Bashkohuni, ju që nuk ishit hise e fajtorë e këtyre denigrimeve të deritashëm, o mbaroi populli shqiptarë në Maqedoni !

Opinione

Bashkohuni, ju që nuk ishit hise e fajtorë e këtyre denigrimeve të deritashëm, o mbaroi populli shqiptarë në Maqedoni !

Nga: Qemal MUSLIU Më: 13 tetor 2015 Në ora: 23:13

As në të kaluarën e as në të sotmen të quajturën demokraci, popullin shqiptarë është pa ndonjë ndryshim rrënjësor, por përcillet vetëm nga një vazhdimësi e hidhur, herë me disa ngjyra dhe forma të ndryshme mashtruese. Deri sa shtetet moderne demokratike ecën me hapa e kohës së kompjute-rizimit, shqiptarët në Maqedoni, këtë hapë e ka të humbur, dhe dita ditës shkon në rënie, në çdo pore të jetës e të zhvillim shoqërorë si në: ekonomi, në punësimin e të rinjve, në kulturë, në arsimim jo kualitativ, si dhe pa infrastrukturë të kohës.
Sot është ndryshe, pa kushte elementare, populli e sidomos rinia nuk pajtohet me varfëri, me standard të ulet të jetesës, pa kushte elementare dhe pa perspektivë, por ajo parasëgjithësh punësim, perspektivë dhe në hap me kohën. Pa këto, ajo detyrohet të marrë rrugën e mërgimit, rrugën kah sytë këmbët, vetëm e vetë për gjete bekimin e jetës.
Nga koha kanë ndërruar edhe forma denigruese, por strumbullari i torturave mbetet ai para shumë decenieve. Dhe e sotmja e kombit shqiptarë në esencë mbetet prapa të gjitha të arriturave të kohës. Ajo edhe sot rrudhët, nga të gjitha shtetet fqinje, por me forma “moderne” dhe shtetet finje marrin qytete të tëra dhe bile krijohen shtete artificiale në territor të saj. Jo vetëm kaq, nga koha në kohë, populli shqiptarë u dëbua nga trojet e veta autoktone, në forma më barbare, u copëtuan territoret e saja, u përbuzën dhe po përbuzen duke mos i siguruar kushtet elementare për jetesë, si punësimin, perspektivën për një ardhmëri të sigurt e edhe sot, në të gjitha strukturat e zhvillimit shoqërorë dhe urbanistik. Faktet e kohës dëshmojnë se, gjysma territorit të Malit të Zi të sotëm ishte e banuar me vendbanime shqiptare, si: Tivari, Podgorica, Malësia e Madhe, Plavë e Guci, etj. (shihe eksodin shqiptar 1912-13); gjithashtu vilajeti i Sanxhakut e deri në Nish ishte territor i banuar gati etnik me popullatë shqiptare; ndërsa sot ndryshe me popullatë serbe (shumë nga ata të asimiluar): Po, territori i Maqedonisë së sotme, para luftës së dytë botërore si, ishte struktura nacionale ? ... A nuk ishte e banuar me popullatë shqiptare ma tepër se gjysma e saj ? !
Po sigurisht se po. Dhe për të gjithë këto, sot faktet e kohës flasin ndryshe !
E sot për turp të shekullit të Ri, sot flitet ndryshe për këto territore. Vallë a nuk dinë këta që sot “bëjnë politikë” deri ku shtriheshin vendbanimet me popullatë shqiptare në Mal të Zi ? !... Ndërsa sot flitet për territore të reja me iu dhënë Malit të Zi, e harrohen territore që iu dhanë fuqitë e mëdha këtij shteti. Po kështu u veprua edhe me treva të tëra shqiptare që u okupuan dhe kolonizuan krahina të tëra, nga pushtuesit serb si Sanxhaku Toplica, Nishi e të tjra, dhe pa pikë turpi flitet për Mitrovicën, Metvegjën, Bujanocin, Presheva. Ngjashëm ishte edhe me territore dhe vendbanime të tëra që ishin para një kohe të banuara me popullatë shqiptare, ndërsa sot, sot nuk ka thuaj se disa, apo asnjë shqiptarë. Shembull i pamohueshëm është: Manastiri (Bitola), Përlëpi, Shtipi etj. etj.. Dhe flitet e në fakt nuk flitet për asgjë, po bëhet vetëm një heshtje me një frymë “patriotikeë” duke rrejte pa pikë turpi se “bëmë këtë, e bëmë atë”, duke deklaruar krejt rrejshëm. Ky “luks” vazhdon edhe sot harrohet Çamëria. Dhe nesër nuk është çudi të vazhdojë ngushtim (rrudhja) dhe telashet tjera, vend banimeve shqiptare.
Derisa ne shqiptarët nuk krijojmë klasë politike me përgjegjësi dhe me kuadro të përgatitura dhe të dëshmuara me punë, të cilët kanë kulturë dhe gatishmëri, për të i dalë zotë gjithçka që është shqiptare, dhe jo duke lakmuar në pozitën dhe lakimit të ndryshme të “ kajshme” që i afron kundërshtari nacional, atyre që zunë pozita kyçe në shtet. Klasa politike shqiptare, deri më sot (gati e tëra) në këto treva bënë politikë shumë të gabuar, një politikë të Turpit, një Politikë të mbrapshtë dhe të dëmshme, që për ta përmisuar kë “lëmshe”, këtë “nyje” duhet një shpatë e: Skënderbeut. Kjo përgjegjësi dhe ky turp i bien hise edhe votuesit, që me vetëdije apo pa të hodhën, votën pa e menduar mirë e hollë. Prandaj haram dhe të mallkuar qofshin, të gjithë ata që kanë faj.

Populli shqiptar, si popull AUTOKTON, vlerë e veçantë, cila as nuk vjetrohet, as nuk shitet e, as nuk blihet. Dhe këtë vlerë të veçantë historike, nuk e gëzoi asnjëherë deri më sot, e as në të quajturin sistem demokratik. Thënë më troç as populli e as përfaqësuesit e saj, nuk e luajnë rolin e popullit autokton! Por, populli dhe politikëbërsit e saj, bëjnë politikë si të jenë ardhacak, dhe vazhdimisht duke luajtur rolin e lypësit. Si rezultat i kësaj, sot populli shqiptar është i ndarë si është më zi, edhe aty ku jeton edhe pse është autokton, ajo është i përbuzur, e përdhosur në të gjitha format, duke etiketuar me emrat nënçmues nga më të ndryshmit. Kjo është një dhimbje dhe një nëpër këmbje edhe nga soji i vetë. Turp.
Përkrahim dhe i mbështesim të gjitha subjektet politike, civile dhe individ, që nuk kanë hise në këto denigrime, në këto turpe të kohës moderne. Përkrahim me përgjegjësi më të lartë, vetëm ata që kanë vizion e platformë të shëndoshë kombëtare. Vetëm ata që kanë dhimbje për popullin si për vete e për familje, dhe jo ata që ishin dhe janë pjesë në qeverisjen aktuale. Bashkohuni, ju që nuk ishit hise e fajtorë i këtyre: humbjeve, rrudhjeve, dhe denigrimeve të deritashëm, o mbaruam bashkë me klasën politike edhe populli i tërë.-
Prandaj po nuk u bashkuan forcat progresive për zgjedhjet e vitit 2016, hendeku i përbuzjeve sllave –dhe “shqiptaro sahanlëpirës” do të thellohet edhe më. Nga ky denigrim, që do të jetë në vazhdim nga të nijetit, subjekte trojet shqiptare do të zbrazen nga rinia, gjenerata më vitale dhe më e dhimbshmja e një popullit. Dhe trungun e origjinës do të mbeten në mëshirën e kohës. Pra, të bashkohen me të gjithë ata që janë me dy këmbë në trungun amë, që e duan kombin , siç e duan jetën, familjen dhe veten.
Dhe një humbje eventuale nuk kompensohet e nuk arsyetohet me asgjë. Gjithashtu forma e veprimit të deritashëm i subjekteve politike jo vetëm që nuk solli kurrfarë progresi te popullata shqiptare, por ajo krijoi një zhvillim të pa barabartë, një diferencim në mes popullatës shqiptare edhe asaj sllave
Nga katër anët le të bëhet thirrje te të gjitha subjekteve politike dhe civile që, të i koordinojnë aktivitetet dhe të bashkohen sa më parë, pa kërkuar “qime në ve”, por vetëm me ata që janë të gatshëm për sakrificë dhe zhvillim, duke mos humbur kohë, por sa, më herë, për unitet dhe përgjegjësi moralo qytetare për mandatin dhe gatishmërinë për përgjegjësi qytetare dhe përmbushja e asaj që parashihet me program dhe platformë politike,
Sa ma larg nga ata të mallkuar që s’duan atdhe, as komb e as fe!
12.1O 2015 Cyrih

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat