Bëhet Forca e Diasporës Shqiptarë për t’i ndihmuar Kosovës

Opinione

Bëhet Forca e Diasporës Shqiptarë për t’i ndihmuar Kosovës

Nga: Donika HOTI Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 15:05

Dje në Prishtinë me datën 22.11.2015 një organizate të re, shpalosi platformën e saj. Organizata Forca e Diasporës për Atdheun –FDA, e cila vjen nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporës shqiptare. Themelimi i kësaj organizate qëndron në avancimin, promovimin dhe mbështetjen e idesë për bashkëveprimin gjithëkombëtar, pa dallim regjioni, shteti apo kontinenti ku jeton apo e kryen fushëveprimtarinë e tyre profesionale, që në mënyrë të kontribuojnë për një bashkim ekonomik – social dhe për një bashkim ekonomik – kulturor në mbarë treva shqiptare ku qëllimi i kësaj organizate është ideja e bashkëjetesës me të tjerët, në këtë mënyrë që të vihet një gurë- themel për një paqe të qëndrueshme dhe prosperitetit stabil ekonomik në gjitha trojet shqiptare, edhe të këtë më shumë investime nga diaspora shqiptare në Kosovë.

Organizata Forca e Diasporës për Atdheun u themelua si një organizatë jo qeveritare e cila u formua me idenë e shumë qytetarëve të diasporës dhe me njerëzit e vullnetit të mirë që jeton jashtë treva shqiptare. Përbërja e saj ka stafin më ekspert nga Diaspora dhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore, ku kanë ngritje e tyre arsimore dhe atë profesionale dhe së bashku ta promovon paqen dhe bashkëjetesën në gjitha hapësirat shqiptare. Në emër të organizatës platformën e prezantuan Kryetari i kësaj organizate Hamdi Muhameti i cili jeton ne Rome te Italisë, Sekretari i Përgjithshëm Leon Duhanaj i cili jeton dhe udhëheq zyrën në Prishtinë si dhe anëtarë të tjerë nga diaspora.

Kjo organizatë sipas platformës, ka për qëllim ndryshimin e gjendjes së mjerueshme në vend , në të gjithë hapësirën shqiptare, duke synuar ndryshimin e mendësisë ballkanase dhe duke sjelle modelin evropian të mendimit, për paqe e bashkëjetese me të gjithë. Për stabilitet dhe zhvillim ekonomik si paradigme për integrime kulturore, arsimore dhe tjera.

Kjo organizatë është regjistruar në Republikën e Kosovës me qëllim të financimit tët projekteve konkrete për atdheun, e cila i bashkon partnerët dhe qytetarët të cilët mendojnë t’i implementojnë disa projekte siç janë: projektet kulturore arsimore-edukative, shëndetësore, bujqësore, infrastrukturore, promovimin e turizmit. Përmes kësaj të zhvillohet sa më shumë investimet kapitale në mënyrë të drejtpërdrejtë nga donatorët e huaj dhe atë shqiptar, duke u kujdesur tek mbarëvajtja e këtyre projekteve që mbështeten edhe nga Republika e Kosovës, e Shqipërisë dhe më gjerë .

Projektet investive në atdhe të bazohen në prioritetet në zonat ku ka më shumë nevojë dhe numri i anëtarëve është më i madhe nga vetiniciativa nga qytetarët duke mbështetur punësimin afatgjatë. Ndërsa program i saj është gjithëpërfshirës, pa dallime moshe, gjinie, besimi, ngjyre as nacionaliteti, për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në këto hapësira në proporcion me përfaqësimin e tyre. Për të qenë anëtarë e kësaj anëtarë janë të mirëseardhur secili qytetarë brenda treva shqiptare dhe jashtë tyre, duke mos i përjashtuar as minoritetet në mënyrë që mundësia për t’i ndihmuar dhe promovuar bashkëjetesën në mirëqenie dhe paqe për të gjithë, kështu potencuan themelues të kësaj organizate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat