Ju nuk i dini të gjitha, shkenca e ka vërtetuar!

Opinione

Ju nuk i dini të gjitha, shkenca e ka vërtetuar!

Nga: Gentian Jetishi Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:38

‘Studimet shkencore të Universitetit prestigjioz Harvard’ kanë treguar që pretenduesit shqiptar për ‘ekspert universal’ dhe njohës të thellë të çdo fushe, se të tillët nuk mund ti dinë të gjitha. Sipas këtij studimi të tillët janë të prekur nga sindroma ‘përqendrim i shpërndarë’ që i bënë të paditur mjaftueshëm edhe për një fushë të vetme.

Ashtu si ju që keni pas durim të lexoni këta rreshta, edhe mua më ka rastis të njoh plot njerëz që flasin me plot kompetencë dhe bindshëm për gjëra që kanë fare pak njohuri ose hiç. Një ironi madje si edhe kjo e përmendur në fillim të këtij shkrimi do i shohësh plot njerëz do e shpërndajnë si një informacion që e kanë ‘hulumtuar’ në dhjeta libra të ndryshme.

Fakti që një person s’mund ti dijë të gjitha, s’ka pse të theksohet as nga një e vërtetë shkencore as nga ndonjë studim i Hardvaridt apo kujtdo qoftë. Është fakt i njohur publik.

Por që s’dinë asgjë në asnjë fushë, madje as në atë të studimit të tyre me siguri i bënë që të gjykojnë prej ekspertësh në çdo fushë.

Krahaso vetëm këto fakte:

Gati se për çdo vit mbi 2000 student regjistrohen në Fakultetin Juridik në universitetin publik të Prishtinës, shto këtu edhe ato në universitetet tjera publike dhe private e numri i tyre bëhet ekstrem i lartë.

Në anën tjetër problemet kryesore në Kosovë i përkasin fushës së ligjit, interpretimit të tij.

Kaq shumë studiues e kaq pak qartësi. A ka ndonjë që vërtetë i ka të kthjella gjërat në këtë fushë.

E njëjta gjë edhe me studentët e ekonomisë që numri i tyre në mos njëjtë mund të jetë dyfishi i atyre të juridikut. E çfarë në qenkëshin kaq shumë studiues të kësaj fushe. Kosova sërish vendi më i varfër në rajon, varfëria ekstreme në rritje e sipër, zhvillimi ekonomik asnjëherë nuk ka arritur shifrën dyshifrore.

Pastaj sheh plot artist ‘të famshëm’ shqiptar që flasin për gjitha fushat pos për art. Ende mirë nuk ua njohim emrat, ndërsa vetën e mendojnë për ‘movie star’. Paramendo shijet dhe qasjet e tyre sa që edhe reklamat e Tajlandës janë më të mira se filmat e prodhimit të pasluftës në Kosovë, të mos flasim për ‘tatër’ e fusha tjera të artit.

Me që doke mos i ditur të gjitha, e duke komentuar të gjitha (që prej politikës, artit,ekonomisë, fesë e ngjarjeve të nivelit global) e që s’bëmë gjë, atëherë pse të mos provim të merremi secili me fushën tonë dhe të shkëlqejmë në atë fushë mbase mund të përparojmë , të paktën diku në ndonjërën nga fushat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat