Me një gur`vret dy zogj

Opinione

Me një gur`vret dy zogj

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 17:31

Kjo trajtohet si mjeshtri,gjegjësisht si nevojë e rastit.

Me këte gjendje është ndeshur Hashim Thaçi,njeri i çmendur për pozitë dominuese,të cilën me asnjë kusht nuk e meriton.

Ky bashkëpunëtor besnik i UDB-së,me të cilën krijuan organizatën kriminale;SHIK,me të cilën sabotuan luftën,vranë njerëzit e krahut luftarak të FARK-ut,njoftuan ushtrinë sërbe për çdo lëvizje të luftëtarëve të lirisë.

Vazhduan vistrin e vrasjeve që nga Ministri i Mbrojtjes,colonel Ahmet Krasniqi dhe vazhduan me gazetarët e njerëzit e politikë;për ta pasë terrenin e pastër për të ardhë në pushtet,që ta shkatërroi Kosovën për hatër të jaranisë me Sërbinë.

Hashimo,zullumi këputet prej së trashi.Nuk të ka shkue mendja.Vrasjet nuk të ecin,kumaritë me agjensitë e huaja t`I ka djeg dielli,prandaj tash duhesh detyrimisht të dorëzohesh.

Nga ky hall je berë banal dhe mjeran,duke kërkuar,pa rend dhe mend postin e presidentit,për të cilin nuk ke kaçik.

Nuk shklon jo.Nuk ta kapë hesapi.

Tash e ke kuptuar që zërat e shterrur,dikur shokë të idealit:

Xhavit Haliti,Rexhep Hoti,Kadri Veseli,Sali Asllanaj,Azem Syla,Fatmir Limaj,Adem Graboci,Mahir Jakxhillar e të tjerë,nuk mund të ndihmojnë.

Edhe posti i presidentit është bukur lart për ty.Se po të mbërrije atje do ta shuaje ëndrrën e pozitës,do ta shpëtoje jetën politike dhe më kryesorja do t`i shpëtoje Gjykatës Speciale.

Fundi është,dorëzohu burrënisht e mos u korit krejt.

Çështja e presidentit,që tim e përkrahsit tu,doni ta bëni pikë vlimi,jeni nxituar pak si tepër,se ende nuk është në renddite.

Bushtra që gutet……(!)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat