Demitizimi

Opinione

Demitizimi

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:56

I UÇK-së duhet të bëhet,që gjërat të kapen nga e vërteta e jo nga inekzistenca dhe nga përrallat me bisht.

Duhet edhe zyrtarisht të caktohet komandanti i përgjithshëm cili ishte dhe a kishte një të tillë fare?

Sipas pozite po i bie që komandant të ketë qenë presidenti,Dr.Ibrahim Rugova,ndërsa të tjerët zëvendës komandanta.

Jemi mësuar ne kështu shumë keq që për interesa meskine t`i komplikojmë gjërat e thjeshta.

Kjo u pa me formimin e gjëja dy ushtrive dhe me tamam asnjë.

Pastaj me formimin e dy qeverive.Ajo në ekzil e B. Bukoshit dhe tjetra e Thaçit në Tiranë,me farkatarët e atjeshëm,por që asnjëra nuk ishin në shërbim të Kosovës.

Ndonëse qeverinë e Bukoshit e pat miratuar(pa shoshitur)presidenti,Dr.Ibrahim Rugova,por herifi kur u akomodue atje dhe kur mbushi xhepat grosh tha:-Këceva rekën ta q…..kalin.

Në këte vazhdë binome formohen edhe dy fondet:

-Fondi 3% i qverisë së (dreqit)Kosovës dhe

Fondi Vendlindja (për hajni) thrret.

Që të dyja këto fonde rënduan kurrizin e punëtorit atdhedashës dhe forcuan hasmëritë e njërit krah ndaj tjetrit,ku epilogu qe me shumë të vrarë dhe prapë paratë,në rrolin negativ u përdorën për mbulimin e gjurmëve të krimit.

E,hajde de,kush është këtu komandanti??

-Gjarpëri,zhaba a zhapini?!!

Dy ushtri dhe një kallabllëk komandanta dhe asnjë zyrtarisht i emruar.

Këta kallabllëk komandanta,gjatë natës u bënë p…p….politikaj,patriota,prijës dhe zbardhën pasanikë e të poshtër dhe p.(dh)a të samës që po na i gërryejnë zorrët me do vetëzgjedhje e vetë shkërdh….që,si edhat,njëri zdryp e tjetri hyp.Lojë kjo ka(ra) mëthçe që vazhdon deri në pafundësi,deri në mbarsje me cjap të ntredhur.

Duro popull se kurrë më nxeht se ke pasë.Punë hiç,premtime me kosh.Bukë të nxehtë të ëndrrave boll,edhe barkun bosh.

Në fund po ju pyes a kemi një komandant të përgjithshëm( mbi të gjithë) apo do ta zgjedhim një?

Apo do ta emrojmë për çdo mëhallë nga një komandant dhe fundi I fundit,si tash,asnjë.

Harrova të ju përkujtoi se puna në dyzim a çift te ne ec patjetër.Në këte kontest kemi dy krye(kunguj)minister dhe nuk dihet cili është cili.

Më mire të përmbysen që të dytë dhe ta zgjedhim një të vetëm.

Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat