Pyetje publike Isa Mustafës: Ku është Republika e Kosovës në marrëveshjen tuaj të fundit me Serbinë të cilën e nënshkruat ju?

Opinione

Pyetje publike Isa Mustafës: Ku është Republika e Kosovës në marrëveshjen tuaj të fundit me Serbinë të cilën e nënshkruat ju?

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:57

Si qytetar i Republikës së Kosovës (pra edhe si taksapagues), si veteran i UÇK-së dhe si hulumtues shkencor, kam të drejtë legjitime që Isa Mustafës dhe të gjithë atyre që mendojnë, flasin e sillen si ai, t'ua bëjë dy pyetje: Zotëri Mustafa: Ju dje (më 22.09.2015) në Kuvend, po edhe në RTK pohuat dhe ripërseritet, pa asnjë dyshim, se me Marrëveshjen e 25 gushtit 2015 me Serbinë nuk është shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës, atëherë unë ju pyes: 1. Ku, në cilën pikë, në cilin nen, në cilën fjali, në cilin term, në cilën fjalë të këtij dokumenti famëkeq, është shkruar-përmendur Republika e Kosovës? dhe 2. A është shkruar, përmendur në fund të këtij dokumenti funksioni kushtetues-kryeministër i Republikës së Kosovës? Nëse këto dy detyrime kushtetuese nuk janë shkruar, përdoruar, zbatuar, atëherë ku është Republika e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës në këtë dokument? Dhe a është, në këtë rast, heqja e Republikës dhe lënia e Kosovës pa kryeministër (de jure) zbatim dhe mbrojte e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në të cilën ju po thirreni vazhdimnisht?
23 SHTATOR 2015, PhD Rexhep Ahmeti
Mitrovicë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat