“Zonja e Diplomacisë”, Presidente e 45-të e SHBA-së

Opinione

“Zonja e Diplomacisë”, Presidente e 45-të e SHBA-së

Nga: MSc. Eraldo Meçalla Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:07
MSc. Eraldo Meçalla

Së pari, më duhet ti bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve të Amerikës që të mbështesin dhe votojnë znj.Clinton për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 8 nëntor 2016, pavarësisht se vota e tyre në Zgjedhjet Presidenciale të 2016 në përqindje nuk ka ndikim të madhë në elektoratinn amrikan, sidoqoftë ajo mbetet votë dhe pozicionim i duhur në momentin e duhur ka vlerë dhe duhet treguar qartë sepse me anë të kësaj mbështesim kauzën shqiptare.

Duke njohur mirë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë, më duhet të theksojë se ky rast është unik për Shqipërinë dhe interesat e saj dhe jemi shumë me fat që e jetojmë këtë moment. Familja Clinton e ka treguar veten me mbështetjen përkundrejt Shqipërisë dhe Kosovës, të mos harrojmë kurrë se ishte Presidenti i SHBA-së z.Bill Clinton që i shpëtoi shqiptarët nga masakrat, spastrimet etnike dhe gjenocidi i vitit 1999 duke udhëhequr fushatën e bombardimeve të NATO-s në Serbi, kundër regjimit diktatorial dhe famëkeq të Sllobodan Millosheviçit. Nga ana diplomatike znj.Clinton është njohëse e mire e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe mbështet pavarësinë e Kosovës, zgjedhja e saj Presidente do të ndikonte në një mbrojtje më të mirë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni e në Malin e Zi, do të forconte dhe konsolidonte më tej marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërise dhe SHBA-së, do të mbështeste Proçesin e Berlinit për shtetet e Ballkanit Perëndimorë dhe sigurisht do të jetë përkrahë shtetit Shqiptarë në proçesin e hapjes së negociatave per aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë avancimin e normalizimit të dialogut dhe marrëveshjeve të mëtejshme Kosovë – Serbi. Znj.Clinton gjatë kohës që ishte Sekretare Shteti e SHBA-së vizitoi Shqipërinë në vitin 2012 dhe në fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë theksoi: “Jam sot këtu, në këtë çast historik në historinë tuaj me një mesazh për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju per 100 vitet e para të pavarësisë dhe do qëndrojnë me ju edhe 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre”.

Që nga pavarësia e 240 viteve më parë dhe me 44 Presidentë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë pasur në krye të shtetit një grua, por kjo ka shumë gjasa që të ndryshojë pas datës 8 nëntor 2016, kur kandidatja e Partisë Demokratike znj.Hillary Clinton do të mposhtë në Zgjedhjet Presidenciale të SHBA-së kandidatin e Partisë Republikane z.Donald Trump.

SHBA-ja është superfuqia më e madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë globale, momenti që po jetojmë paraqet sfida për të gjithë sistemin ndërkombëtarë në të gjithë globin ka luftëra, konflikte, kriza ekonomike, terrorizëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë, emigrim masiv dhe këto probleme ndërkombëtare kerkojnë zgjidhje. Roli i Amerikës është i pazëvëndësushëm prandaj i nevojitet një President i kualifikuar për pozicionin dhe sfidat që paraqet koha që jetojmë në nivelin e politikës së brëndshme dhe të jashtme. Këto sfida kërkojnë një njëri me vizion, eksperiencë, potencial intelektual të lartë, të vendosur dhe të qëndrueshëm, të ftohtë në vendimarrje dhe më kryesorja me aftësinë për të menduar me kujdes dhe qartësi përpara se të veprojë për çështjet e politikës së brëndshme dhe të jashtme. Mendoj që këto pika janë në favour të znj.Clinton pasi ajo i posedon të gjitha këto karakterisitika për të qënë udhëheqëse dhe i ka forcuar ato përgjatë viteve, pra ajo zotëron eksperiencën, posturën dhe karizmën e një udhëheqëse. Në të kundërt mendojë që z.Trump nuk është i kualifikuar në këto drejtime dhe kjo nuk ofron aspak siguri për ta votuar.

Znj.Clinton zotëron cilësi të shkëlqyera diplomatike se si të bëjë kompromis, dialog, marrëveshje, komunikim dhe udhëheqje me inteligjencë, etikë dhe prespektivë. Për këtë e ndihmojnë eksperiencat e mëparshme në shërbimin publik si Zonjë e Parë, Senatore dhe Sekretare Shteti e SHBA-së. Një udhëheqës duhet të jetë i kujdesshëm që gjatë fjalës së tij të mos deklarojë gjëra që inkurajojnë dhe frikësojnë aleatët dhe armiqtë, praktikisht kërkohet një qeverisje e pjekur, e sigurt dhe racionale. Kjo personifikohet mjaft qartë tek znj.Clinton e cila përballë presioneve të mëdha gjatë detyrës si Sekretare Shteti e SHBA-së, gjithmonë ka ruajtur qetësinë nën situatat e presionit por ka ditur edhe të jetë e fortë dhe e palëkundur në momentet thelbësore. Ndërkohë, z.Trump ka treguar se shpeshëherë gjatë fjalimeve të tij nuk ka ruajtur etikën, ka përdorur fjalë vulgare, fyese dhe tërësisht jo të denja për një udhëheqës sepse nga një kandidat për President kombi më demokratik i botës SHBA-ja pret përmbajtje, cilësi dhe  thelb në argumentet e tij dhe jo reagime të nxituara dhe pa dinjitet.

Në politikën e jashtme të SHBA-së, znj.Clinton është për një një ndërhyrje më të drejtëpërdrejtë në konfliktet globale dhe kjo ofron siguri dhe pozicionim më të mirë për të siguruar rezultate të favorshme për konfliktet dhe sfidat globale. Thënë më qartë Doktrina e Clinton është për Udhëheqjen e SHBA-së në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe jo Izolim. Si kundërpërgjigje ndaj interest të Rusisë në Evropë znj.Clinton është për forcimin e Iniciativës Europiane të Sigurisë duke vendosur sasi më të mëdha të trupave aleate dhe armatime në Europën Lindore. Ndërsa në konfliktin e Sirisë, znj.Clinton është për favorizimin e një zone ndalim-fluturimmi dhe një zone ekskluzive për refugjatët në të cilën NATO do të kontrollojë qiellin, Turqia do të sigurojë forcat tokësore, Bashkimi Evropian do të mbikqyrë zonat e refugjatëve dhe OKB-ja do të monitorojë kanalet diplomatike të Sirisë. Doktrina Clinton nuk është perfekte sepse do të duhet një kohë e caktuar për të arritur mbështetjen e duhur të platformës së saj të fortë në politikën e jashtme në mesin e popullit amerikan, sidoqoftë politikat e saj janë më premtuese se politikat jokoherente të z.Trump.

Znj.Clinton ka argumentuar dhe mbrojtur çështjet e SHBA-së përpara udhëheqësve të huaj në situata miqësore dhe armiqësore me fleksibilitet, diplommaci dhe aftësi, ajo ka fituar respektin duke treguar se i njeh mire çështjet, histroinë dhe faktet. Kjo e bën atë një person e cila mund të përballet me sfidat në marrëdhëniet me Rusinë, Kinën, Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut dhe shtetet të tjera. Vetë Presidenti i SHBA-së z.Barack Obama ka shprehur vlerësimin dhe optimizmin mbi znj.Clinton mbi triumfin që do të ketë ajo në Zgjedhjet Presidenciale kundër z.Trump, në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike në Filadelfia ai u shpreh se: “Asnjëherë nuk ka pasur burrë apo grua, as unë, as Bill Clinton, kaq të gatshëm të bëhet President i SHBA-së. Unë jam optimist më shumë se kurrë për të ardhmen e Amerikës”.

Nëse marrim në konsideratë programet politike dhe qëndrimet e dy kandidatëve në politikat e emigracionit, shëndetësisë, taksave, ekonomisë, qëndrimin mbi Irakun, ligjin për të drejtën e armëve, qëndrimin mbi Sirinë dhe ISIS-in, marrëveshjen me Iranin, qëndrimin mbi Afganistanin dhe shumë çështje të tjera, znj.Clinton ka më shumë shanse të votohet nga populli amerikan sepse programi dhe qëndrimet e saj janë tepër profesioniste dhe shpresdhënëse. Fakti thelbësorë që e bën fituese znj.Clinton është vetë kundërshtari dhe cilësitë e tij të këqija si mungesa e etikës, paragjykimet, cinizmi, racizmi të cilat janë të patolerueshme dhe i lehtësojnë rrugën drejt fitores. Në aspektin e politkës së jashtme z.Trump është treguar diletant në fjalimet e tij, duke mosrespektuar shtete, udhëheqës dhe marrëveshje ndërkombëtare të arritura që nga Lufta e Ftohtë. Z.Trump, përbuz themelet e të Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut, të Drejtat Ndërkombëtare, kërkon të shfuqizojë arritjen më kardinale të diplomacisë Amerikane si noramilzimi i marrëdhënive diplomatike SHBA-Kubë, kërkon të krijojë acarime në marrëdhëniet me Kinën, qëndrime problematike përkundrejt Rusisë, rrezik për përdorimin e Armëve Bërthamore. Z.Trump mjaft herë ka kritikuar gratë, refugjatët, gazetarët, pesonat me aftësi të kufizuar, afro-amerikanet, meksikanët, myslimanët, ndërsa znj.Clinton ka qënë një avokate dhe mbrojtëse e të drejtave të grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuar, barazi për komunitetin LGBT, respekt per emigrantët. Si mundet që një idivid i tillë të drejtojë politikën e jashtme të SHBA-së me shtete Myslimane dhe të Amerikës së Jugut ?

Sistemi ndërkombëtarë në të cilin jetojmë na përballë me sfida dhe zhvillime të shpejat dhe dramtike në kontekstin politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare, prandaj kërkohet reagim nga shtetet e fuqishme. SHBA-ja është superfuqi globale dhe nuk mund të mendohet të qëndrojë asnjëanëse dhe e izoluar në një botë që kërcënohet nga terrorizmi ndërkombëtarë, konfliktet dhe luftërat. Në teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare baza e zhvillimit ndërmjet shteteve nuk është “izolimi” por  “hapja”, në këtë kuptim kërkohet nga SHBA-ja forcimi dhe zhvillimi i një bashkëpunimi ndërkombëtarë në aspektin rajonal dhe global. Vetëm në këtë mënyrë paqja dhe siguria ndërkombëtare është e sigurtë për mbarë globin. Do të jetë populli amerikan që do të zgjedhë në rrallë të parë për sfidat kombëtare por edhe për sfidat ndërkombëtare, kombi amerikan kërkon siguri dhe arritjen e të gjitha vlerave universal globale per prosperitet, këtë mund ta realizojë vetëm “Zonja e Diplomacisë”, Hillary Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat