Presidenti i TURPIT e MARRES!

Opinione

Presidenti i TURPIT e MARRES!

Nga: Sinan Kastrati Më: 28 shkurt 2016 Në ora: 16:24

I nderuari Bajram nuk të njoh e as nuk më njeh edhe pse kam dëgjuar fjalë të mira për Familjen tënde.
Shkrimin tënd e lexova dhe nuk e kisha ndërmend me reagua për arsye të shumta e në radhë të parë për hire të ”stabilitetit” e ”uljes” së gjakrave ama të flasësh me një gjuhë të tillë sikur ti Bajram është me tepër se sa TURP, fyerje për ne shqiptarët që juve ju kemi përkrah.

Zgjedhja e Hashimit kryetar i Kosovës është TURPI dhe MARRJA më e madhe që kemi prit ne shqiptarët, shumica dhe unë që jetojmë në Suedi, Gjermani … e Zvicër.
Arsyet i din.

Bajram kush sipas teje janë ata trima e ato trimëresha? ”U rreshtuan bashkë dhe u konsoliduan shpejt “trima/resha, patriotë/te, e parimorë/re”, dhe u munduan pandalshëm që, me pak punë të përfitojnë shumë, pa e çarë kokën se po ndjellin përçarje zhgënjyese partiake, në kohën kur përqendrimi në punë dhe uniteti po bëhej parakusht për ta ri dëshmuar para të gjithëve efikasitetin dhe qeverisjen e bërë nga kuadrot e LDK-së në këtë koalicion qeveritar.”

A pak të duket Donika Gërvalla, vajza e patriotit, të Madh, Gërvalla?
Po Saim Lush Alia-Tahiraj nga (Belegu) Zvicra?

Idriz Zeqiraj?
Një intelektual i rrallë.
Të gjithë këta, Bajram të lidhin ty për ushkuri të bëjnë zhag.

Kur ka qenë në frontet e luftës Saimi, ku ke qenë ti?

Bajram, Turp të koftë ty që del si qatip i Isës dhe turpi kurrë mos ju hjekt ty, Isës e të tjerëve, ministra e deputetë!
Ju e ndatë LDK-në edhe njëherë, aferim iu koftë!

Kam pasur besim në Melihate Tërmkollin, në Arben Gashin, në Armend Zemën e Ali Sadrinë, Alma Lamën etj se sa për ty, Sabri Hamitin, Ismet Beqirin dhe sahanlëpirësit e tjerë kur nuk ma ka marr mendja e nuk iu kam besua se qitni pushkë.

A të kujtohet çka i thoshte Hashimi ”Akademik” Sabri Hamitit në Parlament?
-Plagjiator.

Po Ismet Beqirit?

Por ti atëherë nuk ke qenë ”telall” i Isës prandaj edhe nuk e din?

Po kur u zgjodh Ibrahim Rugova president a të kujtohet o Bajram se si ia bënë me gjak at ditë, kush tjetër pos partia ”demokratike” që ka një emër sikurse edhe ”partia” e juaj, jo më e imja, që si duket jeni binjakëzua.
Ka qenë mirë të bashkoheni bashkë e ta gjeni edhe një emër të përbashkët pa ia hequr fjalën ”demokratike”, ”partia demokratike e …. ”

Bajram, a të kujtohet deputetja, ”zonja” Brovina, plakushja kur nuk qohej në këmbë kur u zgjodh Rugova president?

Po kjo plakushë tash i dhuronte lule Hashimit ndërsa ato lule, Hashimi ia ”falte” Teutës, për meritat që ka edhe ajo për zgjedhjen e Hashimit kryetar.

Ky ishte një nënçmim, turpërim për neve që kemi kontribuar më shumë se sa ti e ata sejmene që janë ulur aty prandaj kemi të drejtë me reagua, publikisht kundër Isës e juve.

Bajram, mos e hiq tupanin nga krahi e mëshoj sa të mundesh o telalli i Isës!

Edhe pak. Isa që ti po i shkon mbrapa nuk është hiq më i mirë se sa ish shefi i tij Bujar Bukoshi dhe tash Hashim Thaqi.

Atë që s`munden ta bëjnë Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja e ”fatosat” e nënës, e bëtë ju delegatë e ministra të Isës, më 2016, eksakt pas 42 vjetëve të kushtetutës së vitit 1974, 27 vjetëve të ngujimit të minatorëve të Trepçës dhe 26 vjetëve të Ndryshimit të kushtetutës me dhunë (23 Mars 199) po në at parlament ku Isa me ferman e vendosi Hashimin në fron.

Bajram, nuk përkrahi sjelljet e vetëvendosjes me tym e gaz lotsjellës e aq më pak që grupe e individë sulmojnë pronën private e jetën e njerëzve siç ishte rasti i kalljes së veturës private të Memli Krasniqit, djalit të Milazim Krasniqit apo sulmi ndaj shtëpisë dhe familjes së Isa Mustafës. Për mua këto sjellje e veprime janë të papranueshme-terroriste po aq sa janë të papranueshme fjalët e tua e sjelljet e Isës.
Sinan Kastrati, Suedi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat