Prej burgut në Kuvend!

Opinione

Prej burgut në Kuvend!

Nga: Kimete Berisha Më: 28 prill 2016 Në ora: 23:14

Shukri Buja.

Sapo doli nga burgu, hyri në Kuvend. E zuri vendin e Azem Sylës, i cili është duke ikur nga burgu.

E meriton Shukri Buja, prandaj Presidenti Thaçi kurrë nuk ka heq dorë prej tij.
Sepse, Shukria e denoncoi Fatmir Limajn në Hagë.

Ka pas thënë për Fatmirin në Hagë se “Ai ka faj për të burgosurit e Kleçkës”.

I ka pas thënë Hagës, tuj u përqyrrë se në UÇK “ka pasur arrestime për hakmarrje personale”.

Por, pastaj doli rren deklarata e tij, sepse Fatmiri u lirua i pafajshëm.

Me futjen e Shukrisë në Kuvend, priten ndryshime të mëdha, sepse me qeverisjen e Shukri Bujës edhe Lipjani ka pas ndryshuar shumë.

Edhe në Lipjan, si në vende evropiane, është një vend (i Shukri Bujës) dedikuar turistëve të interesuar që të pushojnë në villa që ofrojnë qetësi shpirtërore, me pamje kah romantika.

Shukria në fundit të vitit të kaluar u dënua me 4 muaj burg me kusht dhe me 2,000 € shkaku se nuk e ka deklaruar pasurinë.

Pse me deklaru pasurinë, kur mundesh mos me deklaru.

Më hesap ke, i paguan 2,000 € m'i fsheh pasurinë.

Janë dhjetë villa që gjenden në Bujanë të Lipjanit, pronë e Valonit, djalit të Shukrsë.

Këto villa, plus restorantin, Shukria i ka pagëzuar me emrin “Pauna” –“Villa Pauna”.

Pauna është fjalë serbe që në shqip do të thotë “pallua”.

Pallua i thonë atij llojit të bukur të zogut, me pupla ekstravagande. Pallua është simbol i pavdekësisë, anipse villat e Shukriut janë të ndërtuara prej drurit.

Pallua është simbol edhe i ripërtritjes, dhe ringjalljes, sepse pallua është në gjendje ta hajë edhe gjarprin helmues pa kurrëfar pasojash.

Pitagora shkruante për Homerin, se shpirti i tij u reinkarnua në pallua, pra nëpërmjet kësaj hiperbolle Pitagora donte të thoshte se fjalët dhe poezitë e poetit janë të pavdekshme.

Më mirë që ekzistojnë këto villa të Shukri Bujës, sesa të mos ekzistonin, sepse e zbukurojnë fshatin.
Jo vetëm villave të tij nuk u dihet prejardhja.

E panjohur është pasuria e secilit politikan të Kosovës, të cilët, prej më të voglit e deri te më i madhi, deri pas luftës s'kanë pasur as m* në b*.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat