Pse shteti pa rend ekonomik?

Opinione

Pse shteti pa rend ekonomik?

Nga: Arsim Haziri Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 18:53

Sistemi i ulët ekonomik,përkatësishtë papunësia si element negative i drejtuar dhe manifestuar në kuptimin fizik madje edhe psikik tek masa popullore ,rënd po e ndëshkon trupin social,kuptimin në të cilën qëndron paligjshëm shteti,tek e cila po gjen ambient të pashmangshëm dhe për më keq po rezulton me krijimin e të gjitha kushteve për dukuri negative.Mosfunksionimi i shtetit përmes mekanizmave të saj,sidomos sektori ekonomik po bën që vendi të jetë vatër dhe burim potencial i të gjitha elementeve në kuptim degenerues ,dhe në asnjë moment nuk lidhët me shkallën normale të jetesës njerëzore.

Sistemi ekonomik,në vazhdmsi po sjellë akte të ndryshme të dhunës,e cila dhunë po merrë hapa shqetësues-përhapse dhe për ndëshkim të ashpër po e merrë trupin e pafajshëm social.Dhuna nuk konsiderohet vetëm nëse shprehët në aspektin fizik,siҫ njihet nga shumëkush,mirëpo karakteri i saj jepet edhe në kuptimin psikik,duke u nisur nga fakti shumë thelbësor se përveҫ efekteve anësore ajo krijon ngusht edhe shtresin si zgjim emocional dhe fiziologjik, dhe në disa raste krijon të pavetëdijshmën.Dhuna psikike,nënkuptohet në pamundësin e sigurimit të të ardhurave mujore përmes së cilave do mund të sigurohej ekzistenca normale,kjo rrugë ndikon në mënyrë negative në vetëdijen e ekonomisë familjare-kryefamiljarit.Kjo gjuhë e pamundësis është dhe përbënë krizën më të rënd që do mund të kaplohej një shoqëri të pa organizuar politikisht,e në rastin tonë e ka marrë shoqërinë tonë kosovare,shoqëri insitucionalishte e rrënuar.

Sot,shikuar nga shumë indikatorë dhe vlerësime të faktorëve të ndryshëm,sektori ekonomik minimalishte del të cakton një pagë mesatare ,afërsisht 250 euro,ecila pagë pak e hiq del të mbulon shpenzimet e përgjithshme familjare,dhe njëherit përbënë shqëtësimin themelor si dhe hapin shumë të ngushtë në orientimin e një familje,shoqërie në vij të rënd ekonomike.

Andaj,ndaj kësaj situate duhet urgjentisht të ndërmerrën dhe paravendosën faktorë akut që të parandalojn një gjë të tillë sidomos me hapa të ashpër institucional, që të mos zgjerohej potencialisht një vijë e thellë detstabilizuese për vendin.

Mirëpo,shteti dhe pushteti në të cilën në po përfaqësohemi pak i kontribuon zgjidhjës së kësaj situate, duke u nisur në shumë fakte,se klasa jonë politike si kjo e tanishmja gjithashtu edhe të gjitha ato të kaluarat më shumë janë përkujdesur për super të drejtat e tyre sesa për obligimin legjitim të shoqëris kosovare.

Po të thuhej se lëshohet mundësi buxhetore nga ekzekutivi vendor,vështirë është për tu besuar,po të thuhet se Kosova vuan nga mungesa e kapaciteteve vlerësuse ekonomike që do të mund të kurorzohej me pozitivitet, prap s’merrej si bazë faktike dhe me plot të drejtë,ngase vendi ynë posedon mundësi dhe potencial të bollshëm për zhvillim e mjaftueshëm të sistemit të ekonomisë.Por,ajo që e anticipon rënd Kosovën në gjithë sekorët shtetëror,posaqërisht në sektorin e ekonomisë janë personat e pasinqert dhe të pazellshëm dhe mbi të gjitha me qasje të padrejtë dhe formaliste në punë. D.m.th ky kapacitet alogjik e shtrembëron së tepërmi ekonomin, si ndër mekanizmat më të nevojshëm zhvillues.

Qasja e politikës ekonomike ka qenë e gabuar dhe e padrejtë,si hartimi i politikave ekonomike ashtu edhe caktimit tyre për kultivimin e një fryme të favorshme ekonomike,ndërsa implementimi aspak si takoj.

Sot,më shumë se gjithҫka që preukupon parëndësishëm trupin shoqëror është papunësia,njëherit përmes këtyre vijave deekonomike orientohet vendi drejt katastrofave të rënda ekonomike,prandaj më këso far klasash politike vështirë është të mendohet e kundërta e kësaj situate.Mendja shoqërore si në kuptimin e ri mendësore ashtu edhe në atë kohësore duhet rënd të ndëshkoj një situatë të tillë antisociale, sidomos e tek rasti shumë legjitim,sic janë zgjedhjet nacionale.Vetëm ky mjet,pothuaj i fundit, garanton fuqishëm ndëshkim dhe anticipim për këto klasë qeverisëse,që pakohë dhanë errësira për trupin shoqëror sikur të mos ishin qenë të votuar legjitimishtë.

Një situate e gjithëmbarshme pozitive dhe e vijës së mirëqeniës ekonomike karakterizohet me ekzistimin e elitave që bazë e tyre konsiderohet vënja në kuptim primar interesin e përgjithshëm,interesin e gjithësecilit,që parimi demokratik pikërishtë është prej këtij niveli,icili ngritet,funksionon dhe realishtë fuqizohet përmes saj,se ajo garanton funksion për funksionimin e gjithëmbarshëm.

Prandaj,kuptimi i ekzistimit të shtetit nuk nënkupton edhe funksionimin normal të saj pa bërjen e saj ,mirëpo bërja dhe ekzistimi,që të dyja elemente përbëjn hap të rëndësishëm dhe legjitim për aktivizimin e tërë resurseve shtetërore.Kjo përbënë faktin dhe arsyen jo për një shtet si emër e formalitet që kërkon të njihet e jetësohet,por si bërje,ekzistenc dhe funksionalitet ,kjo përbënë jetësi të gjallë drejtuar në shumë fusha.

Shteti pa pushtet të shtetit është shtet i minimizur në individualitet dhe klas politike,ndërsa pushteti për shtet të shtetit është shtet i të gjithëve,kjo është ajo në të cilën qëndronë dhe vijësohet shteti i mirëfilltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat