Shamia-nuk ka vlerë fetare

Opinione

Shamia-nuk ka vlerë fetare

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 23 gusht 2016 Në ora: 18:44
Haki N.Bunjaku

Shmia për mbulimin e kokë,një pjese të fytyrës dhe qafës është një shenjë injorance,të kokës së pazhvilluar e primitive,të shpirtit të zbrazët dhe të vuajtur nga bestytnitë më të ndragëta.

Shamia,mbulesa e kokës është  dhunim , varfëri e mendjes,sepse kjo nuk është e lidhur për asgjë me fenë as me kodin moral.

-Po më ngjan sikur magaricës me ia vu shalën,edhe ajo nuk kundërshton.

Mashkujt patriarkal,te na duhet ta korrigjojnë veten,pastaj pushon dhunimi e rregullohet puna.

Përkundrazi!

Shaminë e përdorën për herë të parë një fis primitiv i Afrikës Veriore,të cilët femrën nuk e lenin të dilte nga shtëpia në oborr të vetin,si havale, pa mbulesë.

Dikur gjetën si „zgjidhje“ mbulimin e kokës me shami që të mos njihet për të dalë deri në shitorën e afërt.

Më vonë,pos shamisë,ia jepnin një mashkull apo fëmi përcjellës.

Femrat në këte pjesë të kontinentit të Afrikës,nuk gëzonin drejtën e shkollimit,as të punësimit,por dhe as të lëvizjes së lirë.

Kjo lloj aneksi e veshjes të femrat u bë traditë kanunore.

Pra nuk ka kurrëfar lidhje me fe dhe as me islam.Është një lloj budallakije e kokave të trasha dhe të pazhvilluara.

Në katun pelat i mbulonin nga kukat me një cope batanije a thesi dhe e quanin stelë,por që nuk lidhej me fenë vetëm mbronte kafshën nga të ftohtit.

Mirëpo,edhe Egjipti,si qendër e kulturës muslimane,mund të jetë ndikuar dikur nga kjo dogmë kanunore-fisnore,pasiqë edhe vetë ndodhet në Afrikën Veriore.

Paskëtaj është përhapur edhe të popujt me bindje të luhatshme.

Te na është berë mjet lufte i armikut që po na sundon në mënyrën sekulare.

Egjipti sot ka ndaluar me ligj bartjen e shamive nëper shkolla,po haxhi Luta ku gjindet mes hamendjeve bestyte dhe realitetit demokratik të zhillimit të lirshëm të kulturës njerëzore.

Kjo çështje e primitivizmit Verio-Afrikan,që po ngufat rininë tonë shkollore,duhet sinçerisht e me vemendje të shtuar të trajtohet zyrtarisht nga organi i Legjislativit dhe të mirret një vendim i prerë përparimtar për t`u liruar nga primitivizmat e huaja poshtëruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat