Koha është e volitshme dhe kërkon ndihmën e çdonjërit nga ne

Opinione

Koha është e volitshme dhe kërkon ndihmën e çdonjërit nga ne

Nga: Daim Hiseni Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:15

Kohëve të fundit është bërë e qartë edhe për opinionin mbarë se Republika e Maqedonisë është në izolim total në rrugën e euro integrimeve.

Fakti që sekretari shtetëror i SHBA-ve John Kerry nuk pranoi të vizitoi Maqedoninë dhe refuzoi çfar do lloj takimi me politikan maqedonase dhe shqiptarë të kuptojmë se Qeveria e këtij shteti edhe më tej forcon orientimin e tij drejt Rusisë.

Ky lloj i karantinit ku ndodhet Maqedonia Brenda vetes mban peng rininë dhe ardhmërinë e këtij vendi. Fakti që para disa muajve u nënshkrua marrëveshje bilateral për këshilltarë politik dhe integrues me Bjellorusinë, është argument bindës se ku e sheh pozicionin e vet kjo qeveri shqiptaro-maqedonë.
Nuk është e kotë fjalia që thotë: “Afër detit, afër mbretit".

Mbreti dhe deti është vet shteti. Kësaj rradhe shqiptarët nuk kanë se çka të humbin nëse vendosin që vendin dhe shtetin ta orientojnë nga deti. Ky orientim dhe këmbëngulje në politik bërjen e vendit do të jetë shpëtimi shekullor për gjithë qytetaret e këtij shteti. Ky orientim është garanca e vetme e sigurisë në rajon. Kjo këmbëngulje do të nxjerrë në sipërfaqe partnerin strategjik që gjatë kohe ndërkombëtarët e kërkojnë në viset tona.
Sinqeriteti ndaj vetvetes, guximi në vendimmarrje, këmbëngulja në rrugëtimin e drejt dhe të duhur është rilindja dhe lulëzimi i një shteti efikas.

Pas konstatimit qe deri më tani na kanë udhëhequr politikan të verbër dhe të dështuar në arenën e brendëshme dhe atë ndërkombëtare, atëherë është e udhës që qytetari vet të hap sytë dhe me potencialin e tij intelektual të ndihmon në orientimin e politikes së duhur dhe të nevojshme si detyrim dhe nevojë e patjetërsuar për kohën që jetojm.
Fati më i mire është fati që ke në dorën tënde. Zgjidhe dhe grabite me duar tua fatin e jetës tënde dhe pasardhësve tuaj.

Mbështesim parezervë iniciativat e bashkimit dhe veprimit të përbashkët.
Koha është e volitshme dhe kërkon ndihmën e çdonjërit nga ne.

Bëhuni të gjallë dhe kuptoni jetën që keni për ta jetuar, mos lejoni që banditët të vendosin për jetën dhe shpirtin tuaj. Të vendosin për ju vallë duhet të jetoni apo të vdisni, të hani apo të ngordhni,… sepse të gjithë vetëm nga një jetë e kemi dhe kjo sot është jeta e jonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat