Letër e hapur: Ambasadorit të SHBA dhe shefit të zyres së Unionit Europian në Prishtinë

Opinione

Letër e hapur: Ambasadorit të SHBA dhe shefit të zyres së Unionit Europian në Prishtinë

Nga: Luz Tomaj Më: 28 gusht 2016 Në ora: 16:18
Luz Tomaj

Linda, u rrita dhe u arsimova në Kosovë. Rruga e jetes më bëri shtetas të SHBA. Krenohem me këtë shtetësi.

Zotri të nderuar, i mbaj në memorie 23 dhe 24 mars l999. Shiqoja CNN. Në një anë raportonte, nga Kosova, Christiane Amanpour, më se një milion kosovar, për shkak të agresionit serb  i kishin braktisë shtëpijat dhe kalu në Shqipri, Maqedoni e kudo tjetër. Në anën tjeter raportoheshin përpjekjet e z. Richard Holbrooke në Beograd ndërsa, në Washington shiqoja në një anë z. Bill Clinton, me bashkpuntorët më të ngusht dhe më në fund  në anen tjeter, Aleanca NATO mbante mbledhjen, ku përveq shenimit të 50 vjetorit, diskutohej edhe situata e Kosoves. Me 24 mars, në ora 19 ka fillu intervenimi i NATO-s në Kosovë.

Populli i Kosoves madje edhe gjeneratat e ardhshme dhe historia nuk do e harron këtë. Zotrinjë, unë jam në moshë dhe e di se, historikisht edhe në të kaluaren, syt dhe zemra e kosovarve kanë qenë kah SHBA-ja dhe Europa.

Mediat dhe rrijeti elektronik ma mundsojn që t'a përcjelli situaten në Kosovë. Sinqerisht,shpesh, përjetoj deshprime. Popullin shqipëtar, historikisht e ka karakterizu bujarija, sinqeriteti, besa, fjala e mir, ndihma e ndërsjellët etj. Nga këto virtyte ishte desht me rezultu, në kohen e tanishme, një nivel i kultures politike. Mos të them se ajo është, mjerisht, shumë e ulët. Komunikimi nëmes subjekteve politike nuk është komunikim dhe nuk ka as elemente themelore të kultures. Disa sjellje të opozites janë të papranushme. Në anën tjeter as pozita nuk krijon mjaft siperfaqe për kembim të mendimeve. Me popull, mos të flasim, nuk komunikohet. Këto rrethana, dhe diskutimi i ministrit serb Daçiq, me 25 gusht në OKB kur tha se nuk ka patur kurr gjenocid apo spastrim etnik ndaj kosovarve, më inkurajuan që t'iu drejtohem juve për dy çështjet më aktuale në Kosovë.

- Demarkacioni

Pse insistohet dhe pse bëhet presion mbi Kosoven me e ratifiku demarkacionin me Malin e Zi. Ky moment nuk duhet të politizohet. Kufiri mundet me u kontestu dhe me hyrë në radhen e kontesteve pronsoro-juridike ndërshtetrore që nuk është i panjohur për të Drejten ndërkombëtare.Egzistojn forma juridike për zgjidhjen e kontesteve të tilla. Mund t'iu përkujtoi se konteste të tilla paten, dhe nuk jam i sigurt se janë zgjidh, Mali i Zi dhe Kroacia dhe në anën tjeter Kroacia dhe Sllovenia. Këto konteste nuk paraqiten pengesë as për Kroacin dhe as Sllovenin që të integrohen në UE. Pengesa për Kroacin ishin standardet në legjislacion dhe korrupcioni. Këto pengesa u evituan pas arrestimit të ish Kryeministrit kroat për korrupcion. Mendoj se këto pengesa do ti dalin në rrugë edhe Kosoves. Unë nuk e akceptoi mënyren ose dhunen të cilen e aplikoi disa herë opozita. Në anen tjeter nuk e kuptoj as presionin që dikush të voton përkundër bindjes personale, mos të them përkunder vullnetit të popullit, sepse popullin askush nuk po e konsulton. Mendoj se presioni nuk ka bazë juridike dhe nuk përputhet as me kriteret e demokracisë.

-Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Zoti Delawie, asociacioni si shoqat si organizatë, askun nuk është më i zhvilluar se në SHBA. Unë e ndaj mendimin se asociacioni që pretendohet në Kosovë, nuk është asociacion. Shtrohet pyetja se a njef historija e asociacionit donjë rast që dy shtete të themelojn një asociacion në teritor të njërit shtet ndërsa anëtarët e asociacionit eventual nuk i pyet askush. JO JO. I kam lexu marrveshjet e gjertanishme në mes Kosoves dhe Serbis, për themelimin e asociacionit. Më falni zotrinj, Marrveshjet flasin për një formë klasike të pushtetit rajonal. Kosova dialogon për asociacion dhe për atë rajon, në të cilin, madje, nuk e kontrollon as sovranitetin. T'i komparojm shqipëtarët në Serbi dhe serbet në Kosovë. Çka bëri ose çka bënë Serbija për shqipëtarët në Serbi, xerro. Serbet në Kosovë, në asnjë mënyrë nuk janë të rrezikuar.Të drejtat e komuniteteve janë të garantuara me kushtetutë dhe në përputhje me Karten europiane për të drejtat e pakicave. Prandaj shtrohet pyetja se pse Serbija insiston në formimin e asociacionit?

Sëpari, më lejoni, nuk është vështir me kuptu se në këto procese Serbija, e cila ishte shkaktare e tëgjitha konflikteve brenda ish Jugosllavis, favorizohet. Mendoj se favorizohet nga se po konsiderohet si viktim e intervenimit të NATO-s me 1999. Zotri, në se ka pas viktima serbe, ato viktima kanë qenë objektet ushtarake dhe vetem objektet ushtarake serbe. Viktimë ka qenë i tërë populli kosovar. Populli ka qenë në breg të lumit. Intervenimi i NATO-s ka qenë me e mprojt humanizmin. Ministri i jashtëm serb, i cili e mohon gjenocidin në Kosovë, mu në kohen e gjenocidit ka qenë zëdhënës i Millosheviqit. Ju lutem, po e thëm këtë me iu dhënë me kuptu se me kenë keni punë. Sipas mendimit tim, do deshiroja me gabu, Serbija insiston për asociacion, në mënyrë që t'a formalizon pushtetin rajonal, e cila formë do ia mundëson që, një ditë, edhe në Kosovë të ndodhë e njejta gjë që ndodhi në Ukrainë. Prandaj, këto çështje meritojn kujdes dhe vemendje të veçant.

Kërkoj falje se nuk i kam rrespektu kriteret e gjuhes diplomatike gjat përpilimit të kësaj letre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat