Kishe po çuditemi me Vehbi Kajtazogllu!

Opinione

Kishe po çuditemi me Vehbi Kajtazogllu!

Nga: Kimete Berisha Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:07

Nuk ka mashkull që në një moment të caktuar nuk e shan një femër.
Të rrallë janë njerëzit normal, jo njerëzit e poshtër.

Çuditemi kur takojmë një njeri normal, që ka mëshirë dhe shpirt, nuk çuditemi nga shëmtia dhe mizogjinia.

Mos me qenë frika nga ndëshkimi i Zotit, i ligjit dhe nga hakmarrja, njeriu do të ishte më i zi se bisha.

Kanë vdekur ata meshkuj që kur nervozohen nuk i thonë femrës 'lopë, 'lahpericë', 'kurvë', 'kudër', 'injorante', 'naive', 'budallicë', katunark', 'magjupe', 'shtrigë', 'lavire'...pa marrë parasysh çka e kanë atë femër, a e kanë çikë, grua, të dashur, shoqe, kushërirë, kolege...

Edhe femrat flasin keq për meshkujt, gjë udhën nuk ua lëshojnë meshkujve për nga ultësia e shprehjeve.
Derisa meshkujt (për ta spikatur veten si të mençur, demek) parapëlqejnë ta quajnë femrën 'lopë', femrat (natyrisht, në momente nervozizmi ) preferojnë ta quajnë mashkullin 'qen', e nëse mashkulli është i vjetër epitetit 'qen' ia shtojmë mbiemrin cilësor 'plak', dhe e quajmë 'qeni plak'.

Femrat gjithmojnë kujtojnë se meshkujt që sillen keq me to ose janë të paaftë për gra (impotenta), ose janë 'pedera'.

Sido që të jetë, diçka nuk është në rregull me mashkullin që nuk ngihet mllef ndaj një vajze, që për qejf e urren femrën, pa pasur asnjë motiv të madh për t'u ndjerë aq i frustruar nga prania e saj.

Ku me ditë për çfarë problemi të thellë psikologjik bëhet fjalë këtu; ku me ditë çfarë kënaqësie apo çfarë tërheqje magnetike ndjejnë dy meshkuj të cilët kurrë pa u ndal (si kuajt) flasin keq për femrat.
Punë për ta.
U çkefshin, nga para, dhe nga pas./Nga blogu i saj në facebook

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat