Në ditën e përsonave të zhdukur…

Opinione

Në ditën e përsonave të zhdukur…

Nga: Haki Latifi Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:00
Haki Latifi

Nga pritjet për të zhdukurit, familjarët më janë të lodhur, kjo për të gjithë është një dhimbje e pafund për të dashurit e tyre. Shifra 1,666 persona të zhdukur, është mjaftë e madhe andaj duhet sensibilizim, duhet përkrahje edhe nga shoqëria civile e në veçanti nga familjarët, në veçanti dhe me përgjegjësi nga institucionet që në prioritet t’i qasen këtij problemi.

Për këto familje, procesi normal i pikëllimit ka kuptimin e orës që ka ngecur në vend. Dhe kjo nuk është vetëm një çështje e dhimbjes personale apo individuale. Fakti se aq shumë njerëz janë të zhdukur përbën një pengesë për ndërtimin e paqes së drejtë.

Lufta ka lënë shumë plagë, por ajo e të pagjeturve është ndër më të rëndat. Në këtë kategori nuk mund ti harrojmë edhe të zhdukurit shqiptar para lufte, në kazamatet e burgjeve jugosllave si dhe ushtar shqiptar të shdukur.

Qytetarët me të drejtë vënë në pikëpyetje kredibilitetin e autoriteteve, të cilat nuk munden ose nuk ndërmarrin hapa për t’i vënë para drejtësisë përgjegjësit dhe autorët e krimeve për zhdukjet. Si rezultat, shumë familjeve jetojnë për vite të tëra me “humbje të dyzuar” të më të dashurve të tyre.

Të gjesh të zhdukurit do të thotë të ndihmosh të mbijetuarit, por gjithashtu edhe të respektosh sundimin e ligjit; është për të siguruar që ata, të cilët janë përgjegjës të japin llogari. Varrezat masive janë skena krimi të okupatorit serb mbi civil dhe pupullatën e pa fajshme shqiptare që kanë urdhëdhënësit dhe autorët e krimeve gjenocidale. Ato përmbajnë fakte, të cilat mund të përdoren në gjykata vendore dhe ndërkombëtare. Janë qindra familje që për çdo ditë luftojnë, duke u ballafaquar me ankthin e mosdijes se çfarë ka ndodhur me më të dashurit e tyre.

Dihet se adresa për zbardhjen e fatit të të pagjeturve është Beogradi. Institucionet vendore dhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet ti përdorin të gjitha mekanizmat dhe llojet e presioneve mbi Beogradin për të vënë drejtësinë në vend.

Për derisa nuk gjenden të zhdukurit, në të cilën janë plaga jonë e përbashkët dhe e pa sherueshme kombëtare ne nuk duhet të jemi të qet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat