Tajfuni Nepartak ”zbarkon” në Kinë pas tri viktimave në Tajvan

Azia

Tajfuni Nepartak ”zbarkon” në Kinë pas tri viktimave në Tajvan

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 14:24
Ilustrim

Tajfuni Nepartak mbërriti në Kinën Lindore me erëra mbi 100 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyer, pasi shkaktoi edhe vdekjen e tre personave në Tajvan, një ditë më parë, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

”Qyteti i Putianit njoftoi për emergjencën e reshjeve, të paktën 250 milimetra vetëm pas katër orëve shi, sot në mëngjes”, shtoi Hsinhua-ja.

Më shumë se 100 trena kanë anuluar udhëtimet në këtë provincë, ndërkohë që nuk ka ende përllogaritje për dëmet e shkaktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat