Sfida e institucioneve të Kosovës dhe lufta kundër terrorizmit

Opinione

Sfida e institucioneve të Kosovës dhe lufta kundër terrorizmit

Nga: Kreshnik Aliaj Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 13:44

Instutucionet e Kosovës sa më parë duhet të instalojn në territorin e Republikës së Kosovës 36,000 mijë kamera të teknologjis së lart të cilat duhet të monitorohen nga 3000 mijë punonjës 24 orë në ditë, këta punonjës duhet të kan 200 zyrë në vende të ndryshme të Kosovës, ndërsa në kufijt e Kosovës në një distanc ë 4 klm në mbrendi të Kosovës duhet të instalohen 1000 mijë kamëra më zoom-in të teknologjisë së lart ushtarake që jan pordorur dhe po përdorën në Avganistan dhe Irak nga Ushtria Amerikane.
Terroristët, ekstremistët dhe radikalistët kan përdorur dhe po përdorin metoda alternativë, teknika dhe taktika të ndryshme sipas situatës me shpenzimë minimale dhe me dëme maksimale dhe ekstreme në botë,kjo stratëgji jep sinjalë negativ alarmues tek un si specialist i terrorizmit dhe kundër terrorizmit.
Dua ti njoftoj të gjithë qytëtarët e Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës të jan mjaft vigjilent në ditët,muajt dhë vitet që do të vijnë dhe të fokusohen në zhvillimin sa më të shpejt të Kosovës në të mira materiale dhe humane, pra në shkollim superior dhe ekonomi të qëndrueshme, sepse terrorizmi mund të godas fort shtetin tonë dhe të ardhmën e shoqëris në Kosovë.
Terrorizmi po ndryshon metodën e të vepruarit shpejt me një sukses shumë të madh nga veprimet guerile në veprime individuale të të njejtit qëllim eleminimin e njerzve dhe implikimin e frigës në vendin ku është bërë terrori,gjithashtu këtu me një sukses shumë të madh po ndikon në mediat botërore që ato të shpërndajn informacionin në të gjithë botën mbrenda ditës, pra po bëhen faktorë i rëndësishëm.
Këta terrorist, radikalist, ekstremist shumë shpejt do të ndryshojn metodën e të vepruarit nga gueril në atë të vëprimit individual, pra nga vetëvrasësit me bomba në vrasje individuale e kjo nuk do të kursej edhe shtëpit individualisht, pra do të hyn edhe nëpër shtëpi dhe do të likuidojn njerëz, gjithashtu do te ndrrojn edhe metoden e sulmit tek njerzit, pra do të bejn sulm nga distanca me snajper.
Këta terrorist, radikalist, ekstremist të formuluar nga xhihadi i trilluar dhe i shtrembëruar do të rekrutojn njerëz në të ardhmën nëse nuk ndërmirren masa urgjente, jo vetëm te ne në Kosovë, por edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe të botës.
Institucionet e Kosoves, pra njerezit kompetent duhet sa më shpejt të kan një strategji veprim bazuar ne ligje dhe të detyrojn pronarët e Hoteleve,Moteleve të mbajn evidencë në sistemin e tyre kur të vij klienti në Hotel,Motel, pra ti kërkoj ID-kartelen ose pasaportën dhe shenimet të vendosen në sistem për siguri, gjithashtu qytetarët të cilët kan banesa dhe shtëpi ti deklarojn personat që jan me qira, pra të evidentohen nëpërmjet kontratës te noteri, që të kanë evidentim se kush është me qira.
Gjithashtu duhet të detyrohen të gjithë kryetarët e komunave të kanë një plan digjital të ndërtesave të larta, shtëpive dhe banesave qe njesit e sigurisë të kan informacion të saktë në të ardhmen nëse ndodh ndonjë rrëmbim ose akt terrorist.
Ne si shoqëri duhet të jemi vigjilent në të ardhmën tonë dhe të vëtëdijësohemi për veprimet tona në jetën e përditshme, sistemi global është mjaft emergjent dhe ne duhët të bëjm cdogjë që të jemi pjesë e sistemit global emergjent duke bashkpunuar me aleatët tanë dhe duke instaluar bashkpunim të ndërsjelltë me këta aleat.
Une mendoj se Republikës së Kosovës i duhën urgjent 200 ekspertë ndërkombëtar të intelegjencës, kundër terrorizmit, sigurisë publike, sigurisë kombëtare, ku 100 të jan ekspert nga Izraeli.
Këta ekspert për periudhen 3 vjeçare do të përgadisin njerëzit kompetent për qështje të ndryshme të sigurisë dhe këta njerëz do të bëjn Kosovën më të sigurt në këto fusha te sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat