Bursa ilegale e votës

Opinione

Bursa ilegale e votës

Nga: Ilir Vata Më: 22 tetor 2016 Në ora: 19:23
Ilir Vata

Vota është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe ajo nuk mundet të tjetërsohet nga cmimi, presioni, vjedhja sepse është një gjë njerëzore e shënjtëruar nga kushtetuta,vetë vullneti i qytetarëve dhe është pikërishtë vullneti i poseduesit që i jep jetë votës fuqinë e përfaqësimit dhe legjitimimit të saj.

Por, në Shqipëri gjithcka shitet, madje edhe vota dhe ndonse zgjedhjet parlamentare duan më shumë se tetë muaj për t'u mbajtur, cmimi i votës ka filluar të rrisë kurbën, madje ditët e fundit ka interes paraelektoral për të rezervuar vota duke e cuar një votë të shitet më shumë se një gram ar.

Dikur shqiptarët nuk e kishin këtë të drejtë të votonin të lirë, apo jepej në versionin e ushtrimit të saj në dy variante, një për pushtetin e vetëm, apo partinë e vetme që egzitonte në diktaturë dhe variant tjetër ishte kutia e zezë që ishte vota e armikut të klasës dhe nese votoj, ishte përndjekja apo shpallja armik i pushtetit.

Por me heret, madje shumë me heret sa njerëzimi kish zgjedhur plebishitan, të drejtën e votës për të zgjedhur pleqërinë ajo ishte shumë demokratike, e hapur publike, vetjake dhe efikase, një pushtet që bënde ndryshimin për mirë ose për keq?!

Edhe kur vota u bë mundësi e plotë e qytetarëve shqiptarë ajo u bë monopol i disave, komisionerëve politik, vota u bë preh e paritave politike, e ndërrimit të koshin e votimi, apo e tjetërsimit të saj dhe në shumë raste në zona jo urbane grupe politike dilnin me qenë dhe ua ndërseni komisionerëve që t’ju merrni koshin e votimit, për ta tjetërsuar rrugës.

Në dekadën e dytë të post-diktaturës vota u kontrollua me një farë joshje, si vende punë, licensa, privilegje të pamerituara por edhe me një farë cmimi dhe cdo ditë e më shumë pesha e votës po rëndohet e përkthyer në cmim dhe devijuar jo vetëm destinacionin final, por dhe qëllimin e saj në lindje.

Një votë kushton nga 20-150 mijë lekë, sipas zonave dhe garës së kandidatëve, madje ka pas raste që një votë është shitur edhe 200 euro dhe kryesishtë është blerë nga kanididatë të pasur që janë pasuruar jo për shkak të zotësisë së tyre por për shkakt të përdorjes së shtetit si mundësi përfitimi, pra përfitimi i paligjshëm.

Cmimi i votës bëri që të prisheshin ekulibrat politik në vend dhe në përgjithësisht partitë politike kishin deputet të pameritur, pra jo të zgjedhur me vullnetin e qytetareve, por me një vullnet të imponuar nga varfëria apo i kushtëzuar nga faktorë të tjerë shtërngues.

Kjo ishte dhe arsyeja që partitë politike ofruan si kandidatë biznesmenët, njërëz që kishin mundësi të financoni fushatën e tyre, duke synuar votën si mundësi blerje dhe jo e përdorur atë si mundësi gjykimi përpallë alternativës.

Numri i politikanëve biznesmen sot është në mazhorancë, edhe në parlament deputetët rënditen ndër më të pasurit në vend, por kjo sëmundje ka prekur edhe krerët e partive politike duke bërë që partitë të shiten e të blihen nga njërëz të fuqishëm të biznesit.

Sepse ata kanë mundësi të blejnë një korum votash të mjaftueshme sa për të nxjerre një apo dy deputet, që në të ardhmen ti përdorin si pazar për kapjen e pushtetit në nivele të larta dhe në nivel vertikal si mundësi përfitimi për të shtuar bizneset e tyre, pra një biznes brenda baznesit, pikërisht me skemën e paligjshmërisë?!.

Biznesi është financuesi i paligjshmerisë politike, madje edhe i krimit të organizuar dhe me tej edhe i kultivimin e bimëve narkotike sepse ata kanë kapitalin fillestar për të sposorizuar një biznes të paligjshëm me destinacion paligjshmërin dhe me synim kapjen e votës, pra të pushtetit duke e bërë atë një cikël që përsëritet.

Politika ka hyre në fazën e dytë të paligjshmërisë atë të përdorjes së metotave të financimit të krimit dhe përdorjen e këtij të vundit në radhë të parë si blerës i votës dhe pastaj si presion për votën, apo si gardë e së këqes për të marrë votën me mënyra shtërguese.

Pra, pushteti nuk kalon nga vullneti i qytetarit, por nga vullneti i imponuar e tashmë i kriminalizuar politikisht, një rrugëtim i politikës në lamin e krimit dhe ngërdheshja më të, e bënë pushtetin politik një lloj bande që nesës do të shesë të mirat e ligjshmem, si puna, shërbimi apo të drejta të tjera që ti garantonë kushtetuta.

Pra vota është nën presion të peshës së dhunimit, tjetërsimit, blerjes, por ama edhe partitë politike gjenden të kërrcënuara në këtë drejtim, sepse futja në lojë e opsionit të blerjes së votës dhe individit politikë prish ekulimbrat e shtresave të ndryeshme sociale në vend, madje kjo sëmundje blerjesh ka kaluar nga caku i blerjes së përfaqësuesit zonal, deri në parlament me blerjen e deputetit dhe tanimë ka ngelur dhe shit-blerja njerëzore, pra skllaveria që shfaqet në një formë tjetër.

Bota e krimit ka qënë prezente në trafikun e qenjeve njerëzor dhe kjo ska kursyer as Shqipërinë por shit-blerja moderne politike e përfaqësuesve politik në nivele të ndrysheme të politikëbërjes e regjistron vendin tonë në ata demokraci primitive që nuk hasen as para dhe as pas mesjetës.

Një bisnesmen i fuqishëm në vend deri tani ka blerë disa parti dhe në këtë derjetim janë edhe bisnesmen të tjerë duke u përpjekur të krijojnë pole të ndryeshme me të vetmin synim kapjen e pushtetit me cdo kusht dhe cmimi i partive varion deri në 1 milion euro në bazë të peshës specifike që ka partia, por ka nga ata parti që janë berë dhe bëhen pazar i tregut të korruptuar.

Nëkët dimension real të vetë realitetit politik shqiptarë gjithësecili nga votuesit, pra cdo shqiptar duhet të dijë për rrugëtimin e votës së tij, nga koshi deri në përkthimin në pushtet, po ashtu cdo parti politike, shoqëri civile apo instirucionet ndërkombëtare duhet të ulin tryezën e një dialogu të gjerë për të shpëtuar votën nga tjetërsimi, devijimi apo mos arritja në përfaqësim.

 

Demokracia është në rrezik, pasi pikërisht mekanizmi që e bënë atë funksional nuk egziston, apo pikërisht vota cenohe duke e bërë demokracinë inegzistente, pa fytyrën e duhur, madje të ngjashme me armikun e saj, atokracinë dhe shtetet unitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat