Xhaketat e vjetra largohen por të mbajnë përgjegjësi për gjëndjen e Shqipërisë

Opinione

Xhaketat e vjetra largohen por të mbajnë përgjegjësi për gjëndjen e Shqipërisë

Nga: Pirro Prifti Më: 24 prill 2016 Në ora: 20:08

Shumë u përfol për asamblenë e PS ,mbledhjet e të cilës njihen si mbledhje me shumë debate të cilat janë transmetuar në tv e media.

Një nga risitë më të spikatura ishin të ashtuquajturat dorëheqj nga anëtarësia e kryesisë e disa figurave të vjetra të PS dhe atyre të fundit të mbetura që nga 1991: Namik Doles dhe Arta Dades, të cilët për hir të së vërtetës u tërhoqën me dinjitet, pavarësisht thashethemeve se shmangia e tyre nga kryesia ishte e rekumanduar nga lart.
I vetmi trim në luftë i cili u votua për të drejtuar si sekretar I përgjithshëm, më shumë nga të gjithë ishte Gramz Ruçi, i cili pavarësisht se është një xhaketë nga më të vjetrat, mbetet si `fara e kosit` që tharton qumështin socialist që prej qershorit të largët të 1991 ku PPSH u metamorfozua në PS e sotme.

Përse këto xhaketata të vjetra të nderuara gjithsesi nga socialisët, mbajnë përgjegjësitë e tyre për të kaluarën e PS, por për më tepër edhe për ngjarjet që kanë rrjedhur gjatë 25 viteve në Shqipëri sidomos për zgjatjen e periudhës së tranzicionit me të gjitha pasojat e saj.

E parë nga kjo pikpamje këtu nuk e kam fjalën vetëm për këta dy anëtarë të vjetër dhe drejtues të PS por për të gjithë grupin e socialistëve që drejtuan PS që nga themelimi i saj përfshi dhe ata që janë sot në PSD, LSI, madje edhe në PD, të cilët për arësye të ndryshme sedimentuan në parti të tjera kryesisht jo për parime, por më mirë të themi për pakënaqësi `në ndarjen e byrekut` apo më mirë `të tortës` së pushtetit.

Shumë nga kata njerëz të së majtës sidomos ata të moshës së Namik Dokles dhe të Arta Dades, me përjashtim ndoshta të Servet Pëllumbit që mbetet idealist i së majtës dhe një konservues i socializmit të vjetër, dihet se u caktuan dhe emëruan nga ish drejtuesi i PPSH së atëhershme Ramiz Alia, me idenë e intelektualëve më të mirë të asaj kohe brënda PPSH së atëhershme, madje disa nga ata kishin funksione që atëhere.

Pavarësisht caktimit të tyre, dhe jo përzgjedhjes së tyre, nga `udhëheqësi i dashur` i Partisë së atëhershme midis 173 intelektualëve të shquar të asaj kohe duke i caktuar si drejtues të PS (sepse një pjesë e tyre u caktua të formojë PD, PSD dhe PR) në gusht –shtator të vitit 1990, qëndrimi i tyre për një kohë kaq të gjatë në të tre pushtetet, respektivisht sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, i ngarkon me përgjegjësi të paktën morale për vështirsitë, problemet, anarkinë, papunësinë, bërjen e ligjeve jo të rregullta e plot arna (shumë amendime brënda ligjeve), pa ndëshkueshmërisë, korrupsionin dhe kriminalizmin e politikës, etj.

Largimi i tyre qoftë me duartrokitje, qoftë në heshtje apo dhe me debate e grindje, ka qënë një domosdoshmëri dhe zëvëndësimi i tyre me brezin e ri gjithashtu mbetet një aspiratë sidomos sot kur afrimi i të rinjve si politikanë të rinj duhet bërë me kujdes që të mos përsëriten gabimet e të djeshmes.

Në Aspektin tjetër, ka dhe politikanë që dikur ishin të rinjtë e FRESSH, dhe tani drejtojnë parti a janë drejtues, ose kanë qënë respektivisht drejtues të pushteteve, sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare apo lokale ndër vite, shoh se kanë pësuar një transformim jo për mirë, sepse eksperienca e viteve në pushtet u ka dhënë mundësinë jo vetëm të zgjidhnin problemet ekonomike, sociale, dhe politike të Shqipërisë, por edhe i ka ndotur me mos fuksionimin si duhet të pushteteve dhe të shtetit shqiptar.

Këto anomali të cilat janë aq shumë diskutuar, debatuar, në media e tv, gazeta, dhe në popull gjërësisht, kanë shkaktuar gjëndjen aq të rëndë e të diskutueshme, problemet e të cilave gjithashtu kanë shkaktuar shumë konflikte politike brënda vëndit dhe kanë krijuar mosbesim dhe një përshtypje të keqe për Shqipërinë jashtë vendit.

Këta politikanë së bashku me politikën në përgjithësi, e kanë mbajtur Shqipërinë në një tranzicion të gjatë, duke e dëmtuar vendin, qoftë nga mungesa e eksperiencës në fillim për shkak të ndryshimit të sistemeve, dhe për shkak të të ashtuquajturës `krijimit të klasës së pasur`, krijuan një sistem drejtimi korruptiv, dhe rryshfet marrës, pandëshkueshmërinë ndaj ligjit, duke shmangur teknokracinë dhe meritokracinë në drejtim, e duke futur militantizmin në drejtim.

E parë gjithashtu në këtë këndvështrim, e shoh debatin e ngritur nga Blushi, Hafizi, e ndonjë tjetër, si një debat jo të sinqertë bënda të Partisë, madje e shoh si një akuzë të paguar nga të tjerë, të cilëve ju intereson destabilizimi (brënda maxhorancës), dhe të vendit.

Duke parë interesimin e BE dhe të SHBA për të bërë reformat nga ana e kësaj maxhorance, pavarësisht gabimeve të bëra, shoh se kundërshtimet dhe konfliktet e ngritura nga Opozita e cila përkrahet çuditërisht dhe me keqardhje nga Blushi dhe Hafizi, pakënaqësia e të cilëve lidhet më tepër nga mos dhënia e posteve që kanë kërkuar, se sa nga problemet brënda maxhorancës apo nga akuzat e pabazuara të Opozitës, - po pengojnë integrimin dhe reformat.

Së fundmi shpresoj se mënjanimi i xhaketave të vjetra nga drejtimi i PS, është një aspekt pozitiv i ndryshimeve në një parti të majtë drejtuese dhe në fakt mud të jetë dhe dekomunistizimi përfundimtar i kësaj partie.

Shpresojmë që kjo të ndodhë dhe në partitë e tjera të mëdha të Shqipërisë së bashku me nismat e tjera të rekomanduara nga BE dhe Lu i SHBA.

[email protected]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat