Ushtria e Kosovës, realitet i kohës

Opinione

Ushtria e Kosovës, realitet i kohës

Nga: Fehmi Rama, politikolog Më: 20 maj 2016 Në ora: 11:17

Kongresi amerikan zyrtarisht njëzëri ka miratuar amandamentin ku i bëhet thirrje administratës që në kuadër të Defense Authorization Act (Autorizimit të Aktit të Mbrojtjes), të e përgatis Kosovën për partneritet dhe paqe me NATO-n. Ky miratim nga Kongresi i SHBA – ve është sihariq pë qytetaret e Kosovës për të cilet institucioni më i besuar mbetet FSK – ja, në vitin 2015 më një anket të bërë më qytetaret e vendit ka dalur të jetë institucioni më i besueshëm në vend më 67.8% të respodentëve. Mirpo a do shëndrrohet FSK në ushtri mbetet të shihet pasi që për formimin e ushtrisë nevojitën 2/3 e votave të deputetëve shqiptar dhe 2/3 e votave të deputetëve minoritar, në Kuvendin e Kosovës.

Shndërrimi i FSK-së në ushtri ka hasur në vështirësi reale kushtetuese për arsye se për formimin e saj duhet votat e deputetëve të Listes Serbe. Kryetari i Kuvendit, , ka kërkuar nga Lista serbe të reflektoj duke e përshëndetur vendimin e Kongresit amerikan, sipas tij ky vendim tregon largpamësinë e një shteti, i cili dëshiron stabilitet.
Themeli i sigurisë, ushtria.

Më themelimin e forcave të armatosura të Kosovës, vihet themeli i sigurisë brenda vendit i trashëguar kohë më parë nga lufta për çlirim, kjo luftë u përkrahë në vitin 1999 nga NATO-ja. Kombinimi i forcave të UÇK-së nga toka dhe të NATO-së nga ajri, u shpërblye me çlirimin përfundimtar të Kosovës. Kosova pas çlirimit u vu nën administrimin civilo-ushtarak të ndërkombëtarëve, kurorëzimi i mëvetësisë së Kosovës u bë më shpalljen e pavarësisë në 2008-tën, nga ajo kohë pamë shtet ndërtim, njohje të pavarësisë nga shtete mike dhe integrim evropian duke kaluar fazën pos tranzitore.

Mirëpo formësimi i njëmendtë shtetëror bëhet kur të formohen forcat e armatosura, forca të cilat do të jenë organi institucional i thirrur për sigurinë e vendit. Më formimin e FAK-ut, hapen mundësit për të qenë kontribuues të paqes rajonale por dhe më gjerë.

Shteti është sovranë në kuptimin e plotë të fjalës atëherë kur ushtari i cili i shërben vendit të tij qëndron i armatosur dhe në këmbë në shtetin e tij, pa u rrezikuar nga askush atëherë mundë të thuhet së jemi vend i sigurtë i mbrojtur nga forcat tona në koordinim me aleatet.

Forcat e armatosura domosdoshmëri e kohës

Forcat e armatosura do jenë mbrojtëse të sovranitetit, integritetit territorial, qytetarëve, pasurisë dhe interesave të Republikës së Kosovës. do të jenë të obliguara për evitimin nga lufta dhe mbajtjen e paqes, mbrojtien dhe sigurimin e popullit, mbrojtjen nga kërcënimet e sigurisë.

Këto forca do të ruajnë diversitetin etnik të popullsisë në Kosovë, derisa rekrutimi do të ndodhë në mesin e shtetaseve të Republikës së Kosovës.

Ushtria e Republikës së Kosovës do të kontribuojë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes rajonale, evropiane dhe stabilitetit global. Për tu krijuar Ushtria e Kosovës është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, ku duhet të votojnë edhe deputetët serb.

Themelimi forcave të armatosura, është domosdoshmëri për realizimin e aspiratave të lirisë dhe paqes nacionale. Kosova me themelimin e forcave të armatosura si vendi më properëndimor në rajon, do të punoi më përkushtim për të qenë anëtare e NATO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat