Duket së zhbllokimin e krizës institucionale ka mbetur ta bëjnë shtetet e Quintit

Opinione

Duket së zhbllokimin e krizës institucionale ka mbetur ta bëjnë shtetet e Quintit

Nga: Nga Skënder MULLIQI Më: 4 tetor 2015 Në ora: 07:18

Kur një shteti nuk i shkojnë punët mirë edhe merr gjithëfarë konotacionesh negative. Ne këtë botë kemi ende shtete me sisteme të ndryshme . Por, kryesisht bota ndahet në shtetet e zhvilluara ekonomikisht dhe në shtetet më pak të zhvilluara ekonomikisht . Hondurasi si i vetmi vend në botë thirret “ Republika banane”.Ketë epitet e mbanë me krenari sepse është prodhuesi me i madh I bananeve në botë. Në shtetet tjera “Repubilika e bananeve” kuptohet dhe ka krejt konotacion tjeter.Ka kuptimin e një shteti ku nuk funksionon si duhet rendi dhe ligji.Ku gërshetohen interesat e ndryshme , ku vijnë në shprehje kriminaliteti i organizuar dhe korrupcioni galopant.

Një situatë e tillë e keqe e rrjedhave politike dhe ekonomike ka dëpertuar edhe në disa shtete të Evropës , si në Greqi e cila një kohë të gjatë po përballet më krizë të rëndë ekonomike dhe krizë politike, pastaj Spanja dhe Portugalia, dhe deri diku edhe Italia e ndonjë shtet tjeter evropian, gjithashtu po përballen me situata aspak të volitshme të ecurie ekonomike.Në të gjitha këtë shtete kjo gjendje ka ardhur për shkak së regjimet atje nuk kanë qenë në nivelin e detyrës.Edhe qytetarët e Kosovës kanë shumë arsye që të jenë të mllefosur në udhëheqjet shtetërore të pas luftës dhe në partitë kryesore politike , të cilat e drejtuan vendin që nga çlirimi.Qytetarët e Kosovës janë shumë të brengosur për mos kujdesin e shtetit karshi tyre, e të cilët në pushtet kan ardhur me votën e tyre.Pastaj frustrimi I tyre gjithnjë e më shumë po rritet sepse gjithnjë e më shumë po rritët edhe pa punësimi i të rinjve, niveli i ultë I standardit të jetesës, shfaqja më te madhe e krimit të organizuar dhe korrupcionit.

Sikur të kishim pasur një zhvillim më të hovshem të ekonimisë sigurisht së edhe problemet politike nuk do të ishin kaq të theksuara.Të gjitha qeveritë e deritashme meritojnë kritika , sepse as për afër nuk ishin në nivelin e kërkuar.Rezultatët ishin dhe janë minimale që nga viti 2000.

Kemi pasur përqindje të ulët të zhvillimit ekonomik në krahasim më nevojat e qytetarëve.Të ardhurat për kokë të banorit janë të turpshme për kohën në të cilën po jetojmë, edhe pse jemi ende në fazen e tranzicionit të stërgjatur.Kostoja e jetesës është bërë shumë e lartë për standardin tonë. Të gjitha këto të meta të pushteteve të pasluftes kanë bërë që të kemi këtë stagnacion ekonomik dhe këtë gjendje të rëndë politike.

Nuk është qudi së nga industria nuk ka mbetur po thuaj asgjë, nuk kemi zhvillim te duhur të ekonomisë së mesme dhe ekonimisë së vogël, nuk kemi investime të jashtme dhe investitorë të jashtëm , sepse nuk kan siguri të duhur . Ata po ikin edhe për faktin se kanë presion nga oligarkët politiko –finaciar të Kosovës, të cilët konsiderojnë se investimi i kapitalit të huaj ua rrezikon bizneset.

Me poltikanë të korruptuar dhe me plotë procese gjyqësore nuk ka mundësi të ecët përpara. Me njerëz që rastësisht janë gjendur në politikë, pa takat dhe pa dije , nuk bëhët shteti. Me politikanë analfabet potencialë, shteti mbetet vetëm si një farsë. Vjedhjet e mëdha, keqpërdorimet që nuk kan të ndalur, veq sa po e shtojnë mllefin e akumuluar të popullit. E gjithë kjo ka bërë që të akumullohet më shumë energji negative.Për fat të keq deri diku është instaluar logjika kapitulluese para të keqës.

Kriza institucionale e para do kohe 6 mujore dhe kriza e tashme institucionale më shumë lidhën për interesat individuale, grupore dhe partiake, se sa më interesat e përgjithshme .Maskaradat në kuvend nuk janë gjë tjetër, veq inskenime meskine për interesa të ngushta. Po të kishin menduar për shtetndërtim më herët, tash nuk do të kishim pasur këtë situatë politike acaruese .Ku ishin pozita dhe opozita deri me sot,që ta pengojnë “Zajednicën “.As një reagim nuk e paten për demarkacionin me Mal të Zi.

Të gjithë liderët e partive politike kanë pasur shumë njohuri se çka po ndodhë , por kurrë para popullit nuk ishin transparentë. Për “Zajednicën” janë pajtuar moti në bisedimet maratonike më Serbinë nga Grupi i Unitetit edhe më vonë. Nuk e kundërshtuan Planin Gjashtë Pikësh të Ban Ki Munit , i cili gjeti zbatim dhe i cili prek statusin politik të Kosovës.

Tash edhe ajo pavarësi që na ka mbetur kështu si po shkojnë punët është duke u vu në rrezik . Një pjesë e madhe e strukturës se PDK-së bashkë me opozitën , duket së është e interesuar për rrëzimin e qeverisë të cilën po e udhëheq, Isa Mustafa. Sa ishte Thaçi kryeminister I vendit, nuk pamë këso skenash në Parlament, as gjuajtje me veze. Mikrofonin kryeparlamentarit Veseli në dy seancat e ndërpera ia mori Konjufca pa pikë problemi.

Vetëm një Qeveri Teknike do ta zgjidhte këtë sitautë aspak të mirë , më tendencë të përkeqësimit edhe më të madh.Ne. sikur jemi mësuar tashmë që problemet tona shtëpiake të na i zgjedhin ndërkombetarët. Edhe në situatën e kësaj krize të re institucionale , duket se i vetmi variant është ndërhyrja e shteteve të Quintit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat