Destabiliteti politik po i tremb investitorët!

Opinione

Destabiliteti politik po i tremb investitorët!

Nga: Prof.Ass.Dr.Nijazi HALILI Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 14:43

Politike e vendit do të reflektohet negativisht në ekonominë e Kosovës, ndërsa efektet negative do të shihen gjatë muajve në vijim. Në bazë të analizes politike, si përfundim nëse kriza politike vazhdon të përshkallëzohet, do të vihet në pikëpyetje thellimi me përmasa ndërkombëtare, si pasojë do të kemi rritje ekonomike dhe ikje të investitorëve e si reflektim për vendin do paraqiten situata të papërballueshme.

Për shkak të krizave të vazhdueshme të cilat janë duke e përcjellur vendin që nga 2004 e deri më tani, investitorët e huaj,janë duke humbur interesin për të investuar në vendin tonë, për shkakë të pasigurisë dhe destabilitetit të paqëndrueshëm të Institucioneve të Kosovës, e kjo reflekton edhe te afaristët vendor, të cilët duhet të kenë kujdesje të shtuar për realizimin e planeve investuese.

“Nëse kriza vazhdon të përshkallëzohet, kompanitë do të jenë në gjendje të vështirë, do të kenë ulje të prodhimtarisë së tyre, do të kenë ulje të të ardhurave, por do të jenë të detyruar të ulin edhe numrin e të punësuarve. Tërheq vërejtjen se ulja e investimeve nënkupton edhe ulje të prodhimtarisë, uljen e të ardhurve të kompanive dhe rritje të kredive jofunksionale.

Në një situatë të tillë, kompanitë, do të jenë të detyruar të ulin edhe pagat mujore të punëtorëve apo të shkurtojnë numrin e tyre. Stabiliteti politik dhe sundimi i ligjit janë faktorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, në të kundërten vendi do të hynë në një krizë të thellë politike.

Tani po shifet se vështirë është për të gjetur ndonjë rrugë më të mirë të mundshme, për dalje nga kjo situatë politike, nëse marrim për bazë situaten e krijuar, atë se çfarë ashtë duke i ndodhur vendit, per disa ditë me radhë janë ndër faktoret kryesor të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në destabilizimin e vendit.

E gjithë kjo situatë do të reflektoj negativisht, e si konkluzion në ditët në vijim nëse nuk kemi ndonjë koncensues nës spektrit politik, pasojat do të jenë të papërballueshme të përmasave ndërkombëtare.

Pavarësisht krizës politike dhe pasojave që mund të paraqiten, presidencës dhe qeverise së Kosovës i bie pesha dhe barra kryesore në gjetjen e rrugës për të dal nga kjo situatë e krijuar në vend, për ndryshe sytë duhet drejtuar nga faktori ndërkombëtar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat