Avni Klinaku i LB-së: Komandantët i dyfishuan numrat e veteranëve

Lajme

Avni Klinaku i LB-së: Komandantët i dyfishuan numrat e veteranëve

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 22:13
Avni Klinaku

Avni Klinaku, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, që para pak ditësh e cilësoi si skandaloz numrin (46,000 veteranë) e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë që kanë fituar statusin e veteranit të luftës, po thotë se këtë titull nuk e meritojnë të gjithë ata që e kanë marrë.

Në Klan Kosova, Klinaku u shpreh edhe njëherë se listat janë skandaloze dhe numrat e individëve që luftuan në Kosovë janë dyfishuar.

“Që nga fillimi nuk na ka pëlqyer ky proces, me definicione jo të sakta dhe me krejt atë që ka prodhuar. Duhet të vijmë në nj konstatim nëse numri nuk është i fryrë, nuk ka çka të lëndohet askush, por nëse është i fryrë atëherë i bie se dikush është barazuar me dikë pa meritë. Pakënaqësia jonë është hartimi i ligjit dhe listat që kanë dalë nga aty, sepse janë skandaloze”, deklaron Klinaku.

“Shifrat që kanë pas shoqatat e dala nga lufta dhe dokumentet nga komandantët e zonave të cilat ata vet i kanë nënshkruar dalin të dyfishuara. Kjo e dëmton shëmbëlltyrën e këtij procesi”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat