Konferenca e Rambujes

Opinione

Konferenca e Rambujes

Nga: Donika Hoti Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 12:45

Sot para 17 viteve saktësisht me 6 shkurt të vitit 1999 kishin filluar punimet e një Konference e cila do ta zgjidhte çështjen statuale të Kosovës e cila quhej “Konferenca e Rambujes”. Por si erdhi deri te mbajtja e kësaj konference? Pas “Masakrës së Reçakut”, fshat i cili ndodhet në Komunën e Shtimës, ku kryesuesi i delegacionit të OSBE-së në Kosovë i mandetuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Kosovën z.Uliam Voker kishte shkuar për vizitë të njoh nga afër me gjendjen faktike të cilën e kishte bërë politika e Sllobodan Millosheviçit në këtë masakër ku ishin masakruar gjithsej 45 shqiptar civil në mënyrë ta paarmatosur. Ambasadori Voker nuk hezitoj ta quaj këtë masakër krim kundër njerëzimit dhe kërkoj mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimiit.
Objektiva e kësaj konference ishte parandalimi i gjenociditit të rregjimit politik të Sllobodan Millosheviçi i cili kishte ushtruar ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Delegacioni Serb e kishte pranuar propozimin e marrëveshjes për mbrojtjen e qëndrimeve të trupave të NATO-së të mos lejohet kalimi i këtyre trupave të forces ndërkombëtare në shtetin serb që ekziston në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Pas dështimit të parë të bisedimeve në mes palës shqiptare dhe asaj serbe, ku nuk ishte gjetur asnjë koncenzus politik rreth zgjidhjes së situatës që ishte krijuar në Kosovë. Ku sipas parimeve të teorisë dhe praktikës të negociatave raundi i parë i besidemeve kishte zgjatur rreth 18 ditës, saktësisht nga 6-23 shkurt 1999, këto negociata u cilësuan si negociata të humbura apo si negociata të njohur në teorinë dhe praktikën e fushës ndërkombëtare si “Los –Lose”, ku të dy palët nuk kishin arritur asgjë konkrete. Kjo konferencë e cila nga disa teoriticient dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare u vlerësua si “Dejtoni i Kosovës”, pasi që ishte organizuar dhe rolin kryesore e kishte pala ndërkombëtare edhe pse është organizuar nga i ashtuquajtuari Grupi i Kontaktit në Konferencën e Rambujës morrën pjesën pala serbe dhe ajo shqiptare me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare dhe me disa anëtarë të tjerë të shteteve evropiane.
Kryetar i këtij delegacionit nga rrallë e palës shqiptare ishte parashikuar të jetë ekseprti i marrëdhënieve ndërkombëtare z.Ukshin Hoti edhe pse Këshilli i Evropës në bazë të një rezolute kishte kërkuar nga Gjykata Evropiane për të Drejta e Njeriut me seli në Strazburg, për lejimin në këtë konferencë, mirëpo kjo nuk ishte marrë parasysh nga politika serbe. Prandaj, në vend të tij ishte caktuar si kryetar i delegacionit përfaqësuesi i UÇK-së z. Hashim Thaçi nga rradhët e LDK-së ishte përfaqësues Dr.Ibrahim Rugova, ndërsa nga shoqëria civile ishte z.Veton Surroi nga Lëvizja e Bashkuara Demokratike ishte akademik z.Rexhep Qosja. Nga rradhët e palës serbe përfaqësues ishin presidenti serb z.Milan Milutinoviçi dhe zëvendëkryeministri i Jugosllavisë z.Nikolla Shainoviçi. Kjo konferencë ishte kryesuar nga tre bashkëkryesues të cilët e përfaqësonin Grupin e Kontaktit apo palën ndërkombëtare përbërja e tyre ishte nga ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Kristofel Hill nga ish-përfaqësuesi i Bashkimi Evropian z.Wolfang Petriç dhe nga ish-përfaqësues i Federatës Ruse z.Boris Majorski.
Konferenca e Rambujes kishte miratuar Marrëveshjen e saksionimit rreth ndërprerjes së dhunës në Kosovës që ishte nën mbikqyrjen e OSBE-së, misionit të posaçëm diplomatik në Kosovë, e cila kishte parashikuar zgjidhjen e promblemeve përmes dialogut, ruajtjen e sovranitetit dhe intergritetit të Kosovës dhe vetëqeverisja substanciale e saj dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha bashkësive kombëtare në Kosovë, ku u paraparë që në një periudhë kohore trevjeçare të zgjidhjet çështja e statusit përfundimtar të Kosovës. Pjesëmarrja ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara kishte parashikuar implementimin e kësaj Marrëveshje, mirëpo statusi politik i saj u zgjidh pas 8 vite e gjysmë më ndihmën e palës ndërkombëtare përseri.
Pala serbe kishte përjashtuar kompromise të tilla që ishin parashikuar nga pala ndërkombëtare edhe pse ishte e paralajmëruar nga përfaqësuesi i palës ndërkombëtare z.Ricark Holburk se çfarë do ta priste palën sërbe me mos pranimin e nënshkrimit të palës serbe, ku me këmbëngulësinë e tyre politike i kishin refuzuar negociatat e raudit të dytë të bisedimeve dhe më çdo kusht e refuzuan zgjidhjen politike të Kosovës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje politike ndërkombëtare që ishte nënshkruar saktësisht me 18 mars të vitit 1999 nga pala përfaqësuesi shqiptare dhe nga tre ndërmjetësuesit ndërkombëtar.
Znj.Olbajrt ishte ithtare e asaj që popullata shqiptare në Kosovë do të duhej të mbante Refedum pas tri viteve lidhur me gjendjen e statusit politik final të Kosovës nga vet populli.
Agrumentimi im politik qëndron tek ajo, se në bazë të gjithë atyre tentimeve të palës ndërkombëtare që kishin bërë vetëm që ta bindnin palën serbe për t’u zgjidhur Statusi Politik i Kosovës përmes një referedumi që ishte parashikuar të mbahet pas tri viteve. Atëherë mund konkludojmë se nëse ishte nënshkruara ky referedum për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në mënyrë paqësore atëherë do të vëjmë në pikëpytje edhe sa do të kishte zgjatur Çështja Statusale e Kosovës? Sipas agumentimit tim pala shqiptare kishte arritur një sukses nga politika ndërkombëtare, që të intervenoj organizata universale ushtarake NATO, pas përfundimit të këtyre bombadimeve që kishin zgjatur jo më pak se 78 ditë, ku kishte arritur të nënshkruhej edhe Marrëveshja e Kumanovës në mes katër Gjeneralëve Ushtarak Ndërkombëtare dhe atyre serb.
Ku një ditë më pas ishte miratuar edhe Rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kryesuar nga Kofi Annan që Kosova të Administrohet nga Politika Ndërkombëtare nga Përfaqësuesi Sektariati Special të Përkohshëm nga Këshilli i Sigurimit z.Bernard Kouchner të raportojë për gjendjen në Kosovë çdo 3 muaj.
Në aspektin e teorisë dhe praktikës të negociatave këto negociata vlerësohen për njërën palë të sukseshme. Ndërsa për palën tjetër ishin të humbura dhe të pa pranuara siç njihen në Teorinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare si negociata“Win- Lose”, pasi kishte pranuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit pala e shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat