Diagnostifikimi me sëmundjet e rënda-alarmant

Opinione

Diagnostifikimi me sëmundjet e rënda-alarmant

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 21:20
Haki Bunjaku

Lexova në gazetë (BS) se në Kosovë për shtatë muaj janë diagnostifikuar 700 persona me sëmundjet vdekjeprurëse: tumor,kancer e leokemi e që këto mund të pëfshihen vetëm me emrin kancer,pasiqë familje e tij janë.

Është kjo shifër shqetësuese dhe alarmante.Për mjekimin e vështirë apo të pamundur jemi të njoftuar.Ndërsa kurreshtja na shtyen të pyesim:Nga çka po shkaktohen?

Supozojmë që nga bombardimet e Natos toka ka mbet e elektrizueme me grimca atomike e radioaktive,në mos edhe me toksinë.Pluhuri e ajri i ndotur që formojnë smogun,të rrezikshëm për shëndet.

Ujrat e zeza që shpesh marrin rrugët e qytetit-kanë ndikim.

Mungesa e gjelbrimit për filtrimin e ajrit dhe hedhurinat gjithëkah.Edhe qej,maca e bagëti të ngordhura,të cilat nuk janë mbuluar me dhe,kurse furra për t`i djegur te ne mungon.

Stresi në kokë nga keqqeverisja dhe borxhet e mëdha e mungesa e ushqimit të shëndetshëm mund të kenë ndikim.

Te ne ka mjekë me një kallabllak specializime,si Prof.mr.Dr,med sic e spic e ku ta di unë?!

Ka me këso kualifikimesh edhe nga shkencat natyrore,bile edhe akademikë,por të gjithë janë të heshtur.

Këta po mi kujtojnë gjeneralët e Hashimit,që kishin një kallabllak nishana në supe e gjoks,por nuk dinin të jepnin as të merrnin komandë ushtarake,kurse në luftë,zoti na ruejt,nuk hynin fare.

Apo përhapen këto sëmundje me anë të ajrit,të ujit,të bukës gatuar nga mielli i Sërbisë,apo nga diçka tjetër?

Mos kanë kaluar në sëmundje infektuese?!!

Duhet,gjithësesi,të thuhet fjala e kompetentëve.Kur po lexoj që të rinj e fëmijë të prekur nga këto sëmundje;shumë kohë smund po stabilizohem.Rënd me të thën edhe dy javë e përfundove jetën.

(Në 2002 e pata djalin e dytë sëmurë në Unispital dhe krye jave kur shkuem me shoqën e gjetëm në koma dhe askush aty.Nuk na kishin dhën diagnozë.E bëjmë gjendjen alarmante.Po,aparati,thonë është i shtrnjtë.Mbrena një ore me na e dhën diagnozën dhe nëse është e keqe,mos ia thueni djalit po mue.E kush je ti,kurse ai është në moshë madhore?-Unë jam Zoti i tij dhe i yti.Pra ti kije me hy në dhe para tij.

Ngau vajza dhe i ka thën rueju e shukatu se ky ka dal prej kontrollit e të vret,po largohu sa t`ia marrë armën.Mbas gjysmë ore tjetër mjek na tha;jeni bër tepër merak,po fatmirësisht nuk ka sëmundje serioze.)

Në Francë,pas dhënies së gjakut shkon djali te mjeku me i marrë analizat.Mjeku i thotë në labor e të tregojnë.Laboristi i thotë:Je i diagnostifikur me kancer.Shkon në shtëpi,e merr revolën dhe e vret laboristin.

Është rënd për pacientin kur t`ia komunikojnë këte sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat