Ftesë per unitet të mergatës mbarëshqiptare, per formimin e lobit euro-atlantikë. (Video)

Opinione

Ftesë per unitet të mergatës mbarëshqiptare, per formimin e lobit euro-atlantikë. (Video)

Nga: Shkruan: Sami Fejza Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 23:03

Jam perkrahes i iniciativës për themelimin e një Lobit jo politikë! Intelektual të nderuar,patriot,klerik,parti politike,shoqata,shoqeri civile,Atëdhe dashes,media vendore dhe te jashtme: -Ftoheni sot,që ta ngritni zërin per të kontribu për marketingun e ftesës tonë, për bashkimin e mërgates dhe formimin e Lobit tyre. Largimi ynë nga Atdheu na ekspozon ndaj veshtërsive të cilat rrezikojnë shumë të ardhmën e identitetit dhe vlerave tona kombetare.

Organizimi i mergimtareve permjes një Lobi jo-politikë,do të ishte një derë e hapur për të gjithë ata qe shprehen Shqip,pa marrë parasysh bindjet e tyre. Një platformë e perbashkët pune,ku ne mund t'i badhkërendonim punët,idetë,bizneset,aktivitetet kulturore,organizimin e gjuhes Amëtare e aktivitetet tjera kulturore etj;kjo do të formonte një lloi autonomie me një "kushtetutë " të fortë ,per interesat tona të përbashketa dhe ruajtjen e identitetit. J'u ftojmë qe të bashkohemi per interese madhore. J'u ftojmë qe të luftojmë armikun më të rrezikshëm qe mund ta këtë njeriu: Ta luftojmë vetëveten. Ta luftojmë të pa verteten.

Ta luftojmë tradhetinë Ta luftojmë dembelinë Ta luftojmë deshprimin Ta luftojmë mallkimin Ta luftojmë krimin, Ta luftojmë trishtimin. (...) Rilindasit Kombetar,kurrë nuk i kan munguar popullit.Ata formuan identitetin e shpirtit tonë edhe kur të paret tan betoheshin në armikun e tyre. Rilindasit tonë,na e ruajten Gjuhën Arberore,duke gravuar në lisa e rrasa guresh. Rilindasit tonë,shitën edhe shtepinë për të bërë Shtetin dhe alfabetin tonë. Paramendoni vuajtjet,thërrimet,persikutimët,fyerjet e sharjet qe ne bartem mbi supe,per rreth 3000 vite me radhë. Zgjohuni sot dhe thërrisni vetës per ndryshime.

Mos lejoni qè koha t'ju ikë nder mallkime. Kemi patriot/e dhe intelektual shumë me nder, Ata do ngrihen në këmbë për t'na bërë nderë. Mos humb durimin as besimin, Ngrite zërin dhe jape kushtrimin. Behu shembull për bashkimin. Se për ndryshe zgjedhë mjerimin e nënshtrimin! (...) Uniteti i mërgatës, do jet një therrë në sy për të gjithë armiqët tonë. Të gjithë ata që hezitojnë perkrahjen tonë,në menyrë të qellimshme apo jo, i kontribojnë:ngecjes, deshprimit,asimilimit dhe mos zhvillimit të mergates dhe vet Atdheut!

Andaj, duke u perkulur s'i para flamurit,lutemi që të ngriteni zërin,duke i thirrur vetës tuaj dhe aresyes për ndryshim e bashkim! Falimenderoi të gjithë vullnetaret të cilët me punë e perkushtim,pretendojnë të trokasin ne ndergjegjen e çdo Shqiptari ,për të dhënë kushtrimin për interesin madhorë që ka kjo iniciativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat