"Ju jeni qeveria e zero zgjidhjeve me fqinjët!"

Opinione

"Ju jeni qeveria e zero zgjidhjeve me fqinjët!"

Nga: Sali Berisha Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 17:05

Lidhur me partneritetin e parë strategjik dua te theksoj se ju sapo erdhet ne pushtet shpallët partneritetin strategjik me Turqinë, është kështu ajo jo? Nderkohe qe me Turqine kishin qene shume te mira dhe gjithnje ky vend ishte konsideruar partner strategjik. Mirepo atëherë kur e bene synet politik në top-kapi kryetarin tuaj Edi Rama, mos u shqetesoni se e kam fjalen per synet politik e jo fizik, ju partneritein strategjik me Turqine e paraqitet si me kryesorin dhe bete sikur zbuluat boten. Rama mashtroi Erdoganin, siç do ja perplaste ai vet ne fytyre gjate vizites se tij ne Shqiperi. Edvini nisi karrieren si kryeminister si genjeshtari me i madh ne bote pas Luftes se Dyte Boterore, me mashtrimin qe ai u beri SHBA, OKB dhe mbare botes per armet kimike siriane.
Ju, duke vendosur ne epiqender marredheniet e Shqiperise me Turqine, marredheniet me vendet e tjera i paraqiti si dytesore. Mjafton t'u kujtoj ketu se ne programin e qeverise tuaj qe paraqitet ne parlament, marredhenieve me Gjermanine dhe Francen kaloheshin me tre rrjeshta. Ketu, dua t'ju them unë që Turqia është një vend mik dhe nuk ka asnjë diskutim, por të mendosh që të jetë Turqia poli kryesor politik i Shqipërisë kjo është absurde dhe ju këtë përshtypje krijuat. Pastaj në Berlin. Gjermania është pa diskutim vendi kryesor i Europës. Po çfarë roli pati ky në samitin e Berlinit?Aty ata Rama mori rolin e hokatarit te darkes. Me shaka dhe barsoleta dhe mendoi se mbushi boshllëkun, po saç jeton gazi jetojnë dhe barsoletat, ikin. Dhe kjo është e vërteta.
Per muaj dhe muaj te tere ju dhate te kuptohej se u harruan fare, se nuk ekzistojnë marredheniet me Italine.
Në Europë, marrëveshjen e parë te partneritetit strategjik Shqipëria e ka firmosur me Italinë. Po ku ta dish ti. Ti nuk mund ta dish se ti çdo gjë je, por Ministër i Jashtëm nuk mund të jesh. Çfarë nënkupton ajo marrëveshje? Mësoje prapë. Ajo marrëveshje nënkupton takime të përbashkëta qeveritare vjetore. Një marrëveshje të tillë Italia mike e ka edhe me Serbinë. Partneritetet strategjikë nuk janë për të ngjallur xhelozira as për të prishur marrëveshje. Jo.
(ndërhyrje në sallë)
Meqe mashtron dhe thua qe nuk kemi zhvilluar takime me palen italiane, atehere mesoje.. Edhe tre javë pasi jam bërë kryeministër jam pritur nga autoritetet më të larta italiane, dhe kam bere vizita edhe kur ka qënë Berlusconi, edhe kur ka qënë Prodi, edhe kur ka qënë Mario Monti. Sikunder kam pritur ne Shqiperi kryeministrat e Italise. Nuk ka shkelur akoma piktori dështak në asnjë nga institucionet kryesore të atij vendi. Ka shkuar çdo javë në weekend, akoma nuk ka parë as Montecitorion as zyrën e kryeministrit. Piktorin dështak për serioz nuk e merr kush. E dini ju që me Mario Montin ne vendosëm TAP-in. Cilido kryeministër italian që ka qënë, pavarësisht nga spektri i tije politik ka adaptuar dhe përshtatur të njëjtin qëndrim miqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, qoftë Prodi, qoftë Monti apo Berlusconi, cilido, edhe Renzi, por problemi është se Rama di vetem t'u thote atyre se ju keni Michelangelon, ne kemi Skëndërbeun, me përralla të tilla nuk shkon muhabeti me të. Kështu i thonë ti dënosh bashkëbiseduesit duke i ulur një njëri si ky për karshi apo Edi Rama. Të huajt, statistët kanë alergji ndaj tij.
Ju , erdhët në pushtet me doktrinën e Davutoglusë, zero probleme me fqinjët…Davutoglu është një kryeministër për mua shumë i mirë, vjen nga bota akademike, një mendimtar i politikës, ka dhe një libër "Strategy in depth", keta i morën kapitullin e parë “zero problemeve me fqinjet ”, Bazuar ne vleresimin e Turqise si nje fuqi qendrore ai shpalli politiken e zero probleme me fqinjët. Mirepo Shqiperia nuk eshte nje fuqi qendrore ne rajon dhe shqiptaret jane një komb, një vend që i ka pjesëtarët e kombit të ndarë në pesë shtete të tjera??. Ku është kjo politikë, pa më thoni sot. Ku janë marrëdhëniet me Maqedoninë, Kosovën? Me Malin e zi, me Greqinë, me Turqinë? Ku janë keto marredhenie zoteri bazuar ne parimin zero probleme me fqinjet, me te cilin ju zevendesuat parimin e interesit kombetar!?
Pas tre vitesh mund te thuhet pa medyshje se ju jeni zero zgjidhje, ju jeni fatkeqësi. Ju keni sjellë këtu në parlament dhe keni votuar strategjinë e zero problemeve me fqinjët. E përpunoi Davutoglu në kohën kur ishte këshilltar i kryeministrit por e vërteta është se në funksion të saj bëri 50 vizita në Siri mirepo problemet nuk ecën siç mendonte, dhe sot Turqia ka më shumë probleme me fqinjët e saj sesa ndonjëherë dhe jo për shkak të saj.
Kurse këta thanë si bazuar ne parimin e zero problemeve i zghidhim me mire problemet me fqinjet. Dhe filluat njëlloj si etërit tuaj me komplekse të pështira ndaj partnerëve. Po ka kompleks më të pështirë e poshtrues sesa që per ti bere qefin Vuçiçit të mos lejosh të dalin simboli Kosovës në rrugët e Tiranës. Po ju jeni njerëzit më pa dinjitet, në politikë, në diplomaci dhe çdo gjë. Po pse jeni të tillë? Sepse vidhni gjithë ditën. Ky është problemi juaj. Si mund të mendoni ju t’ja fshihni simbolet Kosovës pse po bëhet një ndeshje e kombetares tone me Serbine në Elbasan. Po pse me psiqikën e një të sëmuri do drejtohet vendi? Mund t’u drejtojë ju por vendi nuk ecën kshu.
Pra, u shisni shqiptarëve çdo ditë e çdo orë psikologjinë mjerane të etërve tuaj. Krenarë me hiçin, krenarë me gënjeshtrën, krenar me fallsifikimin, krenar me poshtërimin që i bëni vendit dhe vetes.
Mbështesim çdolloj bashkëpunimi me Kosovën, por sigurisht dhe çdo ditë e më shumë që ky vend bëhet një mini-Afganistan, çdo ditë e më shumë bëhet problem për Kosovën dhe për të gjithë rajonin, për shqiptarët në Maqedoni gjithashtu.

(..Debate ne sallë)
S’kanë faj (keta deputet socialistë) se sot kreu i tyre erdhi dhe tha se këtu është kasapanë, e quajti Parlamentin një vrastare e kohës dhe nuk i rrihej dot më. E keni vënë re që është në fuga dhe paranojë dhe nuk ka besim te asnjë përveç nja dy a treve këtu. Dhe ju që më thatë të mos përzihem në punët e PS, absolutisht s’kam asnjë tendencë, por që të dalë tjetri dhe të thotë se ndalon rivalët, ai duhet të ndalohet me çdo lloj bojkoti politik në këtë vend. Unë merrem me normën. Gjëja e fundit mbi tokë që mund të bëj unë është të bëj avokatinë tëndë( Blushi)Ta kesh të qartë këtë. Unë bëj avokatinë e vlerave dhe parimeve të një sistemi demokratik. Më vjen shumë mirë që dy deputetë të Veriut mbrojnë garën, jo atë por garën, sepse zotëria e tij Veriun e ka personifikuar me kriminelë, vrasës dhe trafikantë e banditë por ka dhe të tjerë, edhe këtu në parlament që janë nga Veriu që s’janë as banditë e as kriminelë por janë dinjitozë dhe qytetar të vërtetë dhe më vjen shume mirë që të paktën për këtë i kanë dhënë këto ditë një përgjigje të merituar.
Por duhet të mësosh se injoranca nuk është kurrë argument, the ketu se Korridori Adriatiko - Jonian qenka invencion apo ide e Edi Rames mirepo behesh qesharak ndonese vertet Rames ashtu i duket. Por korridori Adriatiko-Jonian, apo qe dikur quhej Lubjanë - Athinë, ketu përveç meje dhe Namik Dokle qe e mban mend, eshte nje korridor ideja e te cilit ka egzistuar te pakten 30 vjet më pare. Ky more djalë është një projekt kaq i vjetër. Natyrisht është përmendur para të gjitha Korridoreve, në atë kohë kur nuk përmendej asnjë Korridor tjetër në rajon por flitej për Korridorin Joniano-Adriatik, që ju pohoni me injorancen dhe servilizmin e shpifur se kete e ka shpikur Edvin Kristaq Rama. A mund të nxjerrë njeriu mufka të tilla injorance. Harron ti se Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë e Titos, qytetarët e saj lëviznin pa viza në Europa. Tani na doli Nastradini dhe thotë se “kjo ide gjeniale është e imja". Këto budallallëqe shko e shitjani njëri- tjetrit jo shqiptarëve, se është turp kush ju dëgjon. Edhe injorant edhe megalloman. Ju nuk dini të lexoni, ju vuani nga aleksia. Na dalka Korridori Adriatiko-Jonian ide e Edi Ramës! Marrëzi. Ne te gjitha vizitat e mia si kryeminster ne Kroaci dhe Mal te Zi nje pike konstante e axhendes ka qene korridori Adriatiko Jonian qe sipas jush qenka ide e Edi Rames!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat