Flamuri i BE-së ndalohet në Eurovizion

Opinione

Flamuri i BE-së ndalohet në Eurovizion

Nga: Kimete Berisha Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:16

Flamuri i Kosovës për Eurovizionin qenka më i rrezikshëm dhe më i urryer sesa flamuri i ISIS-it.

Prandaj, në listën e Eurovizionit, flamuri i Kosovës u prin flamujve që ndalohen rreptësisht.

Asnjë reagim nga BE që vet e ka disenjuar këtë flamur; asnjë reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës që gjithë ditën s'merren me gjë tjetër, veç me ju hy në bythë serbëve, m'i marrë me t'mirë e tuj luftu me mish e me shpirt shqiptarët e shkretë që 'shkininë' çetnike antishqiptare të Serbisë gjithqysh m'i përvetësu e m'i ba për veti;asnjë reagim nga artistët dhe nga këngëtarët shqiptarë.

Sot më i interesant u duket shqiptarëve fotografia e lamtumirës së Rona Nishliut me 'gërshetat' e saj, sesa ofendimi dhe refuzimi që ia bën Eurovizioni flamurit të Kosovës, i cili sipas tyre, përmban imazhe diskriminuese dhe politike.
Me pas veç pak dinjitet, në shenjë proteste, ish dasht Shqipëria mos me marr pjesë fare në Eurovizion.

Se edhe ashtu Shqipëria s'ka shans...këngë 'më të keqe' se të Eneida Tarifas zor e ke me gjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat