Morgan bashkohet me stafin e spitalit që e shpëtoi pas aksidentit

Mediale Vip

Morgan bashkohet me stafin e spitalit që e shpëtoi pas aksidentit

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 15:25
Tracy Morgan

Tracy Morgan kishte mysafirë të veçantë në emisionin e tij në New York të enjten.

Komediani përshëndeti stafin e spitalit nga JFK, Institutin e Rehabilitimit “Johnson” i cili kujdesej për të pas aksidentit të tij, raporton Page Six.

Një dëshmitar tha se Morgan shpërtheu në lot pasi stafi doli për ta përqafuar atë.

Gjatë natës, Morgan foli për stafin rehabilitues i cili e ndihmoi atë të ecën dhe të flasë, pasi ai ishte i përfshirë në një aksident në vitin 2014 me një kamion Walmart.

Përplasja i mori jetën shokut të komedianit, James McNair.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat