Mirnjohje për luftëtarin antikomunist Imer Ndregjoni

Opinione

Mirnjohje për luftëtarin antikomunist Imer Ndregjoni

Nga: Prof. As. Dr. Bajram XHAFA. Më: 1 tetor 2015 Në ora: 18:33

Imer Ndregjoni i takon atij brezi luftëtarësh nacionalistë mbretëror që u sakrifikuan për atdheun në kuptimin e mirëfilltë e më të pastër të kësaj fjale, jashtë çdo konteksti e motivimi ideologjik. Vendi ku lindi u rrit dhe koha kur jetoi , punoi e luftoi, brumosën dhe farkëtuan tek Imeri luftëtarin trim e të vendosur nacionalist.


Imer Ndregjoni lindi në 1 tetor të viti 1920 në Lukan të Kater-Grykëve të Malësisë Dibrane, pikërisht atë vit kur me Kongresin e Lushnjes shteti shqiptarë po hidhte themelet e tijë për të jetësuar pamvarsinë e shpallur më 1912. Gjeografikisht Katër-Grykët e Murrës, e bashk me to Lukani i Ndregjonëve ndodhen në qafën strategjike që shërbente si shtegu kryesor nga ku dikur kalonte rruga që lidhte pellgun e Dibrës me atë të Matit, për të depërtuar pastaj në thellësi të pjesës perëndimore të vendit, drejt Tiranës, Durrësit apo Shkodrës. Këndej kalonte rruga më e shkurtër edhe për ushtritë e shumta pushtuese të huaja që vinin nga lindja. Dëshmi e rëndësisë strategjike të hershme të saj janë edhe rrënojat e një kështjelle të Skënderbeut(kalaja e Stelushit). Banorët e saj duhej të bënin edhe punën e kullës –roje e vazhdimisht duhej të ishin të gatshëm si luftëtarë në mbrotje të lirisë së vatanit. Në vitet e shpërthimit të egërsisë ballkanike mbi shqiptarët me fillimin eLuftërave Ballkanike në fillim të shekullit 20, dibranët rrokën armët dhe u shpërndanë në të gjitha frontet e luftës për mbotjen e trojeve shqipare. Luftëtarët dibranë të prirë nga Isuf Hysenagolli, Selman Alia, Llan Kaloshi, Llan Destani etj shkuan në mbrotjen të Shkodrës nga malazezët dhe serbët, të tjerë dibranë të prirë nga Elez Isufi kthyen nga rruga drejt Shkodrës për të u bashkuar me lumjanët dhe Islam Spahinë e për tu dalë para legjioneve serbe në Kolesian. Mersim Dema me mbi 1000 vullnetarë, me të cilin u bashkua Zenel Hoxha nga Gjurasi, Jakup Cami i Grykës së Madhe nisën në Manastir e më pas në Follorinë ku takojnë forca të tjera dibrane me Selim Demën, Eqerem Canin, Izet Demën etj. Bajarku i Lurës dhe Kater-Grykët e Murrës (mal me Dibrën e bajrak me Matin) sëbashku me dibranë nga vise të tjera, kryesisht të Dibrës së poshtme ju bashkuan forcave të Matit të prira nga Ahmet Bej Zogu i ri në pritën që i bënë ushtrisë malazeze në Kakarriq . 116 luftëtarë katërgrykas që morën pjesë në atë betejë kundra ushtrisë malazeze lanë nam me trimërinë e tyre. Dhe lanë aty jo pak dëshmorë të atdheut. Furia shovene nuk u përmbajt , por edhe pse flamurmbajtësi u vra, flamuri nuk u lëshua nga dora por u mor dhe u kthye në bajrak. Ndonëse i rreckosur , për shkak të ashpërsisë së luftimeve. Për pushtuesit e rinjë serbë të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të 20-të kur lindi Imer Ndregjoni, Qaf-Murrra ishte shumë e rëndësishme , jo vetëm se pëfshihej në planet politike-ushtarake serbe jugosllave të krijimit të “zonës strategjike” të sigurimit të Serbisë (nga “sulmet”e shqiptarëve të egër) , por edhe për pozitën më të afërt e më të përshtatshme si avanpost për diversion mbi shtetin e ri të brishtë shqiptar. Aty nuk kalonte vetëm vija ndarse, por edhe vija kufitare e (“zonës strategjike” e krijuar enkas brenda kufijve të shtetit shqiptar nga shtabi i ushtrisë serbe më 1913 e më vonë jugosllave më 1918-1921. “O moj Dibra karakolle, çat si pate e dogje…” .thotë kënga popullore. Ishte në kodin e dibranit e bashkë me ta, edhe të malësorve të Grykës të jetonin me hutën në dorë dhe gishtin n’çark. Në këtë atmosferë të tejngopur nga era e shkrumbit dhe e tymnitë e fshatrave të djegura, të kufomave, të gjakut e të masakrave të shkaktuaranga ushtritë serbe mbi shqiptarët si dhe të jehonës për qëndresën burrërore të luftëtarëvë dibranë u rrit dhe u brumos si nacionalist edhe Imer Ndregjoni. U rrit nën tingujt e çiftelisë dhe të jehonës që përcillte kënga :”Q’e nantë vjet luftojmë me krala” që kendohej në odat e Ndregjonëve dibranë për mos të harruar dhimbjen e shkaktuar nga dushmani. I përcillte ngjarjet , kombetare e lokale me angazhimin e saj të plotë familja dhe i gjithë fisi Ndregjoni i Lukanit. Shquhej ajo për respektimin e kodit doksorë të dibranit, të nderit e burrrërisë , të besës , e bujarisë , por edhe zgjuarsisë. Qëndrimet patriotike të familjes Ndregjoni ku lindi Imeri dëshmohen herët në histori. Babai i tijë Ibrahim Ahmeti (Ndregjoni) ishte njohur si luftëtar trim dhe prijës kundra serbëve duke tërhequr në luftë djemtë e vajzat trimëresha të Ndregjonëve si luftëtare kundra serbëve. Mbas plagëve që kishte marrë në luftimet me serbët vdes dhe len Imerin tre javësh. Imerin e rrit me mundime nëna e tij trimëreshë Mihane Bici bijë Macukulli dhe bashkë me të rrit dhe dy djemtë e burrit të saj Ahmetin, e Rexhepin..Në luftën e Nishit gjyshi i tij Molla Limani me nipin Hoxhe Bucin në vitin 1877-1878 udhëhoqën luftën e Katërgrykasve dhe kënga na i përcjell këto vargje: “Molla Liman një burrë dai.” Katërgrykeve u ka pri, kan ecë natë e kan ecë ditë mbrenda në Nish ai ka mbrrit..o mor serbë mor birtë e shkinës tash po i njihhni djemtë e Dibrës..Arsimin fillor Imeri e mori në zonën e tijë , ndërsa në fillim të vitit 1938-39 me interesimin e Komandantit të Gardës Kolonel Hysen Selmani thirret të shërbejë në gardën Mbretërore.. shtojme se me familjen Zogolli familja e Imerit kishte miqësi që në kohen e lidhjes së Prizerenit… Besnik të traditës dhe të amanetit të të parëve “ Ngjo bir të qofsha falë. Pushkën hasmit mos me ia ndalë.”. shumë shpejt koha ngjarjet do ta vinin edhe Imerin para provës së madhe me 7 prill të vitit 1939 ku kuçedra fashiste u nis për zbarkim në vendin tonë, ndërsa mijëra dibranë ishin në rrugë drejt Durrrësit për të i dal para me pushkë për faqe.. Imer Ndregjoni kishte zënë pozicionin në kodrat e Rrashbullit në rezistencën e organizuar nga Mbreti Zog dhe që në Durrës e drejtonte Major Abaz Kupi…. Për këtë heroizëm ai gëzon sot Medaljen Artë të Shqiponjës dhënë nga Presidenti Mosiu..me nr. Dekreti 4307. Datë 14.09 2004… Sëbashku me kushririn e tijë Llan Destan Ndregjonin mori pjesë në aksionin luftarak kundra garnizonit ushtarak italian në Burrel. Përzerja e luftës antifashiste me luftën civile të shkaktuar nga komunistët me ardhjen e pushtuesve gjerman e thelloi përçarjen e popullit.. ai mori pjesë në kongresin themelues të legalitetit në Zallher të Tiranës.. Ai mer pjesë në kuvendin e Lurës dhe shoqëron Mitat Frashrërin në misionet e tijë në veri,, ishte pjesmarrës në mbledhjen e krerëve të veriut në Dushaj të Tropojës.. Imer Ndregjoni ,ku nuk gjindej gjatë luftës së dytë botërore sa në Tiranë tek miqtë e tijë nacionalistë ku ai shpëton një familje hebreje duke e dërguar në Lukan dhe e shpëton nga nazistët Gjermanë. Për këtë vepër humane Këshilli Bashkiak i Tiranës ka emërtu një rrugë me emrin e tij Rr.’’ Imer Ndregjoni” vendimi nr.68 datë 10.11. 2006. Për veprimtarinë e tij kombëtare Qarku Dibër i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” vendimi nr. 28 datë 2.10. 2003. Ai luftoi me armë në dorë kundra fashizmit ,nazizmit, dhe komunizmit deri kur me 16, prill 1947 forcat e ndjekjes e rrethojnë në malet e Mazdejës ku ai strehohej e ku kishte strehuar të gjitha çetat e veriut antikomunistë..dhe e denojnë me akuzën për veprimtari armiqësorë si dhe strehues i armiqeve të popullit e agjent i ango-amerikanëve me 17 vite burg politikë. Pas dënimit politik kalvari i vuajtjeve do të ishte deri kur ky luftëtar antikomunist do të ndronte jetë me 13 qershor 1983 i sakatuar nga torturat e krimit komuniste.. Mirnjohje e respekt për veprën e këtij atdhetari që çdo gjë e vuri në shërbim të kombit, si paraardhësit e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat