Ramush!

Opinione

Ramush!

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:20

Tungjatjeta!

Mirë jam familjarisht(prej zorit) dhe qofsh!

Zakonisht sot nuk shkruaj letra,se me elektronikë u ka dal fala.Dikur,si sevdali,deri vonë natën shkruaja letra të dashurisë,se ishte në modë,por nuk më sollën gjë.

Letrën e fundit e kam shkruar nga ushtrija (APJ) dhe ajo kishte mbërri vetëm deri në SPM.

Këte letër,kuptom,po ta nisi nga halli që më kapluar për do punë të pahieshme që ju ndodhën në Kuvendin policor a të shikut.

Mbi të gjitha po më mundon,si shqiptar tradicionalist,paraburgosja e të nderuarës deputete dhe shefe e grupit parlamentar e AAK-së,partisë tënde,Donika Kada-Bujupi.

Livrit bre pak.Bënë diçka.

Këtu politika ka rënë në fund të pusit,të greminës.

Po,ti Isa (bërllogut) begut,çoja bre nji selam krejt privat.

Demek shtrëngoja dhëmbët,se ai vetëm këte “gjuhë” kupto.

Ne kemi përjetuar situate edhe shumë më të rënda në sferën kodit etik të femrës.

Pyete bacën Ilmi.

Në kohën e Rankut,ka pasë raste kur nusja para se të zbriste te dhëndrri,policët e zbrisnin në sekretariat te Ranku.

Kjo e sodit nuk e ka atë ngjyrë,por një sjellje aq arrogante,në liri,ndaj një femre shqiptare,në kushte normale,është e denueshme.

Sa unë,si letrar,kuptoj në politikë,kjo udhëheqje e ka mbushur kupën e helmit dhe koha është që t`i ngjet „kijet“.

Mirëpo,para se të ndodhë kjo;Deputetja e nderuar,Donika Kada-Bujupi duhet të frymojë në liri.

Donikën e nderuar nuk e kam më kushërirë se ju tjerët,por po më dhimbëset nëpërkëmbja e kodit moral të femrës tonë,të cilën,normalisht,duhet ta trajtojmë si të shenjtë,ashtu edhe qysh është.

Pa pjesëmarrjen e saj aktive në jetën familjare e shoqërore;do të shuhej bota.

Pyete njëherë këte selakun e pagëdhendur(Isën),a e ka sjell në këte botë femra,ndaj së cilës ai ka keqkuptim,apo bytha e lisit??!!!

U zgjata pak,po prej hallit e kam.

Të fala vëllazërore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat