Hyqmet Isa e Thaqi, përndryshe kërset kërbaqi

Opinione

Hyqmet Isa e Thaqi, përndryshe kërset kërbaqi

Nga: Dedë Preqi Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 07:18

Dorën në zemër, nuk e kemi menduar dhe as imagjinuar se, një ditë shteti i lirë dhe demokratik i Kosovës, me policinë e vet merr urdhëra aq të vrazhda dhe arrinë duke përdorur forcë ndaj qytetarëve të vet, përshkak se mendojnë dhe veprojnë ndryshe. 28 Nëntori, i cili nuk ka datë më të rendësishme në historinë shqiptare, këtë herë në shenjë nderimi dhe manifestimi, ndodhi ajo më e keqja, më e pa lakmueshmja, dhe më e shëmtuara në kohën e çlirimit dhe pavarësisë shqiptare.

Shteti si shtet me forcat e veta policore, duhet ta ruaj rendin dhe qetësinë qytetare, por jo të përdor forcat e dhunës me tyta për të shqetësuar qytetarët e vet shqiptarë, si edhe fëmijët të ndjehen të trishtuar , kur paraqiten skena të pa lakmueshme me vëllezërit dhe motrat tona, të lidhur e të ndrydhur nga policia e shtetit të vet, pikërisht në Kosovën e lirë…?

Rrethanat në të cilat zhvillohet ngjarja e këtij nëntori, janë të pakuptimta, rrethana që pasojnë me një sfond të madh problemesh, që qojnë në tragjikën e kësaj popullate dhe të këtij vendi, por përkundër kësaj, e xigëlojnë pushtetin aktual, për t’u mburrur dhe lavdëruar, si edhe para ndërkombëtareve, se ky shtet po i mbanë nën kontrollë qytetarët e vet, njëkohësisht përmes kësaj natyre, duke e respektuar pikë përpikë edhe konceptin e politikës „paqdashëse“ të Serbisë.

Edhe më të paqarta edhe më të mjegulluara do të mbetën këto rrethana, duke marrë parasysh motivet dhe sjelljet e aksionit policor ndaj një lideri politik dhe opozitës, të cilët ardhmërinë e vendit të vet e shpjegojnë dhe e mendojnë ndryshe. Prandaj arsyeja, e quajtur në këtë rast si „urdhër arresti“ të një lideri politik dhe deputeti të Kuvendit të Kosovës, nuk e arsyton motivin dhe nuk e qetëson ndjenjën e qytetarëve të vendit, të cilët ndjehën të frikësuar dhe të dhunuar nga sjelljet e tilla të policisë vendore.

Pasqyrën dhe ngjarjet e këtij nëntori të „famshëm“ në Kosovë, e kanë përcjellë të gjitha mediumet vendore dhe ndërkombëtare, duke dhënë opinionet e veta, por duhet të jenë të rrallë ata që i japin përkrahje këtyre skeqeve të pa përmbajtshme të policisë, kundër një subjekti politik dhe mbi veprimet e tyre, të cilët nuk pajtohen me pushtetin dhe rrolin e pozitës në vend.

Faktori i shtetit dhe qeveria e vendit , duhet ta fusë në mendje se, ky popull ka përjetuar mjaftë skena të llahtarshme të policisë dhe ushtrive të ndryshme okupatore dhe sot në shtetin e lirë të Kosovës, të përjetojë skena të tilla, atëherë e kujna qenka Kosova, kush qenkan këta njerëz që zgjedhin këto metoda për të qetësuar qytetarët e vet, vetëm se, ata mendojnë dhe shprehen ndryshe për këtë vend.

A duhet ta mundojmë pakëz logjikën e „shëndoshë“ se, kujna i drejtohet kjo polici me automatik dhe armë të gjata në shtetin e Kosovës? E kjo mund të mirret në një mënyrë si argument, nëse shtetit i përgaditet ndonjë komplot, apo i ndodh ndonjë terrorizëm në vend dhe policia duhet ta ndërmerr një aksion të tillë. Por, jo edhe në një manifestim tradicional sikur që është festa e 28 Nëntorit, ku ndjehët zëri dhe jehona e rinësë kosovare, që duhet të buqas lirshëm . E aq më keq dhe për tu befasuar me disponimin e forcave policore dhe sjelljet e pa kontrolluara të tyre, duke i keqtrajtuar ithtarët e një lëvizje politke të vendit, bashkë me liderin e tyre.

A mos, vallë, janë këto metoda të kësaj qeverie e cila është e zhytur në krim dhe korrupsion, e cila ka për qëllim që të nxjerrët nga këto zhvatje, të cilat u shërbejnë si arsytim edhe për aktet tjera qyqare, sikur që është Nënshkrimi i Asosacioneve të komunave serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi. Dhe në këto rrethana nuk janë në gjendje që t’ua kthjenë shpindën pales serbe dhe malazeze, duke ju munguar vullneti dhe guximi i tare, që të heqin dorë nga këto ligësi. Prandaj, „hyqmeti i Isës dhe Thaqit, nuk i kursen rininë shqiptare të Kosovës, as djem dhe as vajza, duke i keqtrajtuar dhe bugosur sikur në kohën famkeqe të Serbisë.

Nuk mund të thëmi se kjo është cilësi e një shteti demokratik, nuk mund të thëmi se përmes këtyre organizimeve policore sigurohet dhe ruhet stabiliteti i vendit, kur rinija e këtij vendi malltertohet dhe ndrydhet me tytat e automatikëve sikur në kohën e strategjisë së Millosheviqit. Ka metoda tjera të cilat janë më adekuate dhe të cilat duhet ti përshtatën kushteve dhe rrethanave të këtij vendi, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike dhe partiake, ata janë qytetarë të këtij vendi.
Pse këto organizime policore nuk shtrihen me këto metoda policore në tërë teritorin e vendit, edhe atje në veriun e Mitrovicës. Atje nuk mund të shkel këmba e kryeministrit dhe e ndonjë ministri shqiptar, dhe mos të flasim për Isën dhe Thaqin, që këmba e tyre nuk shkeli kurrë. Këto metoda të vrazhda dhe jo të lakmueshme i përdor hyqmeti i Isës dhe Thaqit, për ti shuar kundërshtarët e tyre politik në këtë mënyrë, duke i rrahur dhe burgosur njerëzit e opozitës, sepse me fjalë të tjera, nuk ka tendencë tjetër për ta mbajtur pushtetin.

Ndërkaq, një aksion dhe tentativë e tillë me qytetarët e vendit, nuk mund të sjellë stabilitet dhe rregull në këtë vend, sepse nuk i takojnë kësaj periudhe dhe këtij shteti demokratik. Nuk janë njerëzore as sjelljet e opozitës, të cilët me gas-lotsjellës dhe forma tjera, nuk lejojnë mbajtjen e seancave në Parlamentin e Kosovës, të cilat i kundërshtojnë me ngulëm dy pikat e nënshkruara nga qeveria, por a do të thotë se këta njerëz duhet me i zhdukë, apo me i qerue hasapët përmes forcës policore me ushtrue dhunë ndaj tyre dhe me i burgosë me qindra veta ithtarë të opozitës, apo të një partie opozitare bashkë me liderin e tyre.

I knaqëm „dashamirët“ tanë, i knaqëm edhe fqinjët, bile ka prej tyre që ka pasur mundësi të na i zbulojë edhe armët të cilat i posedojmë dhe i përdorim në raste të tilla për bashkëqytetarët tanë. Nuk besojmë se ngjarjet e tilla i japin mesazhe të mira çfarëdo vendi qoftë, ose Kosovës nuk i konvenon fare. Nuk e besoj se ngjarjet e tilla i kanë pëlqyer ndonjë qytetari të vendit, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, por e besoj një gjë se, ngjarjet e tilla i kanë pëlqyer vetëm atij, apo atyre që kanë dhënë urdhëra të liga, që 28 Nëntori në shenjë feste dhe proteste të përdhosët bashkë me qytetarët e vendit të vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat