Poshtrimi i diasporës nga pushteti, është i pa moralshëm

Opinione

Poshtrimi i diasporës nga pushteti, është i pa moralshëm

Nga: Xhevat Berisha Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:12

Diaspora e Kosovës, në mbarë botën, mbeti dhe ishte burim i avantazhit politik dhe ekonomik.
Si shumë kombe dhe popuj të tjerë, edhe ne gjithmonë kemi pasur diasporë të fuqishme dhe dinamike, të zëshme, në rrugën e lirisë dhe të ekonomisë.

Me fjalën Mërgata, nënkuptohët gjithësia shoqërore, fizike dhe shpirtërore e diasporës e cila nga këto lidhje nuk mund të shkëputët, por mbetët si degë e kapur për trungun. Kjo shprehje ka më tepër karakteristika të llojit të migrimit shqiptar, të cilat janë krijuar me kalimin e kohës për shkaqe të ndryshme që kanë rrjedhur nga historia e popullit shqiptar, kët konstatim tani më nuk e konteston askush.

Diaspora ka luajtur rrol të rëndësishëm në të gjitha kohrat, por ndihmën më të madhe e ka dhënë në periudhën e viteve t’90-ta kur vendosi ta bartë mbi supët e veta një hise të fatit të popullit të vet, dhe morri për sipërë nji pjesë të veprimtarisë vendimtare të fatit të Kosovës. Ndihma financiare e Diasporës ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe sot shumë e madhe, numri i pjestarëve të diasporës është mjaft i madh, ku rreth 1/3 e popullatës së Kosovës, gjendet jashtë vendlindjes.

Për këtë arsye ata janë një burim i pashtershëm i avanantazhit në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
Diaspora jonë është një rezervë e rëndësishme e burimit njerzor të pregatitur dhe të kualifikuar për procesin e integrimve nderkombtare që e presin shteti ma të ri në botë.

Përse nuk u morren si shembuj shtetet te cilat me ndihmen e Diasporës formuan shtetet e tyre, siq ishte shembulli me Izraelin, i cili me angazhimin e Diasporës është shëndrruar në nji mini-super-fuqi !

A ësht e vetë-dieshme shoqëria Kosovare se njerz të saj drejtojnë pjesë të shumta të ekonomisë dhe të shoqërisë në shtetet ku ata jetojnë! Si ësht e mundur që me një shtet që ende luftonë në fushën diplomatike për tu njohur nga shtetet që ende nuk e kanë njohur, ta formoi nji ministri që i dedikohet diasporës, dhe ti sistemoi njerz që nuk kanë lidhje me diasporën, duke e ditur se potencial i madh gjendet jasht Kosovës me pregatitjet ma të mira profesionale!

Ësht e dhimshme se si janë sistemuar nepër ambasada dajt, tezet dhe ilaket e atyre që nuk i din as dy fjalë të gjuhes së ati shteti ku ata veprojnë! Sepse e kanë dhuratë dergimin e tyre nga ata që ju kan premtuar për gjat fushatave elektorale, dhe që e drejtuanë dhe po e drejtojnë politiken në Kosovë, kurse njerz me pregatitje profesionale të mirfillta nga Diaspora të mbesin të pa qfrytzuar! Sjelljëve të tilla duhet tu ngushtohet veprimtaria, dhe të sankcionohën perfaqsimet skandaloze të atyre që patriotizmin tani më e kanë bërë zanat, e që kryesisht punojnë në ministrin e jashtme, duke përfshir ambasadat që kryekput shërbejnë sa për ti rahatuar ilaket dhe militantët partiak.

Dhe fundi i fundit sa janë të damshme faktet e tilla të shkaktuara prej politikës kosovare, aq janë edhe të pa moralshme këso sjellje ndai mergatës që ishte avangardë e shum proqeseve që sollen deri te pavarsia. Pavarsi kjo e cila po përbuzët nga partit politike te cilat mbi të gjitha i kanë vu interesat e tyre partiake dhe materiale, dhe po e stagnojnë zhvillimin e shtetit. Për qfar arsye pra sjellja e tillë ndaj kti kapital njerzish të dëshmuar, e që kishin me qenë shtys i proqeseve të shumta për shtetin i cili ende nuk qëndronë në këmbët e veta. Politikat e tilla gjer me tani janë dëshmuar si kontra-produktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat