Jetesa si papërshtatshmëri!

Opinione

Jetesa si papërshtatshmëri!

Nga: Arsim Haziri Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:16

Në një situatë si kjo ҫfarë ne po e jetojmë,është disi e pamundshme të zhvillohesh normalisht dhe nga ndikesa e ҫfardo faktoresh,pasi rrethanat që janë ngritur në hapsirë mbi të cilën qëndronë realiteti objektiv rënd e përcjellin individin dhe e bëjn plotësisht për të mos u formuar nga ҫdo pretendim që mund ti vie.Kosova përbën gjendjen që pjesërisht apo pothuaj gjithkujt ngadal e ngadal është duke i humber individualiteti, specifika dalluese,mandej për të bërë atë të pafuqishëm për të vendosur mbi jetën dhe të ardhmën e vet.Kjo situatë gjithkan që e prek dhe merrët si mospërfillje dhe mospërshtatje me atë se ҫfarë shprehet në hapsirë merr mund ose për të ikur përfundimisht për t’iu shmanger këtij kaosi politik,ekonomik dhe social ose vendos të përkthej situatën dhe ta bën të favorshme për pjesën dërmuese të shoqerisë.

Tashmë në kontekstin politikë shmangia vihet si rezultat i mbështetjeve të tjera politike, jo me atë siҫ qëndron në fuqi,dhe mënyra siҫ qëndron e bën të pamundshme për tu trajtuar i barabartë,kjo bën që individi si trup subjektiv dhe bartës i vetës vështirë e ka për të përqafuar suksesshëm siҫ mund të përqafohet ai(tjetri) që realisht është favorizuar me ndonjë mënyrë.

Kjo rënd po e dëmton atë pjesë të shoqërisë që veҫ pse s’ndajmë njejtësi politike të përbashkët tejkalohen për të mos u bashkuar asnjëhere,dhe që është më e keqja këtë pjesë të situatës e duan vetëm ata që mbështetën në një mënyrë ose tjetër.

Papërshtatshmëria,ka rezultuar të shprehet regativishte qysh prej vitesh,por më rënd ka marrë orientim të padefinuar sidomos kohëve të fundit,siҫ mund t’iu freskohet fluksi i madh i të rinjëve.Vendi nuk po zhvillon mbijetesë të rregullt dhe normale për të qenë i adaptuar,dhe për të evituar ҫdo mundësi për ikje.Ky rast për Kosovën s’vlenë fare,pasi moskrijimi i rrethanave të nevojshme po bën që ҫdo ditë faktori motorik siҫ është rinia të ike prej këtij vendi,dhe gjithnjë duke konsideruar për nivelin politik se në ҫfarë rrethanash e zhvillon funksionimin e vet.

Sot frytet si të nivelit politike,ekonomik iu faturohen vetëm pjesës së pjesshme dhe assesi shumicës,dhe më shumë se asgjë në këtë kohë është zhvilluar centralizimi,si vijë për t’iu dhën njerëzve të caktuar,siҫ mund të jenë politikanë,njerzë të tyre,persona me mbiemër të njejtë e kështu me radh.Sot kot flitet për sektorin Ekonomik,Arsimor e Shendetësor,pasi niveli i tyre i zhvillimit asnëjhere s’del jashtë objektivit të tyre të përcaktuar dhe asnjëhere nuk lëshohet për pjesën tjetër që fatëkeqësisht gjinden në varfëri ekstreme.

Sot shteti si tërsi është i pafunksionueshëm,pasi elementet që e bëjnë atë për të qenë të qëndrueshëm nuk zhvillojne jetën tyre të pavarur,dhe pasi konsiderohet i tillë jep të kupton se Kosova rrezikon të zbus edhe kuptimin dhe rëndësin e saj siҫ është legjitimiteti.Kësaj ia shton fuqinë për drejtuar kritika edhe më tej edhe gjendja në terren që dominon,ku theksoj se niveli politik dhe shoqëria kosovare jetojnë brenda një territori d.m.th gjeografikisht të bashkuar e politikisht dhe ekonomikisht të ndarë.Pra, pushteti jeton në vete dhe për vete ndërsa shoqëria jeton,funksionon për krjimin e pushtetin dhe ndahet prej saj, të bashkuar për të qënë të ndarë.Kjo e bën për të krijuar situatën e pa përshtatshme për shoqërin dhe mendësin tyre, dhe të funksionueshëm për nivelin qeverisës,dhe përmes kësaj metode arrinë të legjitimoj edhe më tutje pushtetin.Klima e tërsishme për kohë ka vazhduar të krijoj rrethana të papërshtatshme dhe ta bëj të pafunksionueshme në ҫdo sferë,pra ka krijuar argumentin se Kosova jeton vetëm në argumentin e qëndrueshëm,jeton pafunksionalitet të tërsishëm shoqëror, e sukseshëm për garniturën politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat