Haxhillaku i Albin Kurtit

Opinione

Haxhillaku i Albin Kurtit

Bardh M. Nengurra Nga Bardh M. Nengurra Më 21 tetor 2016 Në ora: 17:21
Albin Kurti

Asht fat që sot mjetet elektronike po mundësojnë të mesohet , të ndegjohet e të kryhet shumçka gadi pothuej gjithçka.

Nji ditë lexova diku se Albin Kurti lideri faktik i Levizjes Vetvendosje dhe lideri në letra Visar Imeri kan dalë në nji turne në disa shtete të prendimit dhe sipas ati lajmi ata kishin kerkue para nga mergimtarët në Suedi dhe edhe në Blegjikë.

Sipas po ati burimi Albini dhe Visari ju kishin thanë të pranishmëve se nese nuk ju japin para nuk do ketë mundësi të rrëxohet qeveria e Kosovës. 

Sot posa ndëgjova se këta dy vagabond rrugaq ( sipas mendimit tim ) po vikan edhe në Norvegji dhe se në qytetin Sarpsborg konkretishtë në lokalet e xhamisë të shqipfolësve të keti qyteti dhe të qyteteve fqinjë Fredrikstad e Halden do mbajn takim me shqiptarët banues në këto qytete me 14.nandor 2016.

Ky haxhillak i ketyne dy vagabondve , rrugaq dhe shtetshkatrrues  nese shikohet ana ligjore asht e kunderligjëshme dhe atyne duhet ndalue kjo formë e veprimtarisë e cila shkel ligjet e shtetit ku ata shkojnë si musafir dhe ku keqperdorin nikoqirllakun e banorve shqiptar të atyne shteteve dhe shkelin edhe ligjet e shtetit ku ata vijnë.

Them kështu sepse të kerkosh nga shtetas të nji shteti që të mblidhen fonde dhe të mobilizohen forca per ta rrexue nji pushtet kudo çoftë kjo asht veprimtari kriminale dhe njerzve të tillë duhet tregue vendi, ata duhet të arrestohen dhe të perzinen nga shteti ku kan ardhë per qellime partiake , personale apo grupore e partiake per ta damtue nji shtet dhe rendin kushtetues të ti.

Në kohën kur Kosova ishte e okupueme nga Serbia mergata shqiptare u pat organizue në forma të shumta per ta ndihmue popullin e sajë te okupuem dhe keto organizime kryesishtë u paten ba permes degve të Levizjes gjithshqiptare LDK ( Lidhja Demokratike e Kosovës ) dhe pothuej se nuk pat shtet në rruzullin tokësorë ku kishte shqiptar të mos jetë formue nji degë, nendegë apo forum i kësaj Levizje e cila u shendrrue në parti politike.

Sot këta lider të grupit shtetmohues e shtetshkatrrues të levizjës Vetvendosje me këto veprime po shkelin parimet e shteteve kudo shkojnë dhe po demostrojnë se Republika e Kosovës nuk asht shtet. 

Tashma asht e njoftun se kjo paqavure që mjerishtë asht edhe subjekt parlamentar në Kosovë nuk e njef as nuk e pranon shtetin e Kosovës , por që liderët e sajë të demostrojnë shtetmohimin edhe në shtetet qe e kan pranue Kosovën shtet dhe kan mardhanje diplomatike mes veti asht veper penale me të cilen duhet të mirren prokuroria e Kosovës.

Nga burimi im qe mesova se do mbahet takim në xhaminë e Sarpsborgut sapo mësova se imami i kësaj xhamije efendi Ardian Haliti ju ka terhjek vërejtjen se xhamija nuk asht objekt per tubime politike, por kryesia e xhamisë në krye me njifar fodulli mendjemadh Riza Fekaj kan hudh poshtë mendimin e imamit. Riza Fekaj mendon se asht shqiptari ma i menqem në Norvegji dhe ky në vend që të mirret me vetveten , të formojë familje dhe ta jetojë jeten si të tjeret ai rraset në secilin organizim qe bahet në Sarpsborg dhe rrethinë. Ky ishte mundue te futet në LDK dikur kur LDK kishte degë e nendegë në Norvegji. Nuk i eci falli aty, dhe pastaj u pat angazhue në nji radio qe disa shqipfolsa të mendësisë se Riza Fekës paten provue ta hapin në regjionin Østfold. E tash per qudi ky Riza Feka qenka edhe njeri nga forcat e kryesisë së të ashtuqujtunes xhami shqiptare në Sarpsborg në Norvegji.

Unë mendojë se keto veprimtari duhet të ndalohen me ligj. Dhe mendojë se qeveria e shtetit të Republikës së Kosovës konkretishtë Ministria e punve të jashtme me ministrin Enver Hoxhaj duhet tu kerkojnë shteteve europrendimore qe ti ndalojnë me ligj veprimtaritë e grupacioneve shqiptare në ato shtete ku ata jetojnë. 

Sot Republika e Kosovës ka perfaqësitë e sajë diplomatike pothuej në te gjitha shtetet e Europës dhe per gjithçka qe mendojnë mergimtarët se duhet drejtue Atdheut kjo duhet të shkojë permes Ambasadave e konsulatave të Republikës së Kosovës.

Duhet të nderpriten veprimtarit e degve partiake gjithandej. Individ nga mergata mund te angazhohen në forma tjera per ta ndihmue Kosovën e jo me format qe i perdorin deri sot.

Albin Kurti dhe Visar Imeri kishin ba mirë të pranojnë shtetin e Kosovës dhe nese nuk e pranojnë do kishin ba mirë me ik nga Parlamenti i sajë, me ik nga Kosova e jo te rrinë aty per me minue rendin Kushtetues ndersa pagat e shtetit qe se pranojnë i marrin.

Albin Kurti do bante mirë te deklarohet per rastin qe u ba publik para disa ditve në disa mjete elektronike se bashkëshortja e ti nuk qenka fare norvegjeze, por qenka vajza e Zoran Sokolloviqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat