Kah po shkon Kosova

Opinione

Kah po shkon Kosova

Nga: Nga Zef Morina Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 11:45

Jeta ne Kosovë ështe bërë e rëndë dhe e pa perspektivë. Populli eshte I hutuar me situaten politike nëpër të cilen po kalon vendi ynë. Nuk është e qartë kush vërtetë është “patriot” dhe kush është “ tradhetarë”.

Para 16 viteve Kosova ishte ne lufte. Nga fillimi I vitit 1989, kur u suprimu kushtetuta e Kosoves, te gjith ishim te okupuar nga Serbia, por ishim shum te lidhur njeri me tjetrin dhe na mbante shpresa se një ditë do te fitohet liria. Mu per kete i tërë populli ishin te organizuar për të shpallur dhe nderuar shtetin e Kosoves. Pavarësisht se dukej e pa mundur fitorja ndaj nje okupatori të eger.

Raportet në mes partive politike dhe popullit të Kosovës ishin shum të mira, kështuqë ishim të sigurtë në fitoren ndaj armikut shekullore, Serbisë. Pavarësisht bindjeve politike, të gjitha partite politike dhe I mbar populli e adhuronte dhe I besonte presidentit Rugova , për ta udhehequr vendin drejte fitores.

Edhe atëher kishte zera të vetmuar, qe e kritikonin persidentin Rugova, per politike te deshtuar , siq e quanin ata. Por e verteta ishte ndryshe, presidenti Rugova ,arriti te mobilizoi mbarë popullin kunder nje pushteti totalitar, duke e shpallur shtetin e Kosoves me referendum, sipas vullneteit te mbi 95% te popullit te Kosoves. Gjithashtu arriti qe me politiken e tije paqesore dhe vizionare, te krijoj miq ne mbare boten perendimore, te cilet na mbeshteten politikisht dhe me vone edhe ushtatakisht.

Populli I besonte presidentit Rugova, I cili ne qdo konference ju drejtohej faktorit , SHBA dhe BE qe te nderhynte per te shpetuar popullin nga gjenocidi, gje qe edhe ndodhi me nderhyrjen e NATOS e cila perfundimisht e perzuri Serbine nga Kosova ne qershor 1999.

Sigurisht qe vend te veqante zen lufta e armatosur e UQK-se dhe djemt e vajzat me te mira qe dhane jeten ne frontet e luftes.

Ka edhe te atille qe paten fatin te shpetojne dhe sot te shijojne lirine se bashku me popullin e tyre. Deri ne fillim te luftes nuk kishte ndasi , sepse te gjith ishin te perkushtuar qe ne menyra te ndryshme ti kunerviheshim armikut. Me filimin e luftes ,filluan divergjencat ne mese te atyre qe deshironin te perfitonin, duke u thirrur si komandant te vet shpallur dhe ne vend qe te krijonin unitet brenda ushtrisë, ata bënë ndarje në FARK dhe UQK, gjë që Kosoves I ka kushtuar shum. U desht që miqtë tanë: SHBA dhe BE te dergojne armaten me te fuqishme ne bote ,NATON të nderhyjë për të qliruar vendin, duke na qliruar me 10 qershor 1999. Populli gjithmon do të jetë mirënjohes miqve tanë perëndimorë dhe ushtarëve te NATOS, që rrezikuan jetën e tyre për ne.

Gjithashtu jemi krenara me UQK-ne e cila e nisi luften me armikun per lirine e popullit te vet . Mjerisht disa individ të cilët me shum kan qenë larg fronteve të luftës , rrihnin gjoks duke thëne se merita eshte e tyre per qlirimin e vendit dhe ne kete menyre u treguan mos mirënjohes ndaj miqve tanë që na sollen lirinë. Kosova gjithashtu u pavaresua me ndihmen e miqve tanë perëndimorë. Me të drejtë populli pyet, qka jemi duke bërë ne për shtetin tone te shum vuajtur?

Mjerisht disa politikan jan orjentuar ne ruajtjen e pozitave , apo ardhjen në pushtet me qdo kusht dhe nuk po e shohin se ne qfar situate e kan sjellur Kosovën.

Dialogun me Serbinë e filluan të pa pregadituar dhe te pa intersuar se qfar vertet po dialogonin. Popullin e “siguruan” se nuk do te kete negociate politike por teknike. Nuk do te pranojme ne asnje menyre te bisedohet per qeshtje te brendeshme qe cenon rendin kushtetues.

Tani po verehet se negociatat ishin pikerishte politike dhe qe prekin rendin kushtetues, bile duke nderhy edhe ne projektin Ahtisari dhe duke e shendruar ne Ahtisari plus, siq e kishte deklaruar ne parlament kohe me pare znj Tahiri sa ishte deputete e PDK. Bisedat me Serbine, Kosoves nuk I kan sjellur dobi, perkundrazi e kan trazuar vendin, kur po e shohim opoziten se si po vepron. Sigurishr qe Kosova duhet te kete raporte fqinjesore edhe me Serbinë por gjithnje si dy shtete fqinje dhe pa nderhyrje ne punet e brendeshme te njera tjetres.

Marreveshja e 19 prill 2013 e firmosur ne mes te kryeministrave Thaqi dhe Daqiq, ishte themeli I te gjitha bisedave qe kan pasuar, andaj opozita nuk ka te drejte te fajsoj kete Qeveri te udhehequr nga zt. Mustafa, bile as AAK dhe as Nisma nuk kan te drejte te thirren ne kauzë, sepse shumica prej tyre kan qene perkrahese e marreveshjes se 19 prillit 2013 duke e votuar ne Parlament. Vertete ne ate kohe kishte dilema sa I përket Asociacionit Serb, por kete dilem na e kishte hequr kryeminishtri Thaqi ,duke na thene se ky Asociacion nuk eshte asgje tjeter veq nje OJQ dhe se ne asnje menyre nuk do te preket rendi kushtetues.

Tani pas marreveshjes se 25 gushtit 2015 te firmosur ne mes te kryeministrave Mustafa dhe Vuqiq , po shihet se nuk qenka bash OJQ, por nje entitet me disa pergjegjesi ne fusha te caktuara dhe qe ndikon ne kushtetuten e vendit.

Ateher qka duhet te beje opozita? Te paralizoi vendin, duke bllokuar jeten institucionale? Duke perdorur gaz lotesjelles kunder kolegeve te vet deputet, te perdor sprej per te verbuar kryeministrin dhe ministrant? Jo zoteri kjo nuk eshte zgjidhje, ky veprim eshte i pa pranueshm dhe shum e demeshme per vendin.

Kemi degjuar edhe verejtjet tjera te opozites , qe ka te bej me demarkacionin e kufirit ne mes te Kosoves dhe Mali te Zi. Nese eshte e vertete qe komisioni yne ka bere gabime gjat bisedave dhe ka pregaditur dokumentacionin me te cilin Kosova do ti humb rreth 10 mije hektarë te teritorit te vet, ateher ju duhet te kerkoni nderrimin e komisionit duke zgjedhur ekspert dhe te vertetoni se ky komision ka bere gabim , te kerkoni pergjegjesi ndaj tyre per deshtimet ne punen e bere, gje qe munde te vertetohet dhe nuk ka nevoje qe te paralizohet jeta institucionale ne vend.

Merita e juaj do te jete nese vertetohet se Kosova do ti humbiste keto 10 mije hektare qe bejnë 100 Km2, por nuk duhet qe ne emer te “patriotizmit” tuaj te sjellni vendin buze germines, sepse populli ju ka votuar qe te mbroni integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe per kete keni dhene betimin si deputet ne Parlamentin e Repoblikes se Kosoves , e jo per te gjuajtur guri e fshehur dore.

Te nderuar perfaqesues te opozites, nese pozita nuk i merr parasyshe brengat e juaja , te cilat ju mendoni se jane te drejta, duke ju margjinalizuar pasi i kan 2/3 te deputeteve , kuptohet me vota te garantuara te minoriteteve , me mire do te ishte qe ju te bojkotoni Parlamentin dhe te organizoheni si opozite për të njoftuar popullin shtepi për shtepi , me punen e Qeverise , qe sipas jush qenka tradheti kombetare dhe ne kete menyre do te ishit me te suksesshem për kauzen , për të cilen po angazhoheni.

Me siguri tashme e keni verejtur edhe ju se populli eshte lodhur dhe kjo metode e juaja eshte e pa pranueshme. Miq te nderuar, pozitë dhe opozitë , mos te harrojme se pa perkrahjen e miqve tanë, SHBA dhe BE, Kosova e ka veshtirë për të mos thënë të pa mundur te mbijetoj, andaj nese vertet e keni per interes te vendit dhe jo ndonje arësy tjetër, mos veproni ne kete menyre se jeni duke I shkaktuar deme te pa riparueshme Republikes se Kosoves, te cilen dy her e kemi shpalur.

Një her me referendum nga populli me 1992 dhe herën tjetër ne prlament me 2008, apo ndoshta dikush po punon për një Republikë të tretë , sepse kështu dëshirojnë disa ,duke dashur që historia të filloi nga ai, apo ata.

Ju lutem punoni per te miren e vendit, duke respektuar ligjet dhe kushtetuten e Republikes se Kosoves, sepse vetem keshtu vendi yne e ka te sigurtë rrugën për në BE dhe NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat