Ligji të spiunëve i mungon atoritetit, ofro një vit ligji nul

Opinione

Ligji të spiunëve i mungon atoritetit, ofro një vit ligji nul

Nga: Kryetar i PDM-së,Ilir Vata Më: 27 prill 2016 Në ora: 19:20

Ndodh që institucionet e shtetit të bëhen shkelës të ligjit dhe kjo po ndodhë pikërisht me ligjin Nr. 45/2015 ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT të botuar në fletore zyrtare?!

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Shqipërisë vendosi:..

Ja nenet që nuk kanë përgjigje që pengojnë ligjin të marrë jetë për hapjen e dosjeve.
Neni 43 Aktet nënligjore 1. Këshilli i Ministrave, brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton aktet nënligjore për procedurën e kalimit në administrim të Autoritetit të materialeve arkivore, të parashikuar nga nenet 14 dhe 15, mënyrën e ruajtjes fizike të tyre, si dhe tarifat e pagesat, të parashikuara nga neni 25 i këtij ligji.

2. Autoriteti, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton rregulloren e organizimit dhe funksionimit të tij, mbështetur në parimet e parashikuara nga neni 4 i këtij ligji.

Neni 44 Dispozitë kalimtare 1. Brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi zgjedh anëtarët e Autoritetit. 2. Brenda dy muajve nga ngritja e Autoritetit, rrjeti arkivor i Republikës së Shqipërisë paraqet informacion pranë Autoritetit dhe vë në dispozicion të tij informacionet dhe dokumentet e kërkuara prej tij, sipas këtij ligji. 3. Brenda tre muajve nga fillimi i funksionimit të Autoritetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe SHISH-i duhet të kenë kaluar në administrim tek Autoriteti të gjithë arkivin e ishSigurimit të Shtetit.

Neni 45 Shfuqizime Çdo dispozitë ligjore për aq sa vjen në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohet.
Neni 46 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 30.4.2015 Shpallur me dekretin nr. 9113, datë 22.5.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

E ndonse ligji është botuar në fletore zyrtarë shkelës bëhet vetë atoriteti ligjvënës, duke vënë në dilem funksionalitetin ligjorë në Shqipëri dhe na ana tjetër kemi klithmën për reformën në drejtësi?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat