Bëje qejfin pushkë!

Opinione

Bëje qejfin pushkë!

Nga: Kimete Berisha Më: 1 maj 2016 Në ora: 12:42

Kah me ja mbajt sot!

Me dal me protestu, t'keshin gjjnja, thonë shih kjo kishe po di diçka, këqyr me ra n'sy...

Me ua thënë të drejtën, sot s'po ndihem e pakënaqur.

Dje e kam marrë rrogën, me rritje. Dy euro e do cent më shumë, për shkak të përvojës (për ata që s'e dinë, 1 vit përvojë pune në KS paguhet 2 euro e diçka).

A mundeni ju me besu që jam gëzu! Gjjthmonë jam gëzu për gjana të vogla. Për shembull, dikur, për do fjalë të bukura, mend më kanë lënë...

S'bën m'u çu peshë, e m'u anku për gjjthçka, se Zoti nuk i do njerëzit që rrin veç tuj u anku.

Jam me njerëzit që i dua më së shumti në botë. Kam fjetur sa kam dashur vet.

Jam zgjuar plotësisht e lirë për të bërë çfarë dua vet.

Ajri i pastër. Qielli as i kthjellët, as i errët, magjik.

Pema para ballkonit tim po më bën teferiq.

Kafe turke, piva. Lajmet i lexova.

S'po di a me hëngër pasulin (fantastik) të pramshit a m'i maru do petulla!

Me shku n'Gërmi me ec me patika t'reja, s'po ma merr mendja.

Po tutna mos po e shoh naj njeri t'njofshëm, m'vjen inati me m'pa.

Mos po ma ngjesin naj fjalë. Thonë qe, kjo u ardh me marr shënime, me 'spiunu' dhe me përqesh lumturinë njerëzore.

Unë sot ndihem e kënaqur për vete, dhe bash kisha shku me rreh defa e me kcy, qysh di unë, m'u kënaq.
Ka 1 vit që s'kam pasur rast të kcej.

Jam e disponuar me kcy e me knu, shumë, por me pas mujt tinëz diqysh, mos m'u ditë që jam unë.

Plus që, unë kam arsye të festoj, kur këqyri hollë e hollë. Jam punësuar më 1 Maj.

Sot mbledhen qejfli e qejflesha në Gërmi e festojnë për 1 Majin.

Këtë festë e kam parë pas luftës në Prishtinë, se ne fëmijët e lagjes Tavnik në Mitrovicë mbajmë mend vetëm gomat e kerreve që i digjnim.

Nejse, unë jo, nuk merrja pjesë direkte në zjarrvënie, por merrja pjesë direkte në festën e zjarrit, ndihesha shumë mirë kur i shihja nga larg nëpër terr gomat që digjeshin.

Kurrë nuk e kam kuptuar këtë kënaqësi që më vinte nga zjarri.

Si në atë tregimin popullor, ai zjarri që të ngroh nga larg, të jep shenjë, zjarri që të bën të fala nga mali dhe të tregon ty se ti nuk je vetëm, por është një shok atje larg që të ruan nga dëshpërimi dhe vetmia.

Në fëmijërinë time, kanë festuar vetëm të rinjtë, të vjetrit janë marrë me politikë dhe neve na kanë thënë 'mani' (mosni).

Në më dëgjoni mua, bëjeni qejfin pushkë.

Me protestu, protestoni kur të doni.

Nuk është e spjegueshme që të papunët të festojnë ditën e punëtorëve (e punëtorët të shkojnë në Durrës e Ulqin), po nashtë, shfrytëzoje rastin, kënaqu ti, se lumturia është 'gjendje' e paspjegueshme.

A e ke pa, ndodh që i papuni dhe varfëri ndihet më i lumtur, më i dashur, më i shëndosh dhe më i vlefshëm se i pasuri. Dhe, jeton më gjatë.

Ndoshta, sepse, qejfi është pa pare. Dikush është i bekuar, nuk i duhet shumë për t'u ndjer i lumtur dhe në qejf, i mjafton të dëgjoj muzikë të shpirtit.

Nganjëherë lumturia vjen nga ëndrra. Mua më ka ndodhur që gjjthë ditën të ndjehem e lumtur për shkak të një ëndrre të bukur kur e kam parë.

Mos ta ndin ty. Bën qejf.

Unë tani do të shkoj diku ku kurrë s'kam qenë më parë, sepse e konsiderojnë vend të burrave-në pazar të kerreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat