Arrestimi i Donikës është dështim i pushtetit dhe politikës

Opinione

Arrestimi i Donikës është dështim i pushtetit dhe politikës

Nga: Dedë Preqi Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 11:51

Çfarfë kohe interesante, dua apo sdua, ajo të tërheq zvarrë pas vetës, e mbushur me botën e mistereve të pa imagjinushme. Kjo, koha jonë, që ka shaluar kuajt e saj shekullor, për të arritë këtu ku jemi, e ne jetojmë akoma nën hijen e imponimëve, të dështuar gjithmonë, e më shumë për fajin tonë…

Por, në vetëdijën dhe qenjen e popullit shqiptarë mbetët i zgjuar gjithmonë ideali kombëtar, i cili dallohet për jetë, apo vdekje, i cili orientohet ndërgjegjshëm drejtë sendërtimit të një jete të denjë.

Edhe në këtë kohë edhe më vonë, populli shqiptarë nuk do ta mbanë në qafë gjithmonë barrën e urryer të robërisë dhe në këtë mënyrë do të ndjehët plotësisht i lirë në mendime dhe veprime.
Është e vertetë se internacionalizimi i problemit shqiptarë është kushtëzuar nga drejtësia e luftës së popullit tonë për paqë, liri dhe demokraci, duke u inkuadruar edhe në lëvizjet e mëdha të demokracisë në Europë dhe deri te SHBA-të.

Ishte një ngjarje e madhe historike dhe krenari kombëtare, kur Kosova u rënditë në mesin kombeve tjera dhe shpalli Pavarësinë e shtetit të Kosovës, e cila e zgjedhi nyjen e fatit të popullit shqiparë njëherë e përgjithmonë, duke hyrë në radhën e kombeve të lira të botës.

Mirëpo, çdo dëshmi e jona në ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e saj, nuk mund të prezentohet pa ndikimin dhe rrolin e femres, si pjesë e barabartë e shoqërisë tonë, e cila duhet të jetë aktive dhe rrezulltat i të drejtave të saj në Institucionet e vendit.

Politika e cila udhëhiqet sot në Kosovë, nuk është e lakmueshme, e cila po dështon ditë përditë dhe më shumë dhe asgjë nuk mund të pritet më shumë prej saj, nga se është e definuar mbrapsht, pa analizë të shkaqëve e pasojave, me qasje politike dhe grupore, e dorëzuar para pushtetarëve të korruptuar dhe me doza kriminale.

Tejkalimi i kësaj situate që e ka kapluar Kosovën, nuk mund të arrihet me zbatimin e ligjeve anarkive, dhe të një politike me represion të njëanshëm politik të një pozite në pushtet, as me përpjekjet ndëshkuese ndaj njarëzve, të cilët luftojnë dhe punojnë për të drejtat e popullit dhe për pëllëmbët e tokës Kosovë.

Kjo nuk mund të arrihet as me kompromiset dhe konqesionet e kalbura, të cilat udhëhiqen nga njerëzit e organeve të larta të vendit, në krye me Mustafën dhe Thaqin, për ti shuar orekset e shfrenuara të tyre politike dhe egoiste, në mënyrë që të ruhet imazhi politk i tyre edhe në arenën ndërkombëtare.

Pushteti i Kosovës e ka humbur prestigjin e vet politik në vend dhe jashta vendit të vet, kur përshkak të dështimëve dhe gabimëve të veta në qeverisje, ushtron represion në individ të caktuar politik, sikur që është rasti më konkret, duke e arrestuar deputetën e Kuvendit të Kosovës, zonjën Donika Kadaj-Bujupi, së cilës i shqipton 30 ditë burgim.

Kush do ta quante normale dhe një shembull prestigjioz në vendet demokratike të botës së qytetëruar,që të burgosë deputetën e Kuvendit të vet, të cilën e ka votuar populli, vetëm se ajo ka mbrojtur të drejtat e popullit dhe pëllëmbët e tokës së vet.

Kush do ta quante demokratike dhe një pushtet të tillë, si i denjë dhe mbështet të drejtat e femres, kur në mënyrë brutale i shkelën të drejtat e saj dhe çfarë pritet nga një pushtet i tillë, të mbrojë të drejtat e një populli.

Një politikë e urtë dhe demokratike nuk do të guxonte dhe kishte të drejtë, që të lejonte atë që është bërë në pushtetin e sotëm të Kosovës, që për shkak të një lotsjellsi, femra dhe deputetja e Kuvendit të arrestohet, përshkak se kërkesa e saj dhe mospajtimi ishte me përmbajtje nacionale.

Qetësimi i kësaj situate nuk mund të bëhët me realizimin e një kryeneqësie e një politike të një pushteti të dështuar, që pjell vetëm plasaritje shoqërore dhe korrupsion, e cila lufton për të mbajtur pushtet dhe për të mbrojtur privilegjët e veta.

Ky pushtet nuk mund të mbrohet nga askush, sepse Kosova nuk ka nevojë për një strategji të tillë, që tërheq me forcat e saj të errëta, duke përkrahur armiqtë e vjetër të kombit dhe vendit. Nga ky fakt, duhet të ngrisin zërin edhe Shoqatat e Grave në Kosovë dhe shoqatat tjera, sepse burgosja e Donikës, nuk është vetëm një shembull, por nesër mund të burgosën edhe shumë të tjera Donika, sikur Albulena, Vjosa, Duda, Alma dhe shumë të tjera femra të pafajshme, vetëm se i kanë bindjet e veta ndryshe nga të tjerët, që sundojnë.

Ky pushtet nuk mund ta ndërrojë fytyrëne vet, duke arrestuar Donikat, por edhe të tjerë, sikur Albinat, Ilirat, Fatosat dhe shumë të tjerë, por ky pushtet duhet ta ndërrojë fytyrën e vet, atëherë kur në zgjedhjet e ardhshme, vota e popullit e thotë fjalën e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat