VIP-at që posedojnë ishuj

Mediale Vip

VIP-at që posedojnë ishuj

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 17:26
Shakira

Celine Dion, Eddie Murphy, David Copperfield, Lenny Kravitz janë vetëm disa nga emrat e famshëm të cilët mund të mburren sepse në listën e pasurisë së tyre kanë edhe ishuj privatë.

Pamela Anderson ishullin e saj e ka marrë si dhuratë. Rokeri Tommy Lee ish-lepurushës së “Playboy”-it më 2007-ën i kishte blerë një ishull afër plazhit Dubai, në mënyrë që t’ia mbushte mendjen t’i kthehej sërish.

Ishulli “Little Hall’s Pond Cay” me një sipërfaqe rreth 180 mijë metra katrorë e ka blerë Johnny Depp .Ai thotë se këtë ishull në Karaibe e ka paguar 3.6 milionë dollarë dhe është një pjesë private e parajsës së tij. Shakira më 2011 i ka bashkuar forcat me Roger Waters dhe për 16 milionë dollarë kanë blerë sëbashku ishullin “Bonds Cay”.

Ishulli gjendet në veri të Bahameve, ndërsa ata planifikojnë që të ndërtojnë në të një shtëpi pushimi luksoze, në të cilën mund të pushojnë vetëm ata që kanë xhepat e thellë. Leonardo DiCaprio më 2005 ka blerë ishullin “Blackadore Caye”. Ai gjendet afër bregdetit Belize, ndërsa Leo planifikon të ndërtojë në të një hotel dhe një aeroport.

Atë e ka paguar 1.75 milion dollarë. Mel Gibson në vitin 2005 kanë blerë njërin prej ishujve të grupit jugor i Fixhit. Për të ka paguar 15 milionë dollarë, ndërsa ky vend është përdorur edhe për xhirime filmash. Edhe pse vetë nuk e ka konfirmuar, Julia Robert thuhet se është pronare e një ishulli në Bahame.

Dhe me ishujt e tyre mund të mburren edhe Steven Spielberg, Eddie Murphy, Nicolas Cage, Tim McGraw dhe gruaja e tij Faith Hill, Ricky Martin, Diana Ross dhe Celine Dion.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat