Rrudhja e territorit vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës

Opinione

Rrudhja e territorit vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:22

*** Tëkurrja e tërësisë territoriale e Kosovës së Shqipërisë Etnike është në funksion të vazhdimësisë së doktrinës dhe të praktikës së strategjisë gjeopolitike kolonialiste sllave të Ballkanit (1878-2016).

Këtë strategji fatkeqe të rrezikshme dhe kërcënuese për qenien dhe identitetin kombëtar, shtetëror dhe territorial të Shqipërisë Etnike, ndër të tjera, e provojnë, edhe dy marrëveshje të lidhura të Kosovës me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, sipas së cilave Kosova do të humbiste 14 mijë e 500 hektarë territor të saj. Duke qenë se Maqedonisë i janë dhuruar “2500 hektarë” , kurse Malit të Zi, pritet t’i falën “12 mijë hektarë”, po qe se ratifikohet Marrëveshja e demarkacionit, e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015 nga kryeministri Nazmi Mustafa dhe nga nënkryeministri i tij, Hashim Thaçi me përfaqësuesit e qeverisë së Malit të Zi.
Gllabrimi i territorit shqiptar dhe mohimi i identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, sëmundje shekullore e barbarëve sllavë të Ballkanit!

S'ka dyshim se, përfundimi i Marrëveshjes së kufirit ndërmjet të ashtuquajturës "RFJ" dhe IRJM-së më 2001 (sipas së cilës Kosovës, i janë shkëputur 2500 haktarë të territorit të saj në favor të IRJM-së), është një mesazh i qartë për shqiptarët jo vetëm të Kosovës dhe të Iliridës, por për të gjithë shqiptarët në Ballkan, se doktrina dhe strategjia gjeopolitike sllave është riaktualizuar pikërisht në frymën e çasjes karteziane, e cila është kompatibile me konceptin e sferave të interesit të amalgamës së dikurshme sllave me Rusinë cariste dhe me Bashkimin Sovjetik në krye(1878-1990).
Si duket këtë "lojë" gjeopolitike të rrezikshme për ricopëtimin e mëtjemë të territorit etnik shqiptar, "elitat politike" shqiptare nuk e kanë kuptuar drejt dhe, nuk e kanë të qartë sa duhet, sepse kjo para së gjithash nuk ka të bëjë vetëm me sistemin interpretues të koncepteve themelore të globalizmit botëror, të arritjes së ekuilibrit të politikës ndërkombëtare për t'i pajtuar divergjencat ndërmjet konkurruesve dhe "nomadëve" të vendeve të Evropës Juglindore ( të shkatërruar në çdo segment të qenies së tyre, sipas konceptit të totalitetit global), si dhe mbi këtë bazë kinse për të siguruar paqen dhe rendin ndërkombëtar, por ka të bëjë me luftën e vazhdueshme globale të gjeopolitikës moderne (tani, jo në frymën e krijimit të blloqeve dhe të identiteteve gjeografike, gjë kjo ishte karakteristikë e gjeopolitikës së periudhës së luftës së ftohtë ndërmjet dy superfuqive botërore SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik), struktura e së cilës objektivisht paraqet determinimin e entiteteve gjeografike, përkatësisht kondensimin epistemologjik dhe ontologjik të botës së globalizuar sipas konceptit imperialist të perandorive të dikurshme romake, bizantine, osmane etj.

Në këtë vështrim, qarqet politike zyrtare të regjimit sllav të Beogradit, të Podgoricës dhe të Shkupit, janë duke ecur në hap me parametrat e gjeopolitikës moderne sllave, duke u përpjekur që me ndihmën e tyre paraprakisht të caktojnë "kushtet e baraspeshimit" jo vetëm në aspektin e pluralizimit dhe të "demokratizimit" rajonal të politikës, të ekonomisë, të tregtisë, të kulturës, të multietnikes e të tjera, por edhe në aspektin e "globalizimit" të territorit etnik shqiptar, sikurse që është rasti i Marrëveshjes së caktimit të vijës së demarkacionit midis ish-"RFJ-së" dhe IRJM-së (2001), si dhe Marrëveshja e demarkacionit të vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi (26 gusht 2015).
Në thelb, përmbajtja e këtyre Marrëveshjeve, para së gjithash vë në dukje vampirizimin e pretendimeve territoriale të sllavëve të Ballkanit ndaj territorit etnik shqiptar, i cili fatkeqësisht de facto dhe de jure ende ndodhet nën jurisdiksionin kolonialist të Beogradit, të Shkupit, të Athinës dhe të Podgoricës. Rasti i shqiptarëve në Kosovë, i shqiptarëve të Anamoravës, të Iliridës dhe të Malit të Zi, provon në mënyrë të argumentuar dhe të qartë politikën nga pozita e forces dhe epërsinë së fuqive të mëdha botërore, që përbëjnë politikën ndërkombëtare, si dramë objektive të globalizimit territorial në disfavor të territorit të përgjithshëm dhe të popullit shqiptar të Shqipërisë etnike. Për më tepër, doktrina dhe strategjia e këtillë e gjeopolitikës së hibridizuar të sllavëve të Ballkanit me piemontin e tyre në krye-SERBINË E MADHE, sheshit vë në dukje ineteresat e tyre konvergjente, që shqiptarëve t'ua mohojnë të drejtën e vetëvendosjes, të ribashkimit dhe të pavarësisë, duke i mbajtur edhe më tej të kolonizuar dhe të copëtuar në katër shtetet sllave(Serbia,Mali i Zi, IRJM, Greqia).
Pse qeveria e Kosovës nuk ndryshoi asgjë nga Marrëveshja RFJ-IRJM për demarkackionin kufitar Serbi-Maqedoni (2001)?

E vlen të nënvizojmë faktin se, ndonëse ipso facto përmbajtja e kësaj Marrëveshjeje nuk ka të bëjë me kurrfarë territorial serbo-maqedon, por me territorin etnik shqiptar të Kosovës (domethënë kjo Marrëveshje është lidhur pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe, në kurriz të shqiptarëve dhe të Kosovës, sepse sipas saj iu tjetëruan 2500 hektarë tokë të punueshme dhe kullosa Maqedonisë, që ligjërisht është nonsens juridik, sepse edhe sipas së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare është nul=e pavlefshme për shqiptarët e Kosovës), kjo, drjetpërdrejt qe mbështetur nga institucioni më i lartë i bashkësisë ndërkombëtare-Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
OKB-ja mbështeti Marrëveshjen ndërkufitare Beograd-Shkup(2001)!

Sipas deklaratës zyrtare konfirmuese të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, KS (sikurse Deklarata zyrtare e KS të KB, e datës 7 mars 2001) të Kombeve të Bashkuara e njeh Marrëveshjen ndërkufitare, të arritur mes Beogradit dhe Shkupit) Mirëpo, kjo mbështetje është në kolizion si me Rezolutën 1244 të KS të KB-së për Kosovën, ashtu edhe me ompetencat dhe me autorizimet e Këshillit të Sigurimit ngase Marrëveshja e theksuar nuk ka qenë objekt shqyrtimi i Arbitrazhit të Gjykatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat