht Median si Dekor, kështu që demostratat dhe protestat të fitojnë peshë ndërkombëtare`.

Me këto komente, përkrahësit e VMRO-DPME,mundohen të spjegojnë se Opozita e Zaev dhe e Partive të vogla e të përçara shqiptare kanë ndihmën e SHBA, BE, kundër të ashtuquajturit `vullnet të popullit maqedonas`. i të njëjtit mendim është edhe Milenko Nedelkovski një drejtues i TV Maqedonas.

(https://sputnikneës.com/radio_red_line/201604291038852238-macedonia-neë-color-revolution/)

Duke parë këtë përplasje midis dy gjeopolitikave: atyre të SHBA dhe BE nga njëra anë, të cilat përkrahsin Opozitën dhe nga ana tjetër Rusia e cila përkrah Kryeminitrin Gruevski, është për të ardhur keq që Ali Ahmeti si Kryetar i BDI, të përkrahë WMRO DPME në vënd që të bënte një koalicion të ri me Zaev vazhdon të rrijë me Gruevskin në koalicion i cili nuk ka realizuar ose ka realizuar shumë pak për shqiptarët.

Sidoqoftë, takimi i Ali Ahmetit me Edi Ramën ka rritur shpresat që në një mundësi të ardhshme të jetë e mundur që për të stabilizuar gjëndjen të vendoset një Kryeministër shqiptar në Maqedoni, gjë që do të ishte një ospion i mundshëm.

Këtë theson edhe Linku elektronik PAMFLETI i cili i referohet linkut elektronik Sputnik ii cili thotë:` Edi Rama dhe CIA po punojnë për një kryeministër shqiptar në Maqedoni` (http://www.pamfleti.com/).

Shpresojmë që problemet politike në Maqedoni të zgjidhen sa më parë në dobi të popullit maqedonas dhe etnisë shqiptare aty, duke patur parasysh se rruga më e mirë e të ardhmes së Maqedonisë është integrimi në Europë dhe zbatimi i Marëveshjes së Ohrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat