Gishti i Daqiqit i pa diz-infektuar në Këshillin e Sigurimit

Opinione

Gishti i Daqiqit i pa diz-infektuar në Këshillin e Sigurimit

Nga: Dedë Preqi Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 13:19

Sipas raportit për Kosovën, që u raportua këto ditë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Njujork, i erdhi radha edhe zonjës Çitaku, si ambasadore eRepublikës së Kosovës në SHBA, e cila paraqiti raportin e saj për Kosovën. Mirëpo, në prezentimin e Serbisë, sipas Daqiqit, ministër i jashtëm, pas retorikave të bezdishme për Kosovën që i prezentoi në këtë këshill, ai e drejtoi gishtin e tij të pa-dizinfektuar, drejt ambasadorës shqiptare dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, duke qortuar dhe sygjeruar se, Kosova nuk e ka vendin këtu.

Në një komitet të tillë dhe shumë të rëndësishëm, si edhe në shumë organizata tjera ndërkombëtare, shohim akoma një qëndrim të Serbisë, kundër Republikës së Kosovës, e cila dëshmon hapur para gjithë botës se, problemin jetik dhe kryesor e ka çështjen e Kosovës, duke ia kushtuar gjithë potencialin e saj politik vetëm për ta penguar zhvillimin e kësaj republike dhe integrimin e saj në instancat ndërkombëtare.

Është diçka e pa kuptimtë për ata që e mbështesin këtë qasje të Serbisë ndaj Kosovës, nuk besoj se në këtë mënyrë mbështetet zhvillimi i një populli dhe parimet demokratike të një vendi, siq është edhe Kosova, duke mos marrë parasysh të drejtat e saj, sikur që i kanë edhe kombet tjera të lira të botës demokratike.

Dhe për këtë shkak, shumica e popujve të botës pësojnë në këtë mënyrë, duke anuar dhe mbrojtur luftat e krimit, që rrezullton në acarimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore, si dhe në lufta të ndërsjella, më në fund ndikon negativisht në përpjekjet dhe arritjet e besimi reciprok dhe në marrëdhënje normale me njëri-tjetrin.

Kosova e fitoi pavarësinë e vet në vitin 2008, dhe këtë privilegj nuk e fitoi përshkak të supërioritetit dhe simpatisë, por kjo ishte e drejtë sublime e një populli me të drejtat e veta për liri dhe demokraci, dhe sjellja e Daqiqit në Këshillin e Sigurimit, ishte e nivelit të ulët, dhe aspak e përmbajtur.

Daqiqi ishte vet dora e djathtë e Millosheviqit, por edhe sot gjatë kësaj kohe, ky njeri është pasardhës i politikës millosheviqiane, i cili ndjek filozofinë raciste dhe fashiste të një krimineli me përmasa të mëdha kundër njerëzimit, posaqërisht ndaj shqiptarëve.

Atëherë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, nuk e ka të vështirë ta njoh dhe të konstatojë një bashkëpunëtor të Millosheviqit, i cili komenton dhe jep sugjerime në këtë këshillë, duke ditur se, sikur që nuk njeh të drejtat e një populli liridashës të shqiptarëve, nuk njeh dhe nuk respekton as të drejtat e të tjerëve, sepse i ka duart akoma të padizenfektuara nga krimi.

Në asnjë vend të botës demokratike nuk kufizohen të drejtat e një vendi dhe populli, ndërsa vetëm Serbia me këmbëngulje lobon anë e kënd botës, kundër të drejtave shqiptare, kundër të drejtave të tyre në arsim, shkencë, kulturë dhe në gjitha aspiratat e tyre.

Shqiptarët gjithmonë mbetën si barrë e rëndë për Serbinë, dhe nga propagandat e saj, shqiptarët janë pasqyra e problemeve dhe e shoqërisë në Ballkanin perëndimor, duke e mohuar realitetin në këtë mënyrë, duke e shpjeguar të kundërtën për shqiptarët.

Falë Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i cili na miqësoi me Amerikën dhe aleatët e saj, përmes të cilëve arritëm këtu ku jemi, përndryshe pjella kriminale dhe politika e Serbisë Millosheviqiane, nuk do ta lejonte kurrë Kosovën, të bëhëj shtet dhe të frymojë populli i saj i lirë.

Prandaj, Kosova duhet të jetë shumë e vëmenshme ndaj politikës së pasardhësve millosheviqian, të cilët janë të derigjuar dhe instrumentalizuar mirë nga kuzhinat e Akademisë dhe Shekencave të Beogradit, dhe të bekuar me uratën e Kishës Ortodokse serbe.

Kjo dëshmon qartë edhe vizita e gjeneralit serb Dikoviqit, i cili duhet të turpërohet që shkeli tokën e Kosovës, i akuzuar si urdhërues i disa krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Nga këto arsye mund ta quajmë jo të frytshëm vizitën e tij në Kosovë, sepse është dëshpëruese vizita enjerëzve të tillë, që dhanë urdhëra kriminale ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

Acarimet aktuale politike në Kosovë, si dhe dështimet tjera në zhvillimet e vendit, janë parakushte që e ndihmojnë politikën e kundërshtarit dhe zullumqarit të shtetit të Kosovës, njëherazi përmes plasaritjes politike shqiptare, kundërshtarët përfitojnë radius të drejtash për tu bërë anëtarë i BE-së.

Fokusi i arkitekturës së re politike kosovare, duhet të orientohet me projekte të reja, dhe jo gjithherë me arkitekta të njejtë, të cilët kanë projektuar kohën e luftës, por me arkitekta të rinj për paqën, të cilët kanë modele europiane dhe që janë të prirur që fatin e këtij populli mund ta ndryshojnë më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat