Skena politike dhe jeta instituconale e ngulfatur nga aktualizmi

Opinione

Skena politike dhe jeta instituconale e ngulfatur nga aktualizmi

Nga: YLL M.LAJҪI Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 21:47

Në vazhdën e përpjekjeve për konsolidimin e plotë të institucioneve të vendit janë vërejtur mangësi dhe pengesa pa autor. Fajet hidheshin në anë të ndryshme, kritikat drejtoheshin në adresa të ndryshme. Koha dhe vendimet politike jetësoheshin edhe pse në Kosovë nuk kishte një koncept politik sa duhet .Të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dëshirojnë një formë qeverisje demokratike, por rrallë ajo që shikojmë dhe dëgjojmë përputhet me parimet e një qeverisje demokratike. Bisedimet, të cilat janë të definuar dhe të përcaktuar si ndërmjetësues, rregullues dhe zgjidhës i problemeve dhe konflikteve shoqërore e politike. Për faktin se partitë nuk janë aq të konsoliduara sa duhet që tu trasmetojnë mesazhe të qarta votuesve të tyre, atëherë ne një tipar mjaft interesat; diskursi politik drejt atyre pretendimeve karizmatike qe mund te kishin ne at kohe dhe inateve personale.

Në mënyrë ironike, ideja e vjetër e arsyetimit e trashëguar nga regjimi i mëparshëm, pikërisht ndarja polarizuese e politikës në mbështetësit e besuar të vijës korrekte dhe ata armiqtë e popullit dhe të partisë vazhdon të mbijetojë. Kjo mendësi është më tepër burim i shpalosjes së diskutimeve qe kanë partitë ne programin e tyre.

Sot ne Kosovë partitë politike kanë urrejtje dhe armiqësi personale, çka kufizohet vetëm në akuzat reciproke për korrupsion, ose lidhjet me regjimin e mëparshëm, se sa të kenë një një diskutim të qetë dhe të arsyeshëm për politika normale përmes përfshirjes të të gjithë aktorëve politikë dhe socialë, ngritjen e çështjeve që na shqetësojnë më shumë, ndërtimin e një axhende diskutimesh frutdhënëse dhe jo diskutime sterile, ndërtimin e koalicioneve që sjellin zgjidhje dhe përparim dhe jo konfuzion dhe anarki, si dhe krijimin e kompromiseve në kuadrin e procedurave dhe institucioneve të pranuara gjerësisht prej tyre. Për të gjitha këto arsye, aktorët politikë paraqiten mjaft të fragmentuar, inkoherent, ambiciozë dhe jetëshkurtër.

Megjithatë, pavarësisht nga dobësia e aktorëve politikë, nuk e lë jashtë përgjegjësisë rininë dhe elitat intelektuale, në qoftë se mund të flitet për të tillë tek ne, për propozimin e zgjidhjeve gjatë procesit të transformimeve. Këtë përgjegjësi mund të përmbledhim në tri drejtie, një riorganizim i gjerë i jetës ekonomike është i mundur në qoftë se hidhen hapa të studjuara dhe të sigurta drejt privatizimit. Fenomenet, ose veset që e frenojnë një proces të tillë dhe që e rrezikojnë janë egoizmi dhe lakmia, sepse duke u ndeshur me egoizmin dhe lakminë e të tjerëve kjo mund të na shpjerë drejt anarkisë.

Gjithashtu, në këtë proces, pakujdesia dhe keqpërdorimi i pasurisë kombëtare e trondit besimin e qytetarëve dhe mund të shpjerë në dështimin e reformave. Një reformë, sado e mirë që të jetë, në qoftë se nuk kuptohet dhe nuk gjen mbështejen e qytetarëve rrezikon që edhe të dështojë. shpeshherë shtrohet çështja e humbjes së dëshirës për politikë, me pjesëmarrje të dobët në zgjedhje. Këtyre gjërave përpiqemi t’u përgjigjemi duke nxitur dhe duke inkurajuar gjëra që nuk rezultojnë me një efikasitet të madh.

Është e mundur që kjo humbje e dëshirës për politikë, në të cilën të gjithë e shohin rrezikun për demokraci, mund të jetë një pasojë e strukturës. Atëherë, nuk do të ishte faji te mediokriteti i njerëzve të politikës në çastin e caktuar, siç e themi ndonjëherë, por te organizimi i jetës politike, i funksionimit të partive, etj. Qytetari i rëndomtë nuk ka pothuaj kurrfarë hapësire për iniciativë dhe për të vendosur. Kur njëherë e jep votën e tij, ai vërtet e ka dhënë dhe nuk i mbetet asgjë për të bërë, përveç se t’i kthehet jetës private. A mund të sendërtohet liria politike, republika në kuptim të plotë të fjalës kundër partive, në saje të bashkimit spontan të qytetarëve?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat