Patriarku serb po do luftë, ne duam Kosovën dhe Amerikën paqësore!

Opinione

Patriarku serb po do luftë, ne duam Kosovën dhe Amerikën paqësore!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 13 tetor 2016 Në ora: 22:33
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** The threat of  the Serbian  Patriarch Irinej: “Kosovo cannot be lost. We cannot  accept  it. That  what  was abducted by force, by force we will return back .”(http://mondo.rs/a946648/Info/Drustvo/Irinej-o-Kosovu-silom-oteto-silom-se-vraca.html).
 
This Serbian  pope's   estimation is a big lie, because Kosovo has never been legal part of the Serbia's territory, just a colony(1912-1999).  This is all.  
 
Albanians with their  allies (America and NATO- in 1999)   didn’t  abduct  any  territorial palm of Serbia, but  they   have brought back Albanian territory i.e. Kosovo  under the  legal Albanian independence and  sovereignty.  This is the truth.
 
 Hence, pope Irinej,  shame on you, that's enough, enough (XX and XXI),  do not lie  more  your Serbian nation, Europe and the entire world that allegedly  " Kosovo  is Serbia", when you know very well how, when and in what manner you have  conquered and colonized Albanian Kosovo with terror and genocide (1912-1999).
*   * *
 -Patriarku serbomadh Irinej po sforcon industrinë e gënjeshtrave dhe të falsifikimeve të mitomanisë mesjetare  etnocentriste serbe kundër historisë së Kosovës  dardane-shqiptare, si dhe po kërcënon, që Kosovën me forcë ta rikthejë nën Serbinë e dokurshme kolonialiste (1912-1999).  Mirëpo, as ne  nuk frikësohemi dot, se pronën tonë të ligjshme dhe  adtheun tonë të shtrenjtë dhe të shenjtë, do ta mbrojmë  me çdo kusht. “Tonën se japim, të huajën se duam”! -E duam Kosovën tonë, Amerikën dhe NATO-n. Këta janë aleatët dhe miqtë tanë, që tanimë, më shumë se çdo kush  kanë njohuri të mjaftueshme se Kosova nuk është e Serbisë.
 
Kështu, do të duhej ta kuptonin edhe Kisha Ortodokse Serbe me Irinejn në krye, edhe qeveria serbe me Aleksander Vuçiqin në krye, edhe presidenca  serbe me Tomislav Nikoliqin në krye, edhe Kuvendi i Serbisë me Maja Gojkoviqin në krye, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë me Vladimir Kostiq në krye, ndryshe,  asnjë debat dhe asnjë kompromis nuk mund të ketë në kurrizin e pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës.  Kurrë më shqiptarët nuk do hidhen në debat me liderët politikë të Beogradit në temën, se e kujt është Kosova. Kjo temë është mbyllur njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt 2008.
 
 Vitet fatale për Kosovën shqiptare (1912-1999)
 
1.Gjatë viteve 1912-1913, hordhitë barbare çetnike serbe,  në emër të “çlirimit të Shqipërisë nga robëria turke, derdhnin rrëkajë gjakun shqiptar e digjshin shtëpia e katunde të panumërta, ku gjatë kësaj kohe dyvjeçare vranë dhe masakruan mbi 150.000 shqiptarë.” (Të drejtat e Shqipërisë Etnike, Albin, 2001, f.41).
 
2. Sipas një studimi të Akademik Zef Mirdita: “ Në vitin 1913, Serbia dhe Mali i Zi  në rrethinën e Gjakovës me dhunë, me terror dhe me hanxhar, 12.000 mijë katolikë shqiptarë i kanë detyruar të konvertohen në fenë ortodokse sllave, si dhe  më 22 shkurt 1913 kanë vrarë priftin patriot shqiptar: Luigj Pali nga Gllogjani afër Pejës, si dhe më 14 tetor 1929, priftin dhe shkrimtarin patriot Shtjefën Konstantin Gjeçovi në rrugën për në Zym.”( http://www.hic.hr/books/jugoistocna-europa/mirdita.htm).
 
3.  Serbia dhe Mali i Zi kanë shpërngulur mbi 2 milionë shqiptarë nga Kosova dhe nga Malësia e Madhe e Mbishkodrës  (1912-2016).
 
Këtë barbari  antinjerëzore dhe  anticivilizuese  e keni bërë, përkatësisht e keni përsëritur  së bashku me të gjitha segmentet e  aparatit shtetëror dhe shoqëror të Serbisë (kisha, qeveria, akademia e shkencave, univeristeti, masmediat, propaganda, policia, paramilitarët dhe ushtria) gjatë viteve 1989-1999  me qëllim që t’i shfarosni mbi 2 milionë shqiptarë, dhe t’u rigrabitni me forcë tokën e tyre indigjene-Kosovën e Shqipërisë etnike. Mirëpo, kësaj here kapitulluat para Amerikës, NATO-s dhe UÇK-së, duke e humbur përgjithmonë koloninë e juaj 100-vjeçare-Kosovën.
 
Po të ishin njerëz normalë dhe racionalë  (liderët politikë, priftërinjtë, akademikët,shkencëtarët etj.), kolektivisht do të kishin kërkuar falje, jo të kërcënojnë se sërish, do të kthehen në vendin e kryerjes së  krimit të gjenocidit në Kosovë, sepse kanë humbur  të drejtën e mirëbesimit dhe të koekzistencës  me  shqiptarët.
 
Mirëpo, sido që të jetë, shqiptarët kurrë nuk do t’ua falin për krimet, gjenocidet dhe për pushtimin e territoreve të tyre etnike (1878; 1912; 1913; 1915; 1919; 1920; 1939; 1943; 1989-1999).          
                                                                    
Gjatë gjithë këtyre viteve të theksuara më sipër, serbët dhe malazezët janë ata që  kanë  vrarë, djegur në zjarr dhe në  flakë me qindra e mijëra shqiptarë: gra shtatëzëna, foshnja, fëmijë,  pleq, djemë, burra dhe vajza, duke i dhunuar sikur gjatë kryerjes së gjenocidit të fundit në Kosovë, ku bandat  vrastare dhe plaçkitëse policore, paramilitare dhe militare kanë dhunuar mbi 20.000 mijë femra shqiptare; kanë vrarë mbi 11.000 mijë civilë dhe ushtarë shqiptarë, si dhe kanë shpërngulur jashtë Kosovës mbi 1 milion shqiptarë  (1989-1999). Kanë djegur shkrum e hi edhe shtëpitë e tyre deri në Lumë. Kanë shpërngulur   dhe ua kanë konfiskuar tokat, shtëpitë dhe tërë pasurinë shqiptarëve, jo anasjellatzi, ashtu siç ka gënjyer patriarku serbomadh Irinej,  se gjoja : “  Shqiparët janë ata , që  nga fundii i shekullit XVII, me dhunë kanë shpërngulur 30.000 mijë familje nga Kosova . Mirëpo, këtë histori  nuk  po e njohin disa shtete dhe  një Fuqi e Madhe (aludon në  Amerikën si superfuqi dhe në aleatët e saj  euro-perëndimorë. Mirëpo, nuk  ka guxuar që t’i emërtojë, se cilat janë ato shtete –MH) për të cilën nuk ka rëndësi e kaluara dhe historia (cila histori, historia e rreme dhe e falsifikuar e Serbisë sipas gënjeshtrave dhe spekulimeve të popave serbomëdhenj?!-MH), por gjykojnë dhe orientohen sipas gjendjes së sotme në terren.” ((http://mondo.rs/a946648/Info/Drustvo/Irinej-o-Kosovu-silom-oteto-silom-se-vraca.html).
 
Pse patriarku serb Irinej, fundshekullin XVII e ka marrë si paradigmë të pikënisjes së  “tragjedisë së shpërnguljes” së serbëve nga Kosova, sepse i referohet “shpërnguljeve të mëdha serbe”, që sipas mitomanisë shekullore serbe ndërlidhet me  disfatën e patriarkut të tyre Arsenije III Çarnojeviq,  i cili me një numër të vogël serbësh ikën nga Kosova në Hungari për shkak të thyerjes nga trupat ushtarak osmane në Betejën e Kaçanikut më 1690.
 
E zeza e Serbins ka filluar me “eksportimin” e Patrikanës së Studenicës  së Rashkës në Pejën shqiptare
 
Këtë nuk e thotë teza e fabrikuar e industrisë së gënjeshstrave dhe  të shpifjeve të Irinejit kundër historisë së  vërtetë të Kosovës, që turpësisht pasqyron shtrembërimin e fakteve dhe të argumenteve të njëmendta, sepse tragjedia e Serbisë në Kosovë nuk fillon në fundshekullin XVII, por disa shekuj më herët, kur Nemanjiqët e  Rashkës (Serbisë) pushtuan territoret e  Dardanisë-Kosovës më 1216, JO në shekullin XVII, siç ka pohuar Irinej!
 
Mirëpo, e vërteta historike, që prerazi e përgënjeshtëron këtë tezë falsifikuese të historisë dhe të miteve të kishës politike serbe, është kjo: “ Më 1689, në kohën e luftës antiosmane, shqiptarët e Kosovës së bashku me ata të krahinave malore të Veriut të Shqipërisë të krishterë e myslimanë, nën udhëheqjen e Pjetër Bogdanit (Arqipeshkv) i Shkupit) u bashkuan me forcat austriake të komanduara nga gjeneral Pikolomni, me qëllim që të çlironin vendin e vet nga  sundimi osman. Në aksion u bashkua edhe një kontingjent luftarak nga pakica serbe  e Kosovës nën udhëheqjen e patriarkut të Pejës Arsenije III Çarnojeviq. Mirëpo, pas thyerjes së trupave austriake në betejen e Kaçanikut më 1690 nga forcat osmane, trupat austriake dhe patriarku Arsenije me një grup luftëtarësh, si dhe komandanti shqiptar Tom Raspasan bashkë me luftëtarët e vet u tërhoqën  drejt veriut. Largimi i këtij grupi kryengritësish nga Kosova është hiperbolizuar nga historiografia serbe, duke sajuar mbi këtë bazë tezën e ‘shpërnguljes së madhe serbe’ drejt veirut dhe   ‘dyndjes së malësorëve shqiptarë drejt hapsirave të boshatisura të Kosovës. Sipas kësaj ‘teze’ serbe, pas luftës austro-osmane të viteve 1683-1699 ndodhi deserbizimi dhe shqiptarizimi i Kosovës. Po sipas së njëjtës tezë, ky process u përshpejtua akoma më shumë pas luftës tjetër austro-osmane të viteve 1737-1739.” (Shih: “Kosova në vështrim enciklopedik”, Akademia e Shkencave e  Shqipërisë/ Qendra e Enciklopedisë Shqiptare/, Toena, Tiranë, 1999, f.81-82).
 
Edhe këto argumente të shkencës historike të enciklopedisë shqiptare  përtrollisin  “tezën”  serbomadhe  mitologjike dhe falsifikatore të patriarkut Irinej, se  “30 mijë familje serbë e kanë braktisur Kosovën në fund të shekullit XVII” kinëse për shkak të “dhunës” dhe të “shtypjes” të ushtruar nga shqiptarët!?
 
Gjatë asaj periudhe  historike,  Kosovën nuk e kanë braktisur as “30.000 mijë familje, as 300.00 , as 400.000 e as 500. 000 mijë serbë me patriarkun e Pejës, Aresnije III Çarnojeviq në krye”, (që historiografia mitologjike  e Kishës Ortodokse Serbe  së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe  i kanë sajuar si  “Velike seobe srba”),  por  “një grup”  kryengritësish serbë  i prirë nga Arsenije për shkak të disfatës nga trupat ushtarake të Perandorisë Osmane  në “betejen e Kaçanikut më 1690”.
 
Sa më sipër, në fund të shekullit XVII,  patriarku Arsenije III Çarnojeviq  me një  “grusht” luftëtarësh serbë ka ikur nga Kosova,  JO PREJ SHQIPTARËVE (sepse pakica serbe ishte në të njëjtin front me shqiptarët kundër osmanëve), POR, pse së bashku me trupat  austriake të Pikolomonit  pësoi disfatë nga forcat osmane në Betejën e Kaçanikut të vitit 1690! –Pra, historia thotë se Arsenije me “një grusht serbë” nuk  u ndoqën nga shumica dërmuese shqiptare, ashtu siç ka shpifur dhe gënjyer patriarku Irinej në një intervistë dhënë   një gazete serbe të Beogradit, se gjoja  për shkak të “zullumit” të shqiptarëve, në “fund të shekullit XVII, 30.000 familje serbe kanë ikur nga Kosova”!?
 
Kisha Ortodokse Serbe është tragjedia e Ballkanit
 
Kisha Ortodokse Serbe me në krye patriarkët dhe me popat e saj,  është zjarri dhe flaka e Ballkanit (1878-2016). Kjo kishë retrograde është e vetmja kishë në botë që veç misionit fetar merret kryesisht me politikë (edhe pse nuk është subjekt politik),  e cila është, edhe autorja kryesore e shkruarjes së historisë falsifikatore të Serbisë dhe të gjithë Ballkanit. KJo kishë është shkaktarja kryesore për të gjitha luftërat dhe fatkeqësitë e derisotme, që  kanë goditur Ballkanin. Kjo kishë është shkaktarja kryesore e tri agresioneve dhe gjenocideve të fundit të Serbisë të kryera kundër  Kroacisë, Bosnjës dhe  Kosovës (1989-1999).Kjo, kishë, edhe  sot, spekulon, gënjen dhe mashtron serbët, Ballkanin, Europën, Amerikën dhe gjithë botën se “Kosova është djepi-Jerusalemi”  i Serbisë.  Me mësimet ndërsyese të kësaj kishe politike Serbia me dhunë, me terroror dhe me gjenocid ka konvertuar dhe  shpërngulur me qindra e mijëra shqiptarë nga trojet e tyre stërgjyshore të Shqipërisë etnike, duke mos kursyer as Kosovën e saj. Kjo kishë gënjen me paturpësi, se “Trepça” dhe të gjitha pasuritë e tjera nëntokësore dhe mbitokësore të Kosovës, janë të Serbisë, jo të shqiptarëve dhe të Kosovës.
 
Të gjitha këto gënjeshtra dhe shpifje i provojnë këto pohime të mitropolitit serbomadh të KOS-it, Irinej: (A) “Kosova nuk është vetëm gjeografi, Kosova është Jerusalemi ynë,  shenjëtëria jonë. E gjithë ajo që është rrënjësuar në historinë,  në kulturën   dhe në  shenjëtërinë tonë më të madhe  atje, është edhe populli serb, cili ka qenë me numër të madh në Kosovë, nuk ka ikur me vetëdëshirën e tij, porse ka qenë i detyruar…Dhe, ai imponim ka zgjatur shumë kohë, ku  më se 100 vjet po zhvillohet ajo luftë, por fatkeqësisht  shtetet më të fuqishme  i kanë marrë në mbrojtje ata, që  i kanë kontribuar kësaj gjendjeje.” (http://mondo.rs/a946648/Info/Drustvo/Irinej-o-Kosovu-silom-oteto-silom-se-vraca.html).
 
Sa herë, duhet të thuhet dhe të shkruhet për të vërtetën se Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë territor legjitim dhe legal, por vetëm plaçkë koloniale e Serbisë (1912-1999). Gjatë gjithë historisë mijëravjeçare të Kosovës, Serbia pesë (5) herë e ka pushtuar me forcë  dhe me gjenocid Kosovën, por aq herë, me forcë është mundur dhe  është  tërhequr nga Kosova, herën e fundit, më 24 mars 1999 nga bombardimi i NATO-s dhe i Amerikës, përgjithmonë kapitulloi me “bisht ndër këmbë”, duke e humbur koloninë e saj 100-vjeçare-Kosovën.
 
Edhe sa vite, dekada dhe shekuj, duhet të kalojnë, që Eropa dhe Amerika, t’i qërojnë “hesapet” njëherë e përgjithmonë me Serbinë kolonialiste dhe militariste  (të cilën patjetër, duhet  ta demilitarizojnë, ashtu sikurse Irakun, sepse edhe Serbia ka stoqe kimike dhe biologjike. Ndryshe, Serbia si “fuqi ballkanike”, sërish, do të fillojë luftërat dhe gjenocidet e saj kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë në Balllkan, si dhe kundër kroatëve), e cila historikisht, gjithmonë, ashtu sikurse edhe në fund të dekadës së shekullit XX, që shkaktoi tri agresione luftarake dhe tri gjenocide kundër kroatëve, mysimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1989-1999).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat